Veseli: Ngjarjet e marsit të vitit 1998 në Prekaz nxorën para gjithë botës të vërtetën e madhe të Kosovës

Veseli: Ngjarjet e marsit të vitit 1998 në Prekaz nxorën para gjithë botës të vërtetën e madhe të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shkruar në rrjetin social se ngjarjet e marsit të vitit 1998 në Prekaz nxorën para gjithë botës të vërtetën e madhe të Kosovës.

Ngjarjet e 5, 6 e 7 marsit të vitit 1998 në Prekaz nxorën para gjithë botës të vërtetën e madhe të Kosovës: Në njërën anë, kishim regjimin e egër serb të gatshëm për çdo lloj terrori, vetëm që të mbajnë nën sundim Kosovën. E në anën tjetër, popullin e saj, që kishte vendosur t’i jepte fund njëherë e përgjithmonë robërisë. Adem Jashari besonte se ëndrra për liri ishte më e fortë se terrori. Ëndrra e Adem Jasharit dhe mijëra dëshmorëve të Kosovës u bë realitet.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …