driloni com
vipa
vala – old
Fillimi / Lajmet / 19 vjet nga zhdukja e veprimtarit të mirënjohur të Lëvizjes Kombëtare, profesor Ukshin Hotit
19 vjet nga zhdukja e veprimtarit të mirënjohur të Lëvizjes Kombëtare, profesor Ukshin Hotit

19 vjet nga zhdukja e veprimtarit të mirënjohur të Lëvizjes Kombëtare, profesor Ukshin Hotit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pa ndriçuara  është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti ka lindur më 17 Qershor të vitit 1943 në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor,shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë  viteve 1981-1999. Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues ne disa universitete të Amerikës ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar. Për aktivitetin e tij atdhetar  ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Milosheviqit. Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundra Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’ rast shte dënuar  5 vjet burg.  Më 16 Maj të vitit 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë. Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra e Dubravës, disa ditë më vonë, kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditën e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi i të burgosurve. Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti edhe sot e kësaj dite konsiderohet ende i zhdukur. RKL

Kontrolloni gjithashtu

Sot shënohet 19 vjetori i masakrës në burgun e Dubravës të kryer nga nga forcat ushtarake e policore serbe

Sot shënohet 19 vjetori i masakrës në burgun e Dubravës të kryer nga forcat ushtarake e policore serbe

Me rastin e shënimit të 19-vjetorit të masakrës së Dubravës, sot (e martë) nga ora ...