Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Unë “zezaku i bardhë” lëkurë-rjepur i “Arabistanit”!!!

Ne ishim pa miqe, eshte fat qe nuk jemi zhbere, shume popuj autokton, te vjeter ne bote, kane humbur krejt!!! Eshte rregull kudo ne bote ardhacaket zgjerohen, zhvillohen, punojne me shume, arsimohen me shpejt se vendasit dhe keshtu zene hapesiren.

Arsyetohemi se nuk patem miqe, por ne ndertuam perandorite te tjereve dhe luftuam për të tjeret, si ndodhi qe aq luftare qe ishim, mbetem kaq shume te rrudhur.

Keni pare qe brenda nesh eshte e strehuar urrejtja, ne pothuajse kemi harruar krimet serbe dhe hasmohemi me njeri tjetrin e lendojme e linqojme tjetrin aq rende, saqe marrim te drejte t’ia nderrojme ngjyren e gjakut. E perjashtojme nga fisi, e linqojme  edhe kombin ia nderrojme. Ç’eshte kjo urrejtje e pafat dhe mallkuese???

Vertete befasohem me bashkefolesit e mi qe me ndalojne ti them vetes shqiptar! Ma zejne fjalen ne fyt dhe me urdherojne te flas fjalet e tyre qe t’me rrahin supet.

Me paskan lazdruar me 6-8 oze mish qe paskam ngrene ne tavolinat e tyre, derisa kuptova se jam “zezaku i bardhe”. Me paskan ftuar te perulem para tyre dhe te flas ashtu si t’me diktojne ata. Ç’eshte kjo çorodi e orkestrar!!!

Me ofenduan ne nane e babe, me quajten njeri i urryer , më grine, më masakruan, bishtin ma vune dhe ma rjepen, gje pa thene nuk lane. Me kercnuan anash e drejteperdrejte, me thane duro fyerjen “zezaku i bardhe”, se ate qe shiqove dhe degjove ishte montim, syte dhe veshet te kane lene!

 Dhe une nuk jam si ju, te gjitha hallall ua beje!!! Ju më mohuat etnin ne emer te fese suaj te bardhe. Por si ndodhi te punoj me familiaret e mi ne dy kisha: ne “Our Lady of Sorrows” dhe te flase per kombin dhe te shkruaj ne gazeten e “Unitarian Universalist Church”. Athua pse më intervistuan gazetaret amerikane, duke shkruar për mua dhe familjen time ne faqen e pare te gazetes me tirazhin më të madhe ne Michigan “Detroit News”. Athua kend perfaqesuan femijte e mi ne gara boterore duke u bere kampione shteti dhe bote. Si ndodhi qe te kam aq miqe amerikan dhe ju shqiptaret e mi te linqoni “zezaket e bardhe” te Arabistanit!!! Kush ju edukoj keshtu, kush ua mesoje kete gjuhe te urrejtjes!!!

Une “zezaku i bardhe” lekur-rjepur, dhurues vullnetar i gjakut, grupi RH A+, jam i hapur për të gjithe ata qe kane nevoje per gjak te fresket cilesor, ngjyre kuq si gjaku!!!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …