Lidhja Demoratike e Kosovës: Nuk do të lejojmë që Lista Serbe ta përcaktojë fatin politik të vendit

Lidhja Demokratike e Kosovës edhe një herë e konfirmon së do të votojë pro ratifikimit të dermakacionit

Pas zhvillimeve të fundit dhe thirrjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të debatohet për Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Shenjimit të Kufirit me Malin e Zi, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe një herë e konfirmon mbështetjen e plotë për këtë Projektligj. LDK-ja në vazhdimësi ka theksuar se Marrëveshja e 26 gushtit 2015 është në përputhje me të gjitha faktet dhe në interesin e qytetarëve të Kosovës. Kundërshtimi i deritashëm i saj, siç po dëshmohet haptazi, ka qenë vetëm një kauzë fiktive dhe jashtëzakonisht e dëmshme. Mosratifikimi i saj deri më tani, vendin tonë e mbajti të izoluar dhe larg perspektivës evropiane, ndërsa qytetarët tanë i la pa të drejtën elementare njerëzore, lirinë e lëvizjes. LDK-ja, si partia kryesore në vend dhe me grupin më të madh parlamentar e përcaktues në këtë proces, me votën në Kuvendin e Kosovës, do të hapë dyert për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë. Në këtë moment të rëndësishëm, LDK-ja kërkon nga shumica parlamentare që ta dëshmjë mbështetjen për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. LDK-ja do të vijojë të mbështesë qartazi perspektivën dhe proceset integruese të Kosovës në strukturat euro-atlanike, si dhe do të mbështesë të gjitha proceset që shkojnë në dobi të qetetarërve tanë.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …