Akreditohet Konsulli i Nderit i Republikës së Kosovës në Zelandën e Re

Akreditohet Konsulli i Nderit i Republikës së Kosovës në Zelandën e Re

Ministria e Jashtme e Zelandës së Re përmes një note i ka konfirmuar Ambasadës së Republikës së Kosovës në Australi, e cila mbulon edhe Zelandën e Re, se ka mirëpritur propozimin dhe ka akredituar prof. dr. Kenneth Eduard Jackson në detyrën e Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovës në Zelandën e Re, me seli në Auckland. Prof. Dr. Kenneth Eduard Jackson është profesor në Institutin e Studimeve në Universitetin e Auklandit. Ai gjatë karrierës së tij akademike ka qenë i angazhuar si ligjërues në universitete të ndryshme ndërkombëtare dhe është autor i një numri të madh publikimesh. Jackson ka qenë pjesë e misionit të USAID-it në Kosovë, e ka vizituar shpesh Kosovën dhe është një mik i mirë i vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …