Masakra e Studimes së Vushtrrisë

18 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Janë bërë 18 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat serbe vranë 116 persona civilë. Më 2 maj të vitit 1999, brenda dy orëve ishin pushkatuar nga paramilitaret serb 116 shqiptarë që ishin në kolonën që ishte nisur për në Shqipëri. Për çdo vit në këtë vend më 2 maj mblidhen familjarë dhe përkujtojnë të dashurit e tyre që atë mbrëmje të kobshme gjetën vdekjen, vetëm pse ishin shqiptar. Çetnikët serb atë natë pa kurrfarë ndërgjegje dhe dhimbje i ekzekutuan para syve të familjarëve 116 vetë, të cilët ishin banorë të Studimes, Vushtrrisë dhe vendbanimeve të ndryshme të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Hillary Clinton: Kosova ka shënuar përparim me rëndësi drejt arritjes së barazisë gjinore në sektorin publik dhe në politikë

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, përmes një videoje  iu drejtua Forumit për Gratë, Paqen …