19 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt, Hasim Halilajt, Fatmir Nimanajt dhe Luan Nimanajt

19 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt, Hasim Halilajt, Fatmir Nimanajt dhe Luan Nimanajt

Sot shënohet 19-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, i cili ishte komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit dhe tre eprorët e lartë të Brigadës 131 ”Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, të rënë në betejën e Maznikut. Me këtë rast OVL e UÇK-së në Dukagjin mban homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, si dhe te shtatorja e Shkëlzen Haradinaj në Pejë. Në përkujtim të 19-vjetorit të rënies heroike, do të mbahet edhe një akademi përkujtimore, në të cilën do të marrë pjesë kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Shkëlzen Haradinaj është vëllai i gjeneral, Luan Haradinajt, i cili kishte rënë më 6 maj të vitit 1997 në kufirin shqiptaro-shqiptare, deri sa me një grup bashkëluftëtarësh po hynin në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …