leoni

28 shtetet e BE-së janë pajtuar në një draft deklaratë për Kosovën para samitit BE-Ballkan Perëndimor

28 shtetet e BE-së janë pajtuar në një draft deklaratë për Kosovën para samitit BE-Ballkan Perëndimor

Radio Evropa e Lirë njofton se 28 shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian janë pajtuar për një draft deklaratë për Kosovën para samitit BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet me 17 maj në Sofje të Bullgarisë, duke tejkaluar kështu dallimet e brendshme, dallime që kanë të bëjnë kryesisht me Republikën e Kosovës. Disa diplomatë i kanë deklaruar kësaj radioje se disa nga pesë vendet ishin jo të lumtura që dokumenti është quajtur “deklaratë” dhe do të preferonin më shumë që të quhej “konkluzion i presidencës bullgare”, ose të prodhohej një deklarim vetëm në emër të institucioneve të BE-së dhe jo edhe nga gjashtë vendet ballkanike. Prezenca e Kosovës në samit e ka komplikuar punën e draftit sa u përket pesë anëtarëve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën – Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …