Dëshmorët e Tanushës

15-vjetori i rënies së Tahir Sinanit, Naser Ademit, Hyrë Eminit, Brahim Ademit dhe Hisa Fazliut

15-vjet më parë, në Malësinë e  Gostivarit kanë rënë në krye të detyrës, komandanti i tri luftërave çlirimtare të Kosovës, heroi i kombit, Tahir Sinani, Naser Ademi pjesëmarrës i katër luftërave çlirimtare, Hyrë Emini, Brahim Ademi dhe Hisa Fazliu, eprorë dhe luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Zonës së Gostivarit.

Tahir Sinani, asokohe  kishte filluar ta përgatiste terrenin për krijimin e Zonës Operative të Gostivarit dhe kishte inkuadruar në komandë disa nga bashkëluftëtarët, që nuk iu kishin ndarë asnjëherë dhe kishin marrë pjesë në tri luftërat tona çlirimtare. Në mesin e tyre kishte edhe luftëtarin emblematik, Naser Ademi i cili luftën kundër pushtimit serb e kishte filluar në frontet e çlirimtarëve të Kroacisë, duke luftuar në radhët e luftëtarëve të këtij kombi të shtypur e të shfrytëzuar nga regjimi kriminal i Beogradit. Radhëve të Tahir Sinanit iu kishte bashkuar edhe luftëtarja e lirisë, e burgosura politike, profesoresha e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Hyrë Emini, pjesëmarrëse në tri luftërat tona çlirimtare. Në mesin e tyre ishte Brahim Ademi, nga Kosharja legjendare e Sefë Koshares e Mic Sokolit, si dhe luftëtari  tjetër  i lirisë nga Gostivari, Hisa Fazliu.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …