Edhe ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi e ka refuzuar dekoratën që kryetari Hashim Thaçi ka dekoruar me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë

Edhe ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi e refuzon dekoratën e Hashim Thaçit

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, emri i të cilit figuron në listën e personave që kryetari Hashim Thaçi ka dekoruar me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, e ka refuzuar dekoratën. Në një letër që Selimi u ka dërguar familjes nga Burgu i Dubravës, ka përmendur arsyen e refuzimit. Gjenerali Selimi ka shkruar se nuk mund të pranoj dekoratë për merita lufte, kur po mbahet padrejtësisht në burg për gjoja krime lufte.

Deri tash dekoratat e kryetarit Hashim Thaçi i kanë refuzuar Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Radio “Kosova e Lirë”, Rexhep Qosja, Veton Surroi, Hydajet Hyseni, Fatmir Limaj, familja e Agim Zatriqit dhe “Koha Ditore”.

“Kam pase nderin te marr dekorata dhe mirenjohje nga presonalitete te ndryshme vendore e nderkombetare, nga presidente te Kosoves, nga presidente te Shqiperise, pastaj nga personalitete nderkombetare si Sekretari i Pegjithshem i NATO-s, nga admirale dhe gjenerale te NATO-s, nga shume komandante te KFOR-it, nga Kryeadministratori I Kosoves, nga Komandanti i Gardes i Shtetit te Ajovas – SHBA, nga ambasadori ameikan si dhe nga shume personalitete tjere vendore e nderkombetare. Sa here jam dekoruar ose nderuar me mirenjohje jam ndier krenar qe eshte vleresuar kontributi dhe puna ime ne sherbimin ndaj vendit. Por, ne media pash emrin tim ne mesin e shume emrave te dekoruar nga Presidenti i Kosoves ne 10 vjetorin e Pavaresise. Si mund te dekorohem per merita lufte kur une po mbahem padrejtesisht ne burg gjoja per krime lufte? Prandaj dekorata e till per mua eshte e pa pranueshme, per aq sa une mbahem dhe denohem padrejtesisht.Une refuzoj kete dekorate duke mos pranuar keshtu te jam i fyer nga hipokrizia!”, thuhet në letrën e Selimit.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …