Shqipëria refuzon pjesëmarrjen në konferencën e Banjallukës për shkak të mos ftesës së Kosovës

Shqipëria refuzon pjesëmarrjen në konferencën e Banjallukës për shkak të mos ftesës së Kosovës

Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Konferencën e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, që nis sot në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës. Report TV raporton se Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në këtë konferencë, që ka për tematikë “Ballkani Perëndimor dhe anëtarësimi në BE: bashkëpunim më i fuqishëm rajonal për një proces më të shpejtë të integrimit evropian”, organizuar me iniciativë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, parashikuar për t’u mbajtur më datë 23 shkurt, në Banjallukë.

Zëdhënësja e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edlira Prendi, ka bërë të ditur se ministri Bushati ka informuar me një letër homologun e tij boshnjak Igor Crnadak. Bushati shpreh keqardhjen e tij për mosrespektimin e formatit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ftesën e munguar për Kosovën, duke bërë me dije në këto kushte mospjesëmarrjen e tij në këtë takim.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …