Agjencia Kadastrale e Kosovës merr pjesë në Asamblenë e “Eurogeographics”

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr. Murat Meha është duke marrë pjesë në Asamblenë e Jashtëzakonshme Vjetore të “Eurogeographics”, trup ky i përbërë nga të gjitha autoritetet për kadastër, pronë dhe hartografi në shtetet e Evropës ku si anëtare e barabartë është edhe Republika e Kosovës përfaqësuar përmes Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Në këtë Asamble të jashtëzakonshme e cila është duke u mbajtur në Leuven të Belgjikës pritet që të prezantohen zhvillimet dhe avancimet në administrimin e tokës në përgjithësi, dhe kadastrës e hartografisë në veçanti. Kryefjala e aktiviteteve në këtë asamble do të bie mbi politikat e reja zhvillimore që do të rezultojnë me të dhënat të hapura, me shfrytëzimin të produkteve përmes qasjes së shpejtë dhe të saktë. Po ashtu, në këtë Asamble është shtruar edhe kërkesa që institucionet e BE-së të harmonizojnë mes vete të gjitha bazat e të dhënave.

Prof. Dr. Murat Meha gjatë takimeve të ndryshme në këtë Asamble pritet të prezantojë të arriturat e Agjencisë në fushën e administrimit të tokës, sistemet për administrimin e kadastrës e regjistrave pronësorë, infrastrukturën shtetërorë të të dhënave hapësinore dhe harmonizimin e të dhënave hapësinore me ato të shteteve anëtare të BE-së, sfidat me të cilat Agjencia ballafaqohet si dhe vizionin e AKK për të ardhmen. Po ashtu, duke marrë parasysh se në këtë takim pritet të marrin pjesë ekspertët me renome botërore në fushat e sipër përmendura, edhe shkëmbimi i informacioneve dhe përvojave mes përfaqësuesve të shteteve të ndryshme do të jetë e interesit të veçantë për Agjencinë Kadastrale të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …