Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Kur harrohet Sakramenti i pendesës!

 Në komunitetin shumë fetar të kulturave të ndryshme të Michiganit çdo thirrje zë tubimi, është zë takimi dhe zë miqësie zemërmadhe, ku ka plotë energji të pashterrur… Shqiptaro-amerikanët gjejnë inspirim te njëri tjetri, te emrat kontribues që u dalluan me punën e tyre, aktivitetin atdhetar, donacionet, sponsorimet dhe bëmirësitë e tyre, por edhe me luftarët e lirisë për çlirimin e tokave shqiptare.  Rrallë i takon ulur, shumica e tyre qëndrojnë në këmbë me orë të tëra në vendet e punës, apo në “truck”-et e tyre anekëndë Amerikës. Ardhacakët nga tokat shqiptare përveq gjuhës së përbashkët i lidhë edhe kultura, respekti për njëri tjetrin në suaza miqësore. Çuditërisht me vete kanë bartur edhe dallimet sociale, ato dialektore, krahinore dhe fetare. Bile katër qendrat fetare janë bërë edhe qendra të dominimit kombëtar ku shqiptaria matet aq sa u lënë hapësirë krerët fetarë, aty ndërtohen politika grindavece mujsharësh. Qendrat kulturore janë të zëvendësuara me lokale private ku tymoset duhani dhe frekuentuesit dehen nga rakia “homemade …

Shqiptaro-amerikanët shquhen me vepra të mira solidariteti, çdo herë mysafirët falënderohen me fjalë të zgjedhura duke iu dëshiruar mirëseardhje; edhepse të mirat vijnë prej tyre dhe xhepit të tyre, të thellë, sikurse t’ishite buxhet popullor në të cilin kanë qasje të vazhdueshme shqiptarët në komunitetin e Michiganit.

Kush falenderon për ardhje-shkuarjet, sigurisht e qëlloni me të parën, kush tjetër përveç vullnetmirët që shpërndajnë mesazh paqe dhe afrie, kjo ndodhi me rastin e festimit jubilar njëshekullor, 100 vjetorin e pavarësisë. Ndue Ftoni i bashkoi të gjithë…  ai dhuroi miqësinë falas, dha donacione për shkrimtarë, për televizionet lokale, ai ndihmoi në Shqipëri dhe kudo tjetër, buxheti i tij ishte i pashterrshëm, është tamam filantrop…

 Nuk është hera parë që u organizuan takime bashkuese, por ky organizim që do të mbahet në mend gjatë në mbamendjen e shqiptarëve u organizua nga vullnetmirët pa çati shoqatash që strehohen në “klubet” fetare, dhe ku gatisin skenare morbide për heqje kokash të shqiptarëve dhe boshnjakëve. A nuk ishte ky një racizëm i heshtur dhe i paparë në historikun e shqiptarëve si komb. Dhe në vendëse të pasojë vetkritika që do të qetësonte shpirtërat, dhe këtë ta bënte njeriu që është i thirrur të falë mëkatet e atyre që rrëfehen bënë mëkatin edhe më të madhë duke përfshirë grixhën e tij, duke dalur edhe me libër me plotë të pavërteta të rrëfyera në veten e parë. Është e mjaftueshme që libri kushtuar aktivitetit kombëtar dhe fetar të Dom Anton Kçirës me titull “Don Anton Kçira në jubileun e 50-vjetorit të meshtarisë” të përmbante pjesët e aktivitetit të tij, por jo të ripërtypte ngjarjen që tronditi kombin, dhe për të cilë ngjarje shkruajti shtepi amerikan dhe reagoi vetë Dioqeza e Detroitit, duke pensionuar priftin të cilin shtypi e cilësonte si kontraverz.

Pra në vendëse të krijohet klima e mirëbesimit kalon në hipokrizi të pashembëllt, viktima gjykohet sërish dhe grixha hesht sërish, humb domethënia e pendesës dhe lutjeve fetare…  Mua vërtetë më dhimbset ai njeri, nuk është se nuk ka bërë vepra të mira, por ai u instrumentalizua nga grixha grindavece, ngase duke e madhëruar veprën e tij pa një sy kritikë po e ngarkoni me mëkate të reja. Ju lutem lëreni atë të pendohet në qetësi për fjalorin e papërshtatshëm, jo duke akuzuar viktimat e fjalorit fyes më një shpifje të re se fjalët e thëna ishin montim. Sakramenti i pendimit dhe pajtimit është një nga shtatë sakramentet e Kishës Katolike, në të cilën besimtarët marrin aprovimin për mëkatet e kryera kundër Perëndisë dhe të afërmit dhe janë pajtuar me bashkësinë e Kishës. Në Kishën Katolike Romake prifti ngarkohet me disa aspekte të administrimit të sakramentit të pendesës. Pra ku mungon sinqeriteti dhe ndershmëria humbë humanizmi..

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …