Më 27 mars 1999 dy aeroplanë bombardues serbë kanë goditur vendqëndrimin e Radios-Kosova e Lirë dhe A. Kosovapress

18-vjet më parë, (më 27 mars 1999), dy aeroplanë bombardues jugosllavë kanë goditur selinë e Radios-Kosova e Lirë dhe të Agjencisë Kosovapress

Më 27 mars të vitit 1999, në orën 8.20 minuta, dy aeroplanë bombardues të forcave jugosllave kanë marrë në shënjestër  selinë  e Radios Kosova e Lirë dhe të Agjencinë Kosovapress. Një ditë më parë po ata aeroplanë kishin goditur ish-selinë e zëdhënësit të SHP, Jakup Krasniqi, në Kleçkë.

Sulmi nga ajri i forcave serbe kundër selisë së Radios, ishte kryer vetëm tri ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake e strategjike të Serbisë dhe Malit të Zi. Dy aeroplanë jugosllavë të tipit Mig 21, të ardhur nga Republika Srpska, kanë marrë në shënjestër lagjen e fshatit Berishë, ku ndodhej selia e Radios dhe e Agjencisë, dy institucionet informative të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Aeroplanët kanë zbrazur  nga katër arka bomba të tipit kasetë, në një hapësirë prej Shtëpisë së Osman Berishës, shtëpisë së Asllan Berishës e deri te shtëpia e Mehmet Berishës në një sipërfaqe rreth 300 metra. Nga shpërthimi i bombave është vrarë, Elbasan Jakup Berisha, 16-vjeçarndërkohë që kanë marrë plagë, dy prindërit e Elbasanit dhe gjashtë  anëtarë të kësaj familjeje.

Prej 27 marsit e deri në 8 prill 1999, stafi i Radios-Kosova e Lirë dhe i Agjencisë Kosovapress ka vepruar në rrethana të jashtëzakonshme. Katër ditët e para pas bombardimit, transmetimi i programit të Radios është bërë duke lëvizur vendin e antenës, meqë ajo ishte identifikuar dhe forcat serbe granatonin pa ndërprerë. Ndërkohë stafi i Radios me ndihmën edhe të ushtarëve të Brigadës 121, Ismet Jashari Kumanova ka filluar ndërtimin e Bunkerit në Majën  e malit Pallanik, një kuotë malore me gurë, në të cilin është transmetuar programi i Radios deri më 21 qershor të atij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …