vipa
vala – old
driloni com
mbpzhr
muqa 900
Fillimi / Zgjedhjet vendore 2017 / Abrashi për “Lakërishtën”: Rregullimi i platosë, një mbikalim dhe rregullim i fasadave prioritet
Abrashi për “Lakërishtën”: Rregullimi i platosë, një mbikalim dhe rregullim i fasadave prioritet

Abrashi për “Lakërishtën”: Rregullimi i platosë, një mbikalim dhe rregullim i fasadave prioritet

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, gjatë një vizite në lagjen “Lakërishte”, ka prezantuar planin për investime, i cili përfshin rregullimin e platosë, ndërtimin e një mbikalimi në Sheshin “Bill Clinton”, rregullimin e fasadave. “Është e papranueshme gjendja në të cilën ndodhet platoja në Lakërishte. Ne do të investojmë dhe do ta shndërrojmë në një vend të bukur dhe atraktiv për banorët. Në këtë lagje kemi planifikuar investime në ndriçimin publik dhe do të vendosim kamera në pikat kryesore për të rritur nivelin e sigurisë”, ka thënë Abrashi.

Sipas tij, një projekt tjetër për këtë lagje është rregullimi i transportit publik dhe ndryshimi i vendit të stacionit aktual, pasi që nga ekspertët është konsideruar se ndodhet në vend joadekuat dhe po shkakton kolona në trafik. “Për të lehtësuar qasjen nga njëra anë e rrugës në tjetrën, sidomos të nxënësve, ne do të ndërtojmë një mbikalim në Bulevardin “Bill Clinton”. Do t’i rregullojmë hapësirat gjelbëruese dhe do t’i mirëmbajmë  e atyre ekzistuese”, tha Abrashi. Abrashi potencoi se banorët e Lakërishtës do të përfitojnë edhe nga projektet tjera në nivel të kryeqytetit, siç është Fondi i Punësimit, mbjellja e 10 mijë drunjve çdo vit, investimet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi etj.