Në 19 vjetorin e rënies heroike, në Mitrovicë është përkujtuar sot heroi i Kosovës, Shemsi Ahmeti

Në 19 vjetorin e rënies heroike është përkujtuar sot heroi i Kosovës, Shemsi Ahmeti

Në 19 vjetorin e rënies heroike, në Mitrovicë është përkujtuar sot heroi i Kosovës, Shemsi Ahmeti. i njohur si komandant “Shemi”, si dhe bashkëluftëtarët e tij që kanë rënë në të njëjtën ditë në betejën e Melenicës, më 26.04.1999, Enver Musa, Shemsi Isrefi, Faruk Beqiri, Sokol Preteni, Esat Meholli, Qazim Cimili.  Në varrezat e dëshmorëve në Shipol, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, me bashkëpunëtorë, kryetari i Organizatës të veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati, ish komandanti i Brigadës 141 “Mehë Uka”, në Shalë e Bajgorës, kolonel Hysni Ahmeti, familjarë të heroit dhe shumë bashkëluftëtarë të tij e mysafirë të tjerë, kanë vendos buqete me lule të freskëta tek varri i Komandantit Shemsi Ahmeti, hero i Kosovës dhe dëshmorëve të tjerë. Kryetari Bahtiri duke vlerësuar lartë figurën madhore të heroit Shemsi Ahmeti, komandant i lavdishëm i Njësitit special të Brigadës 141 “Mehë Uka”, tha se ai ishte shembulli më i shkëlqyeshëm se si luftohet e vdiset për lirinë e pavarësinë e Kosovës. “Të gjithë ne që jemi gjallë dhe ata që nesër do të vijnë në këtë botë, duhet të përkulen para varrit të heroit, komandant Shemit dhe dëshmorëve e luftëtarëve tjerë të lirisë, sepse ata dhanë gjënë më të çmueshme, jetën e tyre, për lirinë dhe pavarësinë që ne sot po e gëzojmë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …