Në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” u hap “Panairi i Shkencës dhe Kulturës 2017”

Të enjten në qendrën e Kulturës së Mitrovicës “Rexhep Mitrovica”, Gjimnazi “Frang Bardhi”  ka organizuar “Panairin e Shkencës dhe Kulturës-Mitrovica 2017”,  të njëmbëdhjetin me radhë. Në fjalën e tij  kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri,  përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe çmoi lartë punën e madhe që kanë bërë nxënësit e gjimnazit  “Frang Bardhi” në organizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme. Ai theksoi se nxënësit janë vlera më e madhe që ka qyteti i Mitrovicës, andaj edhe  ky panair është më i miri që ka parë ndonjëherë, ngase aty po shpalosen të arriturat e nxnësve në  përvetësimin e njohurive shkencore dhe vlerat tona kulturore. Në këtë eveniment foli edhe  drejtori i Gjimnazit ”Frang Bardhi”, Ismet Ferizi, i cili fillimisht falënderoi të gjithë nxënësit dhe arsimtarët për organizmin e panairit. Sipas Drejtorit Ferizi, ky panair ka bërë një jehonë të madhe edhe tek shkollat tjera të cilat po marrin pjesë nga vendet e ndryshme, si ajo e shkollës së mesme teknike, nxënësit e shkollës së mjekësisë dhe të ekonomisë, si dhe  nxënësit e gjimnazit nga Prishtina, Vushtrria, Bujanovci dhe Ulqini. Panairin e ka përshëndetur edhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fidan Ademi, që në kohën kur ai ishte nxënës i gjimnazit, kishte filluar të organizohet kjo ngjarje me rëndësi.   Ai vlerësoi lartë organizmin dhe punën që kanë bërë nxënësit në përgatitjen e panairit, si edh njohurit që ata i demonstronin para qytetarëve të shumtë të Mitrovicës, që kishin treguar interesim të madhe për të.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë gjatë 3 ditëve të ardhshme. Ai është mbështetur  nga  Komuna e Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …