» Anila Basha: Enver Hoxha e ēmonte shumė krijimtarinė artistike tė Ismali Kadaresė

Ismail Kadare e Enver Hoxha…Bashkėjetesa e njė shkrimtari me diktatorin, nė kohėn e diktaturės sė proletariatit. Tė gjithė kanė lexuar shumė kėto vitet e fundit tė demokracisė mbi marrėdhėniet e tė dyve, por deri mė tani, e vėrteta ende nuk ėshtė zbardhur akoma. Duke qenė se bėhet fjalė pėr shkrimtarin tonė tė madh Ismail Kadare, i cili gjatė gjithė kėtyre viteve ka pėrfaqėsuar denjėsisht kombin tonė edhe nė arenėn ndėrkombėtare pėr tė rregulluar sadopak imazhin e shqiptarėve, ēėshtja ngjall gjithmonė kuriozitet. >>>

 

Pak mė parė nė faqet e Gazeta Shqiptare botuam njė pėrmbledhje tė librit “Ismail Kadare, shkrimtari dhe diktatura, 1957-1990” me autor Peter Morgan, njė libėr posaēėrisht dedikuar pėr shkrimtarin nga studiuesi i huaj, i cili vėren se shkrimtari i madh e ka pasur shumė tė vėshtirė jetesėn nė Shqipėri. Madje, mes rreshtave tė romaneve, duket qartė edhe pėrēmimi ndaj regjimit. Po kjo ėshtė e vėrtetė pėr disa vepra tė Kadaresė. Por cili ka qenė raporti i shkrimtarit me diktatorin?

Familja Hoxha, na vė nė dispozicion pjesė tė “Ditarit vetjak tė Enver Hoxhės”, i shkruar nga ky i fundit pėr ēdo ditė tė jetės sė vet me aktivitetet qė kryente pėrditė. E nė kėto shėnime qė na janė servirur pėr ditėn e sotme, duket qartė se marrėdhnėniet nuk kanė qenė ato tė njė shkrimtari tė persekutuar nė frikėn e njė diktatori, por marrėdhnie miqėsore, madje bashkėpunuese.

Sipas ditarit vetjak tė Enver Hoxhės, nė 24 mars tė vitit 1971, pra 39 vjet mė parė, Kadare, Elena dhe vajza e tyre kanė qenė mysafirėt specialė nė shtėpinė e Enver Hoxhės. Vizita sipas kujtimeve tė Enverit ėshtė zhvilluar pasdreke, dhe sipas kujtimeve tė Enverit, vajza e tyre ishte njė ēupė “shumė e zgjuar dhe simpatike”.

Takimi, i cili ėshtė shoqėruar edhe me foto qė do ta pėrcjellim nė kėtė numėr gazete, ka kaluar nė biseda mes dy ēifteve mbi letėrsinė shqiptare dhe tė huaj, artet dhe politikėn. Por, ėshtė pėrqėndruar edhe mbi romanin e ardhshėm tė Kadaresė. Dhe pėr kėtė Enveri, i ka dhėnė Ismailit shumė informacione dhe episode pėr ngjarjet me Hrushovin. Ndėrkohė sipas kujtimeve tė Enverit, ky i fundit i ka dhuruar njė libėr tė tijin me dedikim, ndėrkohė qė Nexhmija, nga ana e saj, i ka dhuruar njė kolazh tė veprave tė Balzakut nė frėngjisht.

Sigurisht pėr kėtė takim ka folur edhe vetė shkrimtari i madh. Por kėsaj radhe, vijnė kėto pak radhė tė ditarit tė Enver Hoxhės qė daton nė 24 mars 1971.

Vlerėsimi

Sipas kėsaj qė duket nga ditari vetjak i Enver Hoxhės, i vėnė nė dispozicion tė GSH nga familja, duket qartė qė Enveri ka vlerėsuar mė sė shumti, pėrveē romaneve, veprėn studimore tė Kadaresė, duke u ndalur gjerėsisht tek “Eposi i Kreshnikėve”. Enveri vėren nė kujtimet qė i ka hedhur nė 13 shkurt tė vitit 1979 se ky studim ėshtė ndėr mė tė mirėt qė kishte lexuar, duke hedhur poshtė edhe vepra studimore tė autorėve tė tjerė. Enver Hoxha bėn me dije, se shumė gjėra pėr Eposin e Kreshnikėve nuk i ka pas ditur as ai, dhe kėto i ka mėsuar nga studimi i Kadaresė. Duke ngritur lart figurėn e shkrimtarit, Enver Hoxha, na sjell nė rrėfimin e tij, nė kėto faqe ditari tė papublikuara mė parė, se vepra e Ismailit duhet tė pėrkthehet edhe nė gjuhė tė huaja, nė serbisht, greqisht, italisht, gjermanisht, e mė sė shumti nė turqisht. E si tė jetė njė kritik i letėrsisė e shkencės, Enver Hoxha, ka analizuar nė ditarin e tij ēdo rresht tė Eposit tė Kreshnikėve tė Kadaresė.

Por Hoxha nuk mbetet vetėm te Kadareja. Nė kėtė fletė ditari tė tij, ai shikon edhe Dhimitėr Shuteriqin dhe Baki Kongolin, tė atin e shkrimtarit tjetėr tė madh tė kohėve tė sotme Fatos Kongoli.

Pėr Shuteriqin Hoxha thotė se ėshtė njė shkrimtar dhe studiues shumė i mirė, madje dhe njė koleksionues shumė i mirė. Por mendon se duhet tė pėrkrahet nė punėn e vet studimore.

Ndėrsa pėr Baki Kongolin pranon se “shokėt e partisė”, i kishin thėnė se kompozitori nuk vlen mė, vetėm se ai kishte ngrėnė njė drekė me Beqir Ballukun.

Sigurisht, kush i kujton ato kohėra, e di shumė mirė se tė shoqėroheshe me njė armik tė popullit, mė sė pakti pėrjashtoheshe nga partia, e mė sė shumti tė priste njė periudhė e gjatė internimi. Por ja qė Enveri, na rrėfen nė Ditarin e tij vetjak se nuk duhet tė ndodhė kėshtu me Baki Kongolin, kėngėt e tė cilit, nė 1979, Enveri vazhdonte t’i dėgjonte me ėndje.

E nė kėto fletė ditari tė ish diktatorit, secili lexues mund tė gjykojė nė mėnyrė tė pavarur se ēfarė ka ndodhur nė marrėdhėniet Ismail-Enver, por edhe se ēfarė ka pretenduar Hoxha pėr letėrsinė e studimet shqipe.

Kjo pjesė e parė e ditarit qė botohet pėr herė tė parė, plotėson nė njė farė mėnyrė panoramėn e krijuar deri mė tani pėr marrėdhėniet mes tyre, por edhe hapėsirėn, qė ka pasur gjatė asaj kohe letėrsia dhe studimi shqip.

E martė, 13 shkurt 1979

 

Sot diskutova me shokėt mbi njė artikull studimor qė ka botuar Ismail Kadareja mbi eposin e kreshnikėve, pėr tė cilin kam krijuar njė pėrshtypje shumė tė mirė. U shpreha shokėve pikėpamjen time se ky autor ėshtė njeri i zoti, jo vetėm si romancier e poet, por edhe si studiues. Romanet e Ismailit kanė rėndėsi tė madhe si nga brendia, se kanė shumė mendime, por ato janė shumė tėrheqėse edhe nga forma e nga stili. Shkrimi i tij mbi eposin e Kreshnikėve, qė ėshtė njė studim shkencor, ėshtė i rėndėsishėm.

Kam folur edhe njė herė tjetėr mbi shftytėzimin e arkivit tė Institutit tė Folklorit. Ky arkiv, nė tė cilin gjendet njė thesar i madh, ka mbetur i vdekur, sipas mendimit tim. Ismail Kadareja ka kapur njė kėnd tė kėtij thesari tė madh, e duhet njohur se e ka kapur bukur, jo vetėm nė tė shkruar, por ai e ka zhvilluar drejt nė kuptimin e zhvillimit materialist tė problemit, duke e konfrontuar me studimet e huaja qė janė bėrė si pro epikės sonė, ashtu edhe kundėr saj. Nė kėtė drejtim, sidomos studiuesit sllavė pretendojnė tė nxjerrin eposin tonė si njė huazim tė eposit tė tyre tė pėrkthyer nė shqip. Ismaili nė kėtė shkrim, ka vėrtetuar autenticitetin e eposit tonė, tė provuar edhe nga dijetarė tė huaj, veēanėrisht nga Lamberci qė ai citon, ku del qartė qė si albanolog i vjetėr i kėsaj ēėshtjeje Laberci i ka hyrė mirė dhe Kadareja kėtė autor e nxjerr shumė pozitiv. Zakonisht gjermanėt dhe austriakėt janė interesuar shumė pėr ēėshtjen shqiptare. Nė pėrgjithėsi, gjermanėt kanė nxjerrė shumė studiues tė historisė sė popujve, por kanė nxjerrė edhe albanologė. Tė njėjtėn gjė, mund tė themi pėr austriakėt.

Kadareja, duke u mbėshtetur nė studimet e kryera nga kėta albanologė, nė pėrmbajtjen e eposit, nė tė dhėnat historike tė dyndjeve tė popujve, nė karakteristikat e njėrit epos e tė tjetrit, nė periudha kohe tė caktuara, eposin tonė e nxjerr jo vetėm si njė krijim popullor mė tė bukur, por edhe shumė mė tė vjetėr nga i sllavėve dhe i boshnjakėve. Epika e kreshnikėve tanė, vėrteton Ismaili, ekzistonte pėrpara se tė vinin sllavėt nė Ballakn dhe pėr kėtė jep argumente tė forta, tregon edhe pėr ē’arsye kėnga jonė epike ka zonė tė sajėn malėsitė e thella, bjeshkėt, dhe nuk ėshtė kėnduar asnjėherė nėpėr kafene ose xhami, siē ka ndodhur nė epikėn boshnjake.

Kadareja nė kėtė studim bėn njė vėrtetim shkencor mbi lashtėsinė e eposit tonė, ai bėn edhe krahasimin e brendisė sė tė dy eposeve dhe rekomandon si i duhet futur thellė mbrojtjes sė autorėsisė shqiptare mbi eposin e kreshnikėve. Nė asnjė mėnyrė, thotė ai, nuk duhet tė bėjmė kėtė as pėr shovinizėm shqiptaromadh, as pėr mendjemadhėsi nacionaliste, por pėr tė vėrtetėn. Ka meritat e saj edhe epika e sllavėve, e boshnjakėve, nėnvizon ai, e, natyrisht, tė dy palėt kemi huazuar nga njėri-tjetri, por qė tė themi se epika jonė ka lindur nė shekullin e 17-tė, siē flasin disa, kjo ėshtė e papranueshme. Ai e vėrteton kėtė me poemat e arbėreshėve tė Italisė, qė janė larguar nga atdheu qė nė shekullin e 15-tė, tė cilėt e kanė ruajtur tė gjallė njė pjesė tė epikės sonė, gjė qė tregon se ky cikėl ka pasė qenė formuar tė paktėn qysh nė kėtė shekull. Megjithėse Ismail Kadareja e ka provuar veten si njeri me mend, me kulturė, e studiues edhe nė veprat e mėparshme, me kėtė studim e vėrteton akoma edhe mė mirė njė gjė tė tillė. Unė nuk kam lexuar asnjė studim si ky nga ndonjė autor tjetėr, pėr tė mos folur pėr Zihni Sakon, se ato qė shkruan ky nuk kanė shumė vlerė, Zihniu nuk tregohet i thellė nė shkrimet e tij. Neve nuk na duhen parrulla, slogane, ose mbledhje pa bukė nė tė tilla institucione si ky i folklorit, por dėshirojmė qė studiuesit tė hyjnė thellė nė vėllimet ekzistuese tė “Thesareve tė Kombit”. Kėto vėllime, sipas mendimit tim, kanė njė rėndėsi tė jashtėzakonshme. Vėrtėt janė shkruar nė kohėn e zogut, por kanė njė vlerė tė madhe dhe po u fute brenda, humbet nė to dhe nuk del dot, po tė mos dish tė orientohesh, po tė mos u futesh nė esencė problemeve, por t’i shikosh kėto vetėm nė sipėrfaqe. Kjo ndodh pėr arsye se ky thesar ėshtė i ngatėrruar, ai ėshtė marrė e hedhur pa kujdes nė ato kohė, pa u bėrė mė parė njė klasifikim shkencor i tij, gjė qė duhet bėrė. Kadareja, megjithėse nuk ua zė emrin nė gojė, u bėn njė kritikė tė mirė disa studiuesve tanė nė kėtė drejtim dhe kjo kritikė ėshtė e drejtė. Edhe vlerėsime bėn ai, pėr shembull Eqerem Ēabenė e pėrmend pėr mirė nė kėtė studim. Pėr tė gjitha kėto shkrimi i tij mė pėlqeu shumė dhe njoh se kam mėsuar gjėra tė reja pėr eposin qė deri tash nuk i dija. Nė pėrgjithėsi ne dimė qė kemi thesare tė mėdha, por duhen vėnė njerėz qė kėto t’i zbulojnė. Ja, kur e lexon kėtė studim, me tė vėrtetė tė hapen horizonte. Nga pjesa ime kam njė sėrė mendimesh dhe, kur tė takohem ndonjėherė me Kadarenė, do t’ia them, se duhet ta vazhdojė kėtė punė. Natyrisht nuk e kam fjalėn kėtu vetėm pėr problemin qė trajtohet nė kėtė studim, por edhe pėr probleme tė tjera. Dhe njerėz qė dinė tė kapin ēėshtjen e t’i trajtojnė mirė kėto tash kemi.

Tė marrim fjala vjen Dhimitėr Shuteriqin. Unė kam lexuar mjaft shkrime dhe studime tė kėtij autori. Vertėt Dhimitri ėshtė narrativ, ėshtė njė koleksioner i shumė gjėrave tė vjetra, njeri me horizont tė gjerė kulturor dhe, natyrisht, kėtė e shfrytėzon sipas mėnyrės sė tij, po tė pėrkrahet e tė inkurajohet, me atė bagazhė tė mirė njohurish qė ka edhe Dhimitėr Shuteriqi do tė jepte shumė mė tepėr nė fushėn e letėrsisė, me romane e studime tė ndryshme.

Prandaj duhet tė dimė t’i trajtojmė tė tillė njerėz. Nė kėtė rast, mė shkoi mendja te kompozitori elbasanas, Baki Kongoli, tė cilin, vetėm pse vajti hėngri njėherė bukė me Beqir Ballukun dhe na thonė qė s’vlen mė. Vdiq ky njeri pėr kėta, mirė po dikur Bakiu ka kompozuar kėngė tė bukura siē ėshtė “Vajza e Kombinatit” qė e dėgjoja ngaherė me endje, por si kjo ai ka bėrė edhe kėngė tė tjera.

Kadareja pėrmend nė kėtė shkrim edhe “Chanson de Ronald” dhe “Nibelungen” nga eposi francez dhe ai gjerman. Unė e di mirė, se e kam lexuar tė tėrė “kėngėn e Ronaldit”, qė e kemi bėrė nė shkollė dhe konstatoj se Ismail Kadareja e pėrcakton tamam siē ėshtė, njė poemė epike, qė i pėrket njė periudhe tė caktuar, asaj tė Karlit tė Madh kur shkon tė luftojė kundėr maurėve nė Spanjė. Nė kohėn qė Karli kthehej fitimtar, praparoja e tij, me Rolandin nė krye, rrethohet nė luginėn e Ronsėvalit nga maurėt, bie bririt, por ėshtė vonė dhe bie heroikisht nė fushėn e betejės. Kur kthehet Karli, e gjeti me njė gur nė dorė. Kjo ėshtė njė ngjarje e shkėputur. Por nė Francė ka edhe kėngė tė tjera qė i pėrkasin eposit heroik, siē ėshtė ajo e Tristanit dhe Izoltės etj, etj, tė cilat, po t’i marėsh tė shkėputura, duket sikur nuk kanė lidhje, por qė, siē shprehet Kadareja me njė figurė tė bukur, ato kanė ndikime reciproke dhe kanė zėnė njėra-tjetrėn si borėrat kur bien nė bjeshkė.

Edhe kėnga gjermane e “Nibelungėve” si ajo e Rolandit nė Francė dhe tė tjera si kėto, vėrtet janė tė njė epoke, por, po tė mos futesh thellė, nuk e dallon dot vazhdimėsinė e tyre, pėr tė cilėn flet Kadareja. Kėnga e “Nibelungėve” ėshtė njė histori e gjatė dashurie e trimave tė mėdhenj. Vagneri, i frymėzuar nga ky epos, shkroi “Tristanin e Izoltėn”, Kadareja tregon kėshtu edhe vazhdimėsinė, edhe shkėputjen qė kanė kėto epose nga njėri-tjetri, shkėputje qė e kanė diktuar rrethanat, por qė s’e ka humbur kurrė lidhjen, vazhdimėsinė qė kanė ato midis tyre.

Unė mendoj se studimi i Ismailit duhet tė pėrkthehet dhe tė botohet nė njė libėr tė vogėl me kapak dhe s’ka dyshim qė nė shqip patjetėr, por mendoj tė pėrkthehet edhe nė serbokroatisht, nė greqisht, nė gjermanisht, nė italisht dhe sidomos nė turqisht. Tirazhi natyrisht tė mos jetė i madh, pse kėto janė libra shkencore, qė s’ėshtė nevoja tė shpėrndahen kudo nėpėr biblioteka, por t’u shėrbejnė punonjėsve shkencorė qė merren me probleme tė folklorit. Jam i bindur qė, edhe tė huajt, kur ta lexojnė kėtė libėr do tė habiten.

» Afrim Berisha: Pėr “Kėmbėt e Gjarprit”, tė zvarranikut Surroi» Luela Myftari: Tė mėsojmė Esperanto» Albert Z. Zholi: Ēmimi dhe pėrēmimi» Adil Fetahu: Ka apo nuk ka piramida ilire nė Bosnje?» Ismet Azizi: Departamenti Gjeografisė shėnoi 50 vjetorin e themelimit» Ismet Azizi: Njė atllas gratis por i pavlerė» Jusuf Zenunaj: E SOT, IMI, I MIRI ATDHE?» Sali Onuzi: Kujtim pėr Hamdi Gjanėn nė 70 vjetorin e lindjes sė tij» Adil Fetahu: Njė libėr qė gjithsesi duhet tė lexohet» Ahmet Qeriqi: Ku fitoi Gegėria, ku humbi Toskėria?» Zymer U. Neziri: Konferenca e Dytė Ndėrkombėtare pėr Eposin e Kreshinikėve» Koka e gjarprit» Mehmet Bislimi: Kohė mallėngjimi» Adil Fetahu: Njė studim kompleks pėr Epirin e jugut - Ēamėrinė» A. Qeriqi: “Enciklopedia....” e njėanshme dhe pa kriter shkencor e Ndriēim Kullės» Frank Shkreli: Dhjetė kėshillat e papės pėr tė qenė tė lumtur» Prof. dr. Nusret Pllana: Monografi qė plotėson zbrazėtirat e historisė» Albert Z. Zholi: “Milioneri”» Isa Ferizaj: Dy libra pėr heroin e kombit, Rexhep Mala» Kimete Berisha: Pėr kėngėtaret perverse e tė sėmura tė kėngės shqipe» Adil Fetahu: Romani “Burgu” trazon botėn e heshtur pėr tė burgosurit e ndėrgjegjes» Dilaver Goxhaj: Njė libėr qė i mbanė parasysh lexuesit e tanishėm dhe ata tė ardhshėm» A. Q. Ligjet e jetės dhe e vėrteta nė librin me tregime, “Troja”, tė autorit, Sadik Pėrvetica» Shkurte Fejza, kėngėtarja qė erdhi nga fshati nė qytet...» Ahmet Qeriqi: Kėnga e Ilir Shaqirit, kėngė e lirisė dhe atdhedashurisė


LAJMET | HISTORIKU | DËSHMORËT | ANALIZA | INTERVISTA | KULTURA | TEMA HISTORIKE | PERSONALITETE | SPORT | TEKNOLOGJI | BOTIMET | GALERIA

Tel: +381 38 249 237, +377 44 417 225, E-mail: info@radiokosovaelire.com; Rr. Thimi Mitko, Nr.6, Bregu i Diellit, Prishtinë.