Veseli: Shaqir Totaj ka kundërkandidat një politikan që djeg Kuvendin e Kosovës

Veseli: Shaqir Totaj ka kundërkandidat një politikan që djeg Kuvendin e Kosovës

Në raundin e parë të zgjedhjeve PDK doli fuqishëm fitues në komunën e Prizrenit, ndërsa rrugëtimi do të vazhdojë për hapjen e perspektivës për qytetarët e Prizrenit për katër vitet e ardhshme, së bashku me koalicionin zgjedhor, pa dallime etnike. “Ky është vizioni i kryetarit Totajt, një Prizren, i cili respekton të gjitha gjuhët, çdo qytetar të komunës së Prizrenit, pa dallime etnike, një Prizren i cili duhet të jetohet më mirë në të dhe ka nevojë për një kryetar me vizion zhvillimor dhe bën Prizrenin jo vetëm një ambient për të jetuar më mirë qytetarët e Prizrenit, por për një Prizren, i cili është i zhvilluar, i fuqishëm ekonomikisht me ndërmarrës që kanë mundësi të zhvillojnë bizneset e tyre në Prizren dhe e transformojnë ekonomikisht republikën e tyre, Republikën e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ai tha se Shaqir Totaj është adresa e zhvillimit ekonomik, të Prizrenit, adresa e transparencës publike dhe për këtë arsye qytetarët më 19 nëntor të dalin masovikisht dhe t’i dalin në përkrahje Totajt për të fituar garën për të parin e komunës. “Më 19 nëntor Shaqir Totaj ka një kundërkandidat, i cili është shumë politik. Shaqir Totaj nuk është politikan, ai është menaxher, ekspert, i cili e do Prizrenin, përballë një politikani i cili e djeg Kuvendin e Republikës së Kosovës. Cili është më i miri?”, ka thënë Veseli. Ndryshe, Shaqir Totaj i PDK-së në balotazh është kundrejt kandidatit të Vetëvendosjes në Prizren, Mytaher Haskuka.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …