Brickos

Opozita

AAK dhe Nisma marrin pjesë në punimet e Kuvendit, jo në protestën e Vetëvendosjes

Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, në një konferencë të përbashkët për media, kanë thënë se nesër do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku do të vihet në votim marrëveshja për ratifikim të demarkacionit me Malin e Zi, por  votat e të gjithë deputetëve të të dyja partive do të jetë kundër versionit qeveritar të demarkacionit. “Sot do t’i bëjmë të qarta qëndrimet tona. Qëndrimi nga dita e parë ka qenë kundër. Fatkeqësisht koalicioni qeverisës nuk e ka shfrytëzuar kohën që të ndërtohet një konsensus për t’i pranuar faktet dhe mendimet e ekspertëve”, ka thënë Limaj, i cili ka sqaruar se deputetët e Nismës por aa ata të AAK-së nuk do të marrin pjesë në protestën e Vetëvendosjes. Kryetari i AAK-së Ramush  Haradinaj, tha me këtë raste se numri i deputetëve me votë kundër demarkacionit është rritur. “Shpirtrat e shitur e të prishtë, Mustafa e Thaçi, këta hajna, mos të guxojnë ta shesin Kosovën e Rugovën. Kjo nuk është për agjenda politike, por për tokë të Kosovës. Këta shpirtra të prishtë nuk guxojnë të shiten e nuk munden t’u fshihen pas ndërkombëtarëve”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …