muqa 900
mbpzhr
vala – old
vipa
driloni com
Fillimi / Dëshmorët / Afrim Xhavit Bajraktari (18.9.1971 – 5.9.1998)
Afrim Xhavit Bajraktari (18.9.1971 - 5.9.1998)

Afrim Xhavit Bajraktari (18.9.1971 – 5.9.1998)

Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Drenoc të Za- triqit të Anadrinit më 26 prill të vitit 1998, mundësoi përshpejtimin e di- namikës së shtrirjes jo vetëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kah Anadrini, por edhe të operacioneve të kësaj ushtrie që do të dëshmonin prezencën e “Djelmoshave të Adem Jasharit” nëpër akset e magjistraleve dhe të rajonaleve, deri në kufirin shqiptaro-shqiptar,  veçanërisht përgjatë akseve të magjistrales Prizren- Gjakovë dhe Prishtinë-Klinë. E tërë kjo u reflektua që në hapin e parë, pra më 26 prill të vitit 1998, kur luftëtarët e lirisë, ndërsa lëviznin nëpër aksin e magjistrales Prizren- Gjakovë, ndërmjet fshatrave Krushë e Vogël e Piranë, te ura mbi “Përronin e Keq” sul- muan dhe shkatërruan patrullën policore çetnike serbe, aksion ky ndër më të qëlluarit dhe ndër më të rëndësishmit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rrafshin e Anadrinit, prej Kromniku e deri në Prizren, e ku morën pjesë edhe disa prej anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Menjëherë, pas këtij aksioni, më 12 maj të vitit 1998, forcat e mëdha policore serbe, me pretekst për t’i tërhequr serbët lokalë të fshatit Bardhatin (ish-Bratotin) të Anadrinit, sulmojnë nga jugu ose nga Gardhishti te “Ura e Fshajt” në mënyrë që të de- përtojnë nëpër Drinas (ish-Ratkoc) të Anadrinit në fshatin Drenoc dhe kështu ta shkatërrojnë formacionin e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kazermuar në Drenoc të Zatriqit. Por, menjëherë, më 14 maj, pas dështimit të opsionit serb përreth fshatit Bardhatin, në “Qafën e Gardhishit” zhvillohet “Beteja e Gardhishit”, buzë “Urës së Fshajt”, në të cilën përjetësohet Mehedin Morina i Gllarevës, dhe ranë pikat e para të gjakut të dëshmorëve të lirisë në frontin e Anadrinit, ndërsa më 19 maj forcat policore serbe në aksin e rajonales Rahovec-Malishevë, jo larg “Mullinit të Aliagës” ekzekutojnë bujkun Ymer Delia dhe luftimet ndizen në tërë Rrafshin e Anadrinit, ndërsa formacionet e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krahas fshatit Drenoc zënë të mbijnë edhe në fshatrat e tjera përreth Drenocit e pastaj edhe në tërë Rrafshin e Anadrinit. Por, prej 25 majit, forcat e mëdha policore zënë të lëvizin nëpër aksin e rajonales Rahovec-Xërxë dhe më 27 maj ndërmjet fshatrave Fortesë e Xërxë, në Për- rudha përjetësohen: Feim Avdi Gashi i Drenocit të Zatriqit, Përparim Ali Thaçi i Landavicës dhe Sakip Xhemali Bellaqa i Burimit të Epërm, ndërsa plagoset rëndë Islam Isuf Gashi i Drenocit.

Kështu, më 6 qershor forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sulmohen në Drinas (ish-Ratkofc) dhe në këto luftime në altarin e lirisë përjetësohet dëshmori Nazer Veli Krasniqi, më 19 qershor, luftëtarët e lirisë  sulmohen në fshatin Kromnik, më 18 korrik në Fortesë e më 19 e 25 korrik, në “Rrasat e Rahovecit” dhe në “Lugun e Gjeraqinës” në drejtim të Malishevës.

Më 3 shtator 1998, gjatë luftimeve në “Qafën e Dëshmorëve ”përreth“ Lugut të Akavaneve” të Zatriqit, luftëtarët e lirisë zhvilluan një veprimtari të ngjeshur të rraf- sheve logjistike, informative dhe operative në terrenin të cilin më vonë do ta mbulojë Brigada 124 “Gani Paçarizi” e Zonës Operative të Pashtrikut, e lindur në fshatin Drenoc të Zatriqit dhe e shtrirë shumë shpejt në tërë arealin luftarak të Anadrinit.

Në betejat e përmendura të Anadrinit, veçanërisht gjatë luftimeve në drejtim të “Majës së Zatriqit” e kah “Maja e Kikës” në drejtim të fshatrave të Llapushës, Burim (ish-Javiq) dhe Gurbardh (ish-Carravranë), por gjithashtu edhe kah Palusha (ish-Palluzha) dhe Kromniku (ish-Kramaviku), buzë Drinit të Bardhë, forcat çetnike serbe pë- suan humbje dhe shkatërrim total, prandaj edhe nën hijen e turpit detyrohen të tërhiqen. Gjatë luftimeve në tërheqje, fillimisht kah Zatriqi, në drejtim të Rahovecit përjetësohen: Esat e Mazllum Kastrati dhe Xhafer Vehapi, të tretë luftëtarë të lirisë, sot dëshmorë të Kombit, në fshatin Lugmir (ish-Dabidol) përjetësohet Mark Sopjani, në Rogovë të Hasit, buzë Drinit të Bardhë plagoset për vdekje Fehmi Berisha i Ro- govës, ndërsa në fshatin Palushë, në altarin e lirisë përjetësohen luftëtarët Afrim Bajraktari e Shani Hoti, të dytë të Palushës.

Dëshmori i kombit Afrim Bajraktari është i lindur më 18 shtator të vitit 1971 në fshatin Palushë të Anadrinit. Është i biri i Xhavitit dhe i Bademes, bijë e Kastratëve të Damanekut të Llapushës e që në vatrën patriotike të Salih Bajraktarit të Palluzhës lindi Lulëzimin, Flamurin, Ganimeten, Sevdinë dhe Lauretën. Edhe pse në një gjendje të rëndë ekonimike, si bujk, Xhavit Bajraktari kishte dëshirë që Afrimin ta shkollojë. Shkollën fillore luftëtari i lirisë Afrim Bajraktari e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen në Klinë. Pati dëshirë që të studiojë në Universitetin e Prishtinës, por mundësitë materiale të familjes së përndjekur Bajraraktari, veçanërisht Xhaviti, si pasardhës i armiqve të përbetuar të sistemit komunist, nuk i premtonin që i biri të studionte. Gjatë organizimit të protestave të para kundër regjimit serb, Afrimi shquhet me pjesëmarrjen aktive dhe me qëndrimin në krye të organizimit.

Gjatë protestave të vitit 1990, kur në krye të të cilave, më 27 janar, qëndronte profesori Ukshin Hoti, Afrim Bajraktari ishte pranë dëshmorëve të parë të Anadrinit: Halim Hoti, Agron Fetahu, Nesimi Elshani dhe Hilmi Krasniqi. Pas përcjelljes së katër dëshmorëve, ndër Bajraktarët e Palushës fillojnë ndjekjet dhe persekutimet. Veçanër- isht ndiqeshin intelektualët e kësaj vatre patriotike të plakut Salih Bajraktari. Ndiqeshin Xhevdeti, Hysniu, Eqremi dhe Shaniu, por veçanërisht Afrimi, pasi nuk pranoi të luftojë kundër popullit kroat për çka edhe braktisi Ushtrinë Jugosllave.

Me daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Drenoc të Anadrinit, më 26 prill 1998, Afrim Bajraktari gëzohet pa masë, anagazhohet në sek- torin e logjistikës pranë formacionit të parë të fshatit Palushë dhe nën komandën e Qazim Hotit shtegton disa herë matanë Pashtrikut që të armatosej dhe t’i pajisë shokët me mjete luftarake. Pasi i përfundon stërvitjet luftarake në fshatin Zatriq, në opera- tivë kalon më 5 maj të vitit 1998 dhe bëhet pjesëtar i formacionit të fshatit Palushë, kompania e Palushës, Batalioni I, Brigada 124 “Gani Paçarizi”, Zona Operative e Pashtrikut. Me këtë formacion mori pjesë në Betejën e Bokave të Kromnikut (ish- Kramavikut) të Anadrinit më 16 qershor, në Betejën e Fortesës më 17 e 18 korrik, në luftimet përreth fshatrave Zaçishtë e Apterrushë dhe në shumë luftime të tjera. Për- jetësohet afër vendlindjes, në “Lugun e Doganit” më 5 shtator të vitit 1998. Pas shumë përpjekjeve të banorëve të fshatit Palushë dhe të të vëllait, Lulzimit, trupi i pajetë i dëshmorit të kombit Afrim Bajraktari tërhiqet dhe në prezencën e bashkëfshatarëve përcillet në amshim, më 6 shtator në varrezat e fshatit Palushë.

Për heroizmin e luftëtarit të lirisë Afrim Bajraktari kanë shkruar: Aurelë Hoti, Bedri Dulaj, Milazim Bajra dhe Agim Metbala, ndërsa vëllezërit Çeta nga Tërbuhoci, me këngën “Dëshmorët e Palushës”, i këndojnë heroizmit të Afrim Bajraktarit dhe bashkëluftëtarit të tij, Shani Hotit. Sot, në oborrin e Shkollës Fillore të fshatit Pal- luzhë shkëlqen lapidari për dy dëshmorë dhe viktimat e luftës së Anadrinit, ndërsa edhe rruga me emrin e Afrim Bajraktarit ruan nderin dhe respektin për dëshmorin e Palushës dhe për luftimet heroike të areales luftarake të Anadrinit.

Afrimi ishte bashkëshorti i Belkizë Jançishtës nga Rahoveci dhe babai i Gen- tianës, tashmë e rritur që shkruan ese e faqe ditari për trimërinë e t’et dhe të Bajrak- tarëve të tjerë të Palluzhës dhe ëndërron të bëhet mjeke e ta ndjekë rrugën e xhaxhallarëve, dr. Sadriut e dr. Shaniut. (S. C.)