Lideri i LDK-së, Isa Mustafa: Një kryetar si Sali Asllanaj i bën nderë Therandës dhe gjithë Kosovës

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa: Një kryetar si Sali Asllanaj i bën nderë Therandës dhe gjithë Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë sot se me punën e pastër dhe përkushtimin e tij, rizgjedhja e Sali Asllanajt në krye të komunës së Therandës, i bën nderë kësaj komune dhe gjithë Kosovës. Siç njofton LDK, Mustafa ka shprehur bindjen se qytetarët e Suharekës tashmë janë bindur me fakte se zgjidhja më e mirë për komunën është kryetar aktual Sali Asllanajn. “Një njeri që e ka këtë pastërti në punë, këtë përkushtim dhe këtë vizion nuk mund të mos jetë kryetar i Suharekës. Sali Asllanajt, qytetarët ia njohin meritat e tij, prandaj fitorja e tij nuk vihet në dyshim“, ka thënë Mustafa.

Kurse Sali Asllanaj ka thënë se programi i tij në katër vitet e ardhshme do të fokusohet për zhvillimin ekonomik të komunës dhe në krijimin e kushteve më të mira për jetë, në mënyrë që të rinjtë ta gjejnë perspektivën këtu dhe të mos kenë nevojë të emigrojnë jashtë vendit. “Zona industriale në Shirokë e Agrozona në Samadraxhë janë krenari për ne dhe ato do t’i fuqizojmë edhe më tepër. Bizneset do t’i përkrahim edhe më shumë, do të krijojmë vende të reja pune. Bujqësia do të ketë rritje 50 për qind e buxhetit, turizmi malor do të zhvillohet, ndërtimi i rrugës për Brezovicë do të ndikojë që ne të jemi aneks i turizmit dimëror, sepse do të jemi vetëm dhjetë minuta larg Dellocit. Këto premtime do të realizohen, sepse janë obligime për ne”, ka thënë Asllanaj.

Realizimi i këtyre projekteve, sipas tij, me automatizëm do të ndikojë në rritjen e bizneseve. Asllanaj ka premtuar hapësirë edhe më të madhe për të rinjtë, qoftë në qeverisje apo përmes mbështetjes së tyre për punësim dhe hapje të bizneseve të reja. “Për të rinjtë do të krijojmë ambiente të mira kulturore dhe sportive. I kemi ndërtuar 15 fusha sportive për katër vjet dhe do të ndërtojmë edhe aty ku ka mbetur pa u ndërtuar. Tani do të fillojë ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës, me emrin e të madhit Ukë Bytyçi. Aty do të zhvillojë aktivitetin secili i ri që ka aftësi”, tha Asllanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …