Ahmet Qeriqi: Poezia e fenomenologjisė shqiptare
Shqipėria e vitit 2010 ėshtė e katandisur si mos mė keq. Shqiptarėt sot janė po ashtu tė katandisur, tė pėrēarė, tė ndarė, tė varfėr dhe tė mbetur nėn robėrinė e tė huajve.>>>
Po sot Shqypni mė thuej si je
Po sikur lisi i rrxuem pėrdhe,
Shkon bota sipri, me kambė, tė shklet
E nji fjalė t'ambėl askush s'ta flet.
Dhe ndaluni e mendoni esėll si ėshtė Shqipėria sot! E pėrmbytur nė veri e dominuar nga grekėt nė Jug, e qeverisur fetarisht nga priftė e patriarkė tė huaj, e qeverisur nga klanet mafioze, tė majta e tė djathta, njė vend i padėshiruar nga shumė shqiptarė, njė vend nga ku ikja konsiderohet fat jetėsor.
Dhe si gjallon kjo pjesa tjetėr, ende e paarrirė e Shqipėrisė. Kjo ėshtė edhe mė zi sesa ka qenė dikur moti, meqė bijtė e saj trima kanė nėnshkruar ndėrrimin e identitetit, kanė ndėrruar hymn e flamur, kanė pranuar njė identitet tė huaj dhe tė panatyrshėm, duke pretenduar tė ruajnė nė tė njėjtėn kohė dy identitete, kosovar dhe shqiptar, duke shpallur njė pavarėsi tė cunguar, njė pavarėsi, qė nuk ėshtė as mish as peshk.
Pjesa tjetėr e Shqipėrisė nė trojet e Iliridės sė dikurshme po zihet nė kazanin e madh tė shlivovicės sllave, duke qenė e mohuar dhe e anashkaluar nė shtetin, tė cilin njė pjesė e konsiderueshme e shqiptarėve tė atjeshėm e konsiderojnė tė vetin, edhe pse e dinė se ajo nuk ėshtė nėna, por njerka shtrigė dhe e ligė.
Nė pjesėn tjetėr, nė Verilindje tė Kosovės, shqiptarėve po iu rrėshqet nėn kėmbė toka stėrgjyshore e Atdheut, ndėrsa pjesa tjetėr nė Mal tė Zi tashmė gati ėshtė pastruar etnikisht.
Dhe prandaj tingėllojnė fuqishėm vargjet:
O moj Shqypni, e mjera Shqypni
Kush tė ka ēitė me krye nė hi.
Dhe, mjerisht e fatkeqėsisht janė edhe shumė bij tė Shqipes qė iu kanė vėrsulur mbi trup Nėnės Shqipėri dhe po e thithin e po e vjelin, po ia ndajnė, po ia shkulin dhe po ia shesin gjymtyrėt, pa asnjė mėshirė, sikur tė ishte njė rrobe e vjetur dhe e grisur. Tokat shqiptare po i blejnė me pak lekė, serbėt, grekėt, malazezėt, turqit, italianėt e kush jo. Po i blejnė, sepse bijtė shkapėrdarė e kanė pushtuar Shqipėrinė dhe po ia japin munxėt nga do ku mundin, nga do iu jepet rasti.
Andaj edhe po keqinterpretohen mizorisht vargjet:
E mos shikoni Kisha Xhamija,
Feja shqiptarėt ėshtė Shqiptaria.
Kėto dy vargje, ku ėshtė mbrujtur tėrė filozofia e ēėshtjes sė pazgjidhur shqiptare kanė njė porosi tė qartė, nė kohė dhe nė hapėsirė nė sinkroninė dhe nė diakroninė e shqiptarisė, sepse nuk janė vargje ateiste, sikur interpretohen nga klerikėt bukėshkalė tė Shqipėrisė, por janė vargje me porosi tė thellė tė unifikimit kombėtar. Vaso Pasha nuk thoshte mos shkoni nė kisha e nė xhamia, nuk thoshte mos i shikoni me sy ato, nuk thoshte mos ndėrtoni kisha e xhamia dhe mos u falni nė to, sepse ai vetė ishte fetar, ashtu sikur kanė qenė dhe janė shumica dėrrmuese shqiptare, por kėrkonte qė kombi, gjuha, atdheu tė mos mbeteshin peng nga pėrēarjet fetare. Ndryshe i interpretojnė kėto vargje letėrnxirėsit e historisė so sotme shqiptare, edhe pse Vaso Pasha nė mėnyrė tė qartė e tė drejtpėrdrejtė bėnte thirrje tė mos lejohej pėrēarja kombėtare mbi baza fetare, mbi baza krahinore e gjuhėsore, sepse ideali pėr ta bėrė Shqipėrinė, njė e tė pandarė nėnkuptonte, qė shqiptarėt tė mos rrahin gjoks se janė turq, latinė, shkije, grekė e dreq me brirė, por mbi tė gjitha tė identifikoheshin si shqiptarė, si vėllezėr nga gjuha, gjaku, traditat, doket, historia, vendi, Atdheu.
Manifesti i Shqiptarisė i menduar dhe i shkruar nga Vaso Pasha ėshtė njė manifest qė i ka qėndruar tė gjitha viteve deri nė vitin 2010. Ėshtė njė manifest, nga i cili nuk mund tė thuhet se ėshtė vjetruar, qoftė edhe vetėm njė fjali, apo njė fjalė e vetme. Sepse, po tė shprehemi realisht, ashtu sikur realisht ka gjykuar Vaso Pasha, Shqipėria ende ėshtė me krye nė hi, edhe pse ka njė Qeveri e njė shtet gjysmak nė Tiranė, ajo Qeveri dhe ai shtet i bie nė gjunjė dhe i pėrkulet nė tokė Evropės dhe shteteve tė fuqishme tė botės. Shqipėria jashtė kufijve administrativė ėshtė me krye nė hi, e mbetur peng nga Beogradi, Shkupi, Podgorica e Athina.
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem pėrdhe,
Shkon bota sipri, me kambė, tė shklet
E nji fjalė t'ambėl askush s'ta flet.
Si mal me borė, si fushė me lule
Ke pas qenė veshun, sot je me crule,
E s'tė ka mbetun as emen as besė;
Vet e ke prishun pėr faqe t'zezė.
Dhe cilat janė ndryshimet sot.
Natyrisht se ka ndryshime. Shqiptarėt janė mė tė arsimuar se nė kohėn e Vaso Pashės, por janė mė pak shqiptarė nė kuptimin idealist tė fjalės. Dikur ishin trima si petrita nė beteja pėr ta luftuar pushtuesin, sot janė trima pėr t ia nxjerrė sytė njėri tjetrit, pėr ta sharė e fyer njėri tjetrin, pėr ta lavdėruar armikun serb, qė nuk iu ka rjepur lėkurėn 2 milionė shqiptarėve, sepse fetarisht identifikohen me islamin, nga ana tjetėr pėr t i nėnēmuar katolikėt e tė krishterėt, sepse janė minoritete fetere. Andaj Vaso Pasha edhe sot me plot gojėn dhe burrėrisht thotė: Mos shikoni kisha xhamia, se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria. Askund dhe asnjėherė nuk ka thėnė mos shkoni nė kisha e nė xhamia. Dhe kėtu ėshtė esenca e filozofisė kombėtare dhe mesazhi universal shqiptar, njė mesazh idealist, qė u rri te koka si shpatė e Damakleut tė gjithė atyre shqiptarėve, qė iu ka bėrė gjaku ujė, qė pėr sa pare qė i fitojnė shesin atdheun tė tė parėve, tregtojnė me gjithēka qė ėshtė e shenjtė, sepse ėshtė e shenjtė dhe e veēantė pėrkatėsia kombėtare pėr tė gjitha kombet e qytetėruara tė botės.
O moj Shqypni...e Vaso Pashės ėshtė historia realiste e Shqipėrisė dje dhe sot, ėshtė mesazhi i qartė pėr Shqipėri tė plotė, nė kufijtė etnikė dhe shqiptari nė kuptimin idealit tė fjalės, sepse pa unifikimin e faktorit shqiptar, pa bashkimin e trojeve shqiptare, nuk jemi as mund tė bėhemi faktor shqiptar nė Ballkan, as nė Evropė.
Nuk na duhet kurrfarė integrimi nė Evropė, derisa kjo Evropa, njerkė nuk e pranon nė asnjė mėnyrė Shqipėrinė e tėrė, por i pranon vetėm gjymtyrėt e saj, tė ndara e tė pėrēara.
Gėnjejnė dhe janė mashtrues, hileqarė e hipokritė tė gjithė ata politikanė shqiptarė qė mundohen tė na qesin hi syve, qė thonė se Parajsa e kėsaj bote qenka integrimi nė BE. Gėnjejnė nė pikė tė ditės, sepse nuk ka shqiptar normal, qė ka mendje nė kokė dhe qė nuk e di se Shqipėria ėshtė pjesė e kontinentit tė Evropės, se ka kulturė evropiane. Nuk ka shqiptarė, mendėrisht normal, qoftė edhe i paarsimuar qė nuk e di se Konferenca e Londrės e vitit 1913 e ka ndarė pėrgjysmė Shqipėrinė, se Evropa e asaj kohe, baballarėt dhe gjyshėrit e EULEX-istėve tė sotėm, ia kanė bėrė tapi tė pėrjetshme tokat shqiptare: Serbisė, Greqisė, malit tė Zi dhe Bullgarisė. Po ka shqiptarė syleshė dhe fantastė, ka pacifistė ende tė pėrgjumur, qė logjikojnė dhe deklarojnė se EULEX-ka ardhur pėr t ia ndreqė gabimet Evropės sė dikurshme.
A thua a nuk e dinė kėtė histori dhe nuk e kanė lexuar kėtė vjershė tė Vaso Pashės: Bamir Topi, Sali Berisha, Edvin Rama, a thua nuk e dinė: Fatmir Sejdiu, Hashim Thaēi, Jakup Krasniqi e Ali Ahmeti, tė cilėt na porosisin qė tė heqim dorė nga folklorizmi dhe romantizmi kombėtar, ekstremist, i Vaso Pashės Shkodranit.
Ėshtė e natyrshme se kėta emrat e kryeparėve tanė e gjejnė veten nė vargjet e Vaso Pashė Shkodranit, ashtu sikur ėshtė e natyrshme se postet e tyre nė kreun e shtetit dhe tė pushtetit nuk i kanė marrė pėr ta bashkuar Shqipėrinė, por pėr ta zhvatur dhe pėr ta shfrytėzuar atė deri nė palcė, duke ngritur pallate pėr veten, fėmijėt, nipat e pasardhėsit, tė afėrmit dhe sivėllamėt e tyre, duke blerė kompanitė mė tė kushtueshme, duke krijuar kohortat e task forcat tė dreqit, duke kthyer nė prokurori kriminelėt dhe gjyqtarėt proserbė, qė kanė dėnuar mijėra shqiptarė, duke bashkėpunuar me dreqin e tė birin, vetėm pėr tė mbrojtur interesat e pėr tė shumėzuar sa mė shumė qė tė jetė e mundur pėrfitimet e tyre, dhe duke mos e lejuar Shqipėrinė tė ngrihet nga hiri ku e kanė katandisur dikur tė huajt edhe bijtė e saj shkapėrdarė.
Shqyptar', me vllazėn jeni tuj u vra,
Ndėr nji qind ceta jeni shpėrnda;
Ca thone kam fč ca thonė kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonė: "Jam grek", "shkje"-disa tjerė,
Por jemi vllazėn t'gjith more t'mjerė!
Andaj Vaso Pasha, Asdreni, Migjeni e shumė shkrimtarė atdhetarė nuk po mėsohen mė nė shkollat tona, sepse porositė e tyre qenkan helmuese pėr fqinjėt, qenkan porosi nacionaliste, nė kohėn kur nuk konsiderohen nacionaliste porositė e skrėbeve tė Enciklopedisė sllavobullgare, kur nuk konsiderohen nacionaliste pretendimet e Serbisė pėr ta kthyer dominim nė Kosovė, apo nė kohėn kur Greqia injoron ēėshtjen ēame, dhe nė anėn tjetėr kėrkon e merr me pahir edhe njė pjesė tė bregdetit tė Shqipėrisė.
O moj shqypni e mjera Shqypni
Bijtė e tu, ende po tė mbajnė nė krye nė hi. Vetėm kėtė varg do ta shtonte Vaso Pashė Shkodrani, po tė ishte gjallė.
A. Q: Kėnga e Ēanakalasė, kėngė vaji e dėshpėrimi pėr luftėtarėt shqiptarė, tė mbetur nė Turqi
Njėra ndėr krijimet mė tė fuqishme rapsodike tė folklorit popullor shqiptar ėshtė edhe Kėnga e Ēanakalasė, e cila ėshtė kėnduar nė shumė variante po thuajse nė tė gjitha trevat e Shqipėrisė.
Kjo kėngė, e cila i pėrket luftės sė pėrgjakshme tė forcave aleate evropiane e aziatike kundėr Turqisė, qė ishte sulmuar nga tė gjitha anėt me qėllim tė zhdukjes sė shtetit turk, por edhe tė banorėve tė Turqisė, pėrshkruan fatin e luftėtarėve shqiptarė, tė cilėt kishin mbetur nė ushtrinė turke edhe pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Shumica tyre vazhdonin tė mbaheshin nizamė, disa tė tjerė kishin familjet nė Turqi, shumė syresh luftonin si vullnetarė me qėllim pėr ta ruajtur ekzistencėn e shtetit turk, shumė prej tyre me gjithė familjet ishin shpėrngulur nė Turqi nga represioni fashist qė kishin ushtruar popujt sllavė gjatė luftėrave ballkanike, qė kishin pėr qėllim ta zhduknin edhe qenien shqiptare, atė turke dhe hebraike, por edhe shtetin e sapoformuar shqiptar.
Lufta, qė kėndohet nė kėtė kėngė, ka tė bėjė me betejėn e Ēanakalasė, e cila u zhvillua nė Luftėn Parė Botėrore gjatė viteve 1915-1916, nė mes forcave detare angleze tė pėrkrahura edhe nga anijet franceze me gjithė ushtrinė dhe makinerinė luftarake tė fuqive aleate tė Antantės, tė cilėve me potencial njerėzor u arritėn ndihma me vullnetarė edhe nga vende shumė tė largėta si Australia dhe Zelanda e Re.
Ushtria Osmane zhvilloi njė operacion tė jashtėzakonshėm, qė
pėrfundoi me fitoren e ushtrisė pėrkundėr viktimave tė mėdha nė tė dyja anėt. Historiani turk Mehmet Nijazi Ozdemir, nė veprėn e tij pėr Ēanakalanė thekson se pėrveē forcave detare dhe ato kėmbėsore turqit kishin humbur 210.000 njerėz, duke pėrfshirė kėtu edhe mijėra kuadro intelektuale.
Sipas pėrqindjeve jo zyrtare, viktima tė mėdha kishte nė mesin e mėsuesve, studentėve tė mjekėsisė, pėrgjithėsisht nga mesi i njerėzve tė arsimuar, nė mesin e tyre edhe mijėra shqiptarė sidomos nga Kosova dhe viset shqiptare tė mbetura nėn Serbi. Greqi e Bullgari.
Beteja e Ēanakalasė u zhvillua me motivin qė Forcat e Antantės me ēdo kusht tė tė krijonin epėrsi dhe tė shtrinin pushtimin e tyre nė Bosfor e nė Dardanele, qėllimi i tė cilėve ishte ta merrnin Stambollin nėn kontrollin e vet, sipas skenarit tė pėrgatitur qė mė parė nga vetė fuqitė aleate tė Antantės. Nė disa raporte tė Fuqive tė Mėdha lidhur me kėtė Betejė, thuhet: Vetėm sot kemi hedhur mbi 1800 granata. Anijet tona me muaj tė tėra i bombardojnė pozitat e tyre.
(Komandanti suprem i forcave aleate: gjenerali Xhon Hamilton)...
Nuk mė ka rastis tė shoh ende asnjė luftėtar sikurse kėta luftėtarėt tanė, tė cilėt duke qeshur krah pėr krah shkojnė drejtė vdekjes...
(Komandanti i ushtrisė sė Pestė osmane: mareshali Liman von Sanders).
Ne na mundi jo forca materiale e turqve, por forca moralo-shpirtėrore e tyre! Sepse atyre su pati mbetur as barut pėr tė qėlluar! Kurse ne i
vėzhguam forcat qė zbrisnin nga qielli!, ka deklaruar asokohe Komandanti anglez, historiani Hamilton i cili kishte marrė pjesė nė luftėn e Ēanakalasė.
Me kėtė rast ėshtė interesant tė theksohen edhe deklaratat e ish ministrit anglez tė luftės, Vinston Ēerēil, i cili deri atėherė ua kishte mbushur mendjen aleatėve, veēanėrisht qeverisė angleze qė lėkundej, pėr ta marrė vendimin e sulmit, duke u dhėnė garanci pas garancie, duke iu shprehur atyre qė tė mos bėhen merak se pikėrisht me ato rrobe marine qė kishte mbi trup do tė ulej mbi fronin e turqve, ndėrsa ishte nxjerrė para gjykatės pas disfatės, nė njė ēast kur ishte vėnė shumė ngushtė nga pyetjet e rėnda e qortuese tė trupit gjykues, kishte bėrtitur-A nuk e kuptoni se nė Ēanak-kala ne luftuam jo me turqit, por me Zotin? Dhe, natyrisht qė do tė mundeshim!...
Nė versionin shqiptar tė kėngės sė Ēanakalasė pėrshkruhet fati i njė populli tė mbetur nėn kthetrat e ushtrive tė krishtera, ruse, serbe, bullgare, greke, franceze, angleze qė bėnin pėrpjekje ta zhduknin Turqinė.
Shtrohet pyetja pėrse shqiptarėt ndihmuan turqit nė Ēanakala?
Duke pranuar faktin se qindra mijėra shqiptarė jetonin nė Turqi dhe qindra mijėra tė tjerė u shpėrngulėn nga trojet e Shqipėrisė, qysh nė fillim tė vitit 1912, pėr shkak se llava shtazarake sllave po derdhej si lubi shumėkrerėshe kundėr shqiptarėve, turqve dhe hebrenjve. Pėr tė pėrkujtuar mizoritė qė bėnin bishat sllave, mjafton tė pėrkujtojmė vetėm raportet e intelektualit rus, Leon Trocki, i cili duke qenė reporter lufte nė frontet serbe nė Kosovė, Kumanovė e Shkup ka pėrshkruar shumė nga mizoritė, qė ushtarėt serbė, rusė e bullgarė ushtronin kundėr popullatės sė pambrojtur shqiptare, me qėllim pėr ti zhdukur dhe pėr ti dėbuar nga trojet e veta.
Nė njė katrahurė tė tillė, kur qenia shqiptare ishte sulmuar nga tė gjitha anėt, qindra mijėra shqiptarė ikėn pėr nė Turqi.
Ata, kishin humbur Vatanin, por luftonin pėr ta mbrojtur vendin, qė i kishte mirėpritur. Kėtu qėndron esenca e rezistencės heroike tė shqiptarėve nė Ēanakala, kėtu qėndron edhe motivi i kėsaj kėnge homerike, e cila pėrshkruan detale tė tmerrshme tė njė luftė shumė tė pabarabartė, por njė luftė pėr jetė a vdekje, sikur kanė luftuar shqiptarėt gjithnjė gjatė historisė sė tyre.
Kėnga e Ēanakalasė ka 10 strofa me nga pesė vargje. Gjatė kėndimit, pėr shkak tė gradacionit dhe motivit tė dhembjes kolektive tė ushtrisė qė ndodhej e rrethuar nė tė katėr anėt, vargjet e para pėrsėriten, me qėllim pėr tė krijuar atmosferė tė nderė tė dėgjimit. Edhe kjo kėngė ashtu si kėnga e mirėnjohur Prej Prokupjes deri nė Nish pėrshkohet nga dhembja e durimi nga lufta e krenaria, nga tragjedia e fataliteti...
Kėngėtari anonim popullor pėrmes njė fragmenti tė rrėfimit tė njė ushtari shqiptar me kėtė rast, ka paraqitur dromcat tragjike, por edhe heroike tė Betejės sė Ēanakalasė, njėra ndėr betejat, nė mos beteja mė e madhe nė botė, nė segmentin e humbjeve njerėzore dhe luftės sė pa kompromis tė dy botėve, botės sė krishterė kundėr asaj turke, islame.
Vargjet e para tė kėngės kanė karakter mobilizues dhe tregojnė dhembjen krenare tė njė nėne, e cila ndihet krenare se po e dėrgon tė birin nė luftė kundėr dushmanit, kundėr armikut, qė kishte mėsyrė me tė gjitha forcat jo vetėm pėr ta marrė Ēanakalanė, por edhe tėrė Turqinė.
Vargjet e zgjedhura dhe tė krijuara me shumė mjeshtri nga kėngėtari popullor, shpalosin pamje tė luftimeve nė rrethim, ku predhat e forcave tė armikut bien pa pushuar, ku vendi ėshtė mbushur me kufoma, ku uji ėshtė helmuar, ku ushtari i plagosur e kujton vėllanė dhe e dėshiron varrin dhe ku mbreti jep urdhėr pėr sulm.
Nė kėto rrėfime tė krijuara me mjeshtėri, kėngėtari popullor i ka thurė himne lavdie qėndresės sė ushtarėve turq, shqiptarė, boshnjakė e tė tjerė, tė cilėt luftonin nė mbrojtje tė Ēanakalasė, kundėr rrethimit tė njė ushtrie shumėfish mė tė madhe nė numėr.
Varianti i kėnduar nga rapsodi i mirėnjohur Salih Bajrami, dallon nga tė gjitha variantet e tjera, pėr mėnyrėn e kėndimit epiko-heroik, edhe pse melodia e kėsaj kėnge mund tė mos jetė autentike. Melodia e tillė dėgjohet edhe nė turqisht por edhe nė greqisht, me tjetėr tekst nga kėngėtaret e njohura greke, Roza Eshkenazi, Rita Abadxi, Maria Papagjika etj.
Kėnga e Ēanakalasė ka njė gradacion dhe ritmikė shumė tė pasur, e cila pasurohet sidomos me mėnyrėn e kėndimit ku janė njėzuar dhembja e krenaria, ku fjalėt janė nė shėrbim tė pasqyrimit epik e tragjik tė ushtarėve tė rrethuar, tė cilėt nė ēastet mė kritike kujtojnė tė afėrmit, prindėrit, vėllezėrit, bashkėluftėtarėt e plagosur e tė pavarrosur.
E veēanta e variantit, i cili kėndohet nė gjuhėn shqipe ėshtė vargu i fundit i pėrsėritur pas ēdo strofe, ku vajtohen ushtarėt e rinj qė binin nė fushė tė betejės, pėr tė ritė tonė aman, pėr tė ritė tonė medet.
Kėnga e Ēanakalasė
Ēanakala mrenda
prej Stambollit,
Lumja nana ku po t ēon
Karshi dushmanit,
Pėr tė ritė tonė aman!
(Lumja nana e ka djalin
E ēon para dushmanit
Per t ritė tonė medet!
Ēanakala mrenda,
topi bubullon,
Kur po binte gjylja n va.
Aty ujė gufon,
O pėr tė ritė tonė aman!
Canakala mrenda
N at fushė t mejdanit,
Aty ishin mbledhun,
Trimat e xhihanit,
O pėr tė ritė tonė aman!
Ēanakala mrenda,
U vrava, u varrova,
Edhe pa m dalė shpirti, o vlla
Varrin e kėrkova
O pėr tė ritė tonė aman!
Ēanakala mrenda,
Na u ba terr e zi,
T vramit e t varruemit
Nėn ēadra tuj shti,
Pėr tė ritė tonė medet!
Ēanakala mrenda,
Nisi me ra shi,
Nat zavall tė shpirtit, vlla,
M murrė mall pėr ty
O pėr tė ritė aman!
Ēanakala mrenda,
Nji bunar n mjedis,
Mos e pini ujtė, o vllazėn,
E kanė zeherlisė,
O pėr tė ritė tonė medet!
Dola prej Stambollit,
Me pa salamet
Nanės dhe babės tonė
Ju kėput ymri krejt,
Pėr tė ritė medet!
Ēanakaka mrenda,
Na mbloj tymi i zi,
Urdhni erdh prej Mbretit
Hyxhym me syngji,
Pėr tė ritė tonė medet!
Ēanakala mrenda,
Dola me njė skrep,
Ballanat po shkojė pėrpjetė
Katunet tuj djegė,
O pėr tė ritė tonė medet!
Gjovalin Lumaj: Eh mirėsi
Eh.. mirėsi, dua ta thur njė varg
O e mira ime, mbetur diku larg
Lotoj pėr ty, tė kėrkoj me mallė
Thonė se edhe atje, rėnkon veē gjallė
Tė vranė.. mirėsi.. tė vranė..
Djaj, shejtanė
hajdutė, mafiozė, sharlatanė
Politikanė....!
Isha ne vendlindje, nė Shqipėri
S'kėrkova taraqillėk, miradi
Veē pak.. mirėsi..
Pashe ne rruge ma te shtrenjtat makina
E njerėzit baltovina
Mu duken se janė mbi tanke me zinxhirė
Qe shtypnin mirėsinė, barbarisht pa mėshirė
Nuk gjeta ne buste Stalinė as Enverė
Por gjeta tė gjalle tė tjerė....
edhe Hitlerė,
Kanibalė, shpirtqenėr, pa erz pa ndere..!
qė rjepin lėkurėn e fatziut
Tregtarė e mishit te njeriut...!
Nuk gjeta bunkerėbetoni
Ishin shkatėrruar e zėvendėsuar...
Me bunkerė korrupsioni..!
E njerėzit e mjerė
I takojnė kėta "bunkerė"
Nė ēdo zyre, nė ēdo dere
E mirėsia
humanizmi, njerėzia
shitej, pritej e vritej nga babėzia...!
Vetėm atje larg, diku thellė nė male
Gjeta ne mes tė varfėrisė, mirėsinė "provinciale"
Aty gjallė regtonte.
sado qė lėngonte
aty.. mbijetonte..!
Ishte bashkangjitur
Me zemrėn e bardhė, e buzėn e plasaritur
E putha me mall atė mirėsi;
Nė buzėn e shkrumbuar, tė njerėzve te harruar
nė tė tejskajshmen varfėri...!
Aty mirėsia e kishte njė cope qiell
Pak drite, pak diell,
Ishte njė copė-qiell fshati
Por.. qė kėrcėnohej nga "lugati"...!
Unė gjeta pak mirėsi, ku rritet ahi e pisha ne lartėsi...!
Jusuf Zenunaj
Fjala hyn ne unaze
kenga derdh helm e gaz
Sfinski i shekujve bastardhe
uje pi ne Drinin e Bardhe
Hija thyhet neper gure
vitet treten ne nje ure
shtratit tend i lashti dri
gure te bardhe, gure te zi.
Kohet dhembeprishura
me kafshuan nje nate
nje dite
Dhe prape ndoqa kohet
t'i fus ne grusht
nen kembe
Ne trupin e tyre
shkrova emrin tim.
Prap me thirri dikush
Zog i humbr
i paemer i pa sy!
erdha neper kohe,
erdha me sy
dhe me emer njeri.
Hena pergjon -
ne ballin e tokes
syte ka leshuar
kalimtare ne bulevard
si bubrreca behen tok
Hena vajton -
kembet me jane keputur
syte m'u kallen
ne gjakun e derdhur
gjak
gjak njeriu
A jam ne enderr
une
a ti gjakpires?
ZOGU
Fluturo akullnajave
mbi shkretetire fluturo
mos harro
Syte merrmi mbi krahe
deteve ushqeji me kripe
Zog
syte te m'i kthesh ne atdhe
mos harro!
NGA URA E QABESE
Nga ura e Qabese
shoh gji nenash te shtjerrur,
vashat flokethinjura tek leshonje gjeme
dhe kafshe pa dhembe.
Nata me trete
ne mes te Ures se Qabese
koken mbaj ne duar
mbushur jam plot vaje
nena ime e veje
nga t'ia mbaj?
Emrat zhduken ne Sahare
si drita ne shpelle
shpirterat e humbur ne kete ure
Cili zot do t'i mledh?
Jusuf Zenunaj
<SPAN style="FONT-FAMILY: Arial; COLOR: black; FONT-SIZE: 9p


MFSK: KONKURS
POZITA: Zyrtar i Personelit.
Shkarko Konkursin

MFSK: NJOFTIM PĖR DHĖNIE TĖ KONTRATĖS
LĖNDA E KONTRATĖS: Furnizimi dhe instalimi i pajisjeve pėr rrjetin e intranetit tė FSK-sė.
Shkarko Njoftimin

MFSK: NJOFTIM PĖR DHĖNIE TĖ KONTRATĖS
LĖNDA E KONTRATĖS: Furnizim me automjete, Xhipa 4x4 pėr nevojat e FSK-sė.
Shkarko Njoftimin

MFSK: NJOFTIM PĖR ANULIMIN E AKTIVITETIT TĖ PROKURIMIT
LĖNDA E KONTRATĖS: Riparimi i PX-Marketit, Berber Kazerma e Gjilanit.
Shkarko Njoftimin

KK PRIZREN: NJOFTIM PĖR DHĖNIE TĖ KONTRATĖS
LĖNDA E KONTRATĖS: Dhenja me koncesion i kopshtit tė femijėve Yllka nė Prizren.
Shkarko Njoftimin

KK PRIZREN: NJOFTIM PĖR DHĖNIE TĖ KONTRATĖS
LĖNDA E KONTRATĖS: Riparimi i rrugėve fushore ne fshatra ,Vlashne,Leskovec dhe Lubiqev nė Prizren.
Shkarko Njoftimin

KK PRIZREN: NJOFTIMI PĖR KONTRATĖ
LĖNDA E KONTRATĖS: Ndėrtimi me elemente betoni i rrugės tė Xhamija nė fshatin Korish nė Prizren.
Shkarko Njoftimin

KK PRIZREN: NJOFTIMI PĖR KONTRATĖ
LĖNDA E KONTRATĖS: Renovimi dhe adaptimi tė ish objektit tė vetėsherbimit nė lagjen Arbana nė Zyre tė Gjendjes Civile nė Prizren.
Shkarko Njoftimin

KK VITI: NJOFTIMI PĖR KONTRATĖ
LĖNDA E KONTRATĖS: Rregullimi i kanalizimit nė fshatin Radivojcė - Faza e parė.
Shkarko Njoftimin








































