Agzim Gashi: Historia e shkurtër e Finlandës

Agzim Gashi: Historia e shkurtër e Finlandës

Koha e lashtë

Njerëzit e parë në Finlandë kanë arritur pas përfundimit të kohës së fundit të akullit rreth vitit 7 000 p.e.s. Finlandezët e hershëm gjatë kohës së gurit ishin gjuajtës dhe mbledhës. Pas viti 2 500 p.e.s ata kanë jetuar nga bujqësia. Rreth vitit 1 500 p.e.s mësuan të bëjnë mjete të ndryshme dhe armë nga bronzi ndërsa rreth vitit 500 p.e.s mësuan të përdorin hekurin. Në këtë kohë finlandezët kishin shumë pak apo aspak kontakte me qytetërimet klasike të Greqisë dhe Romës.

Sa i përket historisë Finlanda nuk ka pasur ndonjë emërtim të posaçëm por historia e saj lidhet ngushtë me historinë e shteteve skandinave apo ndryshe mund ta ndajmë në tri periudha të rëndësishme, ajo nën administrimin e Suedisë nga shekulli 12 deri në vitin 1809, si autonomi nën sundimin e Rusisë nga 1809 – 1917 dhe nga shpallja e pavarësisë me 6 dhjetor 1917 e deri në ditët e sotme.

Finlanda nën sundimin e Suedisë

Historia e regjistruar në Finlandë ka filluar në shekullin 12 nga 1120 misionarët e krishterë që kishin vepruar atje. Ata ishin të gatshëm të përdorin forcën për ta konvertuar popullatën në idetë e tyre. Mbreti suedez Eric udhëhoqi një kryqëzatë në vitin 1157 i ndihmuar nga një peshkop anglez (Henri i Uppsales). Pas largimit të ushtarëve suedez, Henri qëndrojë dhe ai u martirizua. Më vonë ai u bë mbrojtësi i shenjtë i Finlandës.

Edhe pse gjatë kësaj kohe ndikimin më të madh e kanë pasur suedezët, ata nuk kanë qenë të qetë nga fqinjët e tyre ku danezët përkohësisht pushtuan Finlandën në vitin 1191 dhe 1202 mirëpo edhe suedezet ishin të etur që të zotëronin më shumë hapësira duke u munduar ti marrin disa pjesë të Karelisë dhe kjo më në fund përfundojë me paqe ne vitin 1323 dhe Karelia mbetet pjesë e Novogordisë (sot pjesë e Rusisë).

Gjatë kësaj kohe shumë suedez emigruan në Finlandë dhe pas vitit 1323 ajo u bë një provincë e Suedisë. Ligji suedez erdhi për tu aplikuar (edhe pse ishte rrëmbyer nga zakonet finlandeze) dhe nga viti 1362 ju lejohet finlandezëve për të marrë pjesë në zgjedhjen e një mbreti suedez. Qendra kryesore në atë kohe ishte qyteti i Turkut i formuar në mes të shekullit 13 duke u bërë edhe si selia e peshkopit.

Finlanda  në vitet 1 500 – 1 800

Gjatë kohës së mbretit suedez Gustav Vasa në vitin 1550 themelohet qyteti i Helsinkut nën emrin Helsingfors, por mbetet më shumë si një fshat peshkimi për më shumë se dy shekuj.

Reformimi nga kisha katolike që kishte ndikim edhe në Suedi, fillojë në fillim të shekullit 16-të por kulmin e ndryshimeve të mëdha e arriti edhe në kulturën e gjuhës finlandeze ku me 1548 peshkopi i Turkut, Mikael Agricola (1510 – 1557) përktheu Dhiaten e Re në finlandisht duke krijuar edhe gjuhën e shkruar finlandeze. Pas vdekjes së peshkopit, finlandezët ishin me vendosmëri tek besimi i kishës Luterane ndërsa bibla e plotë u shfaq në finlandisht me 1642.

Me 1596-97 fshatarët finlandez ngritën në kryengritjen e quajtur si “Lufta me topa” apo fin. Nuijasota (e quajtur kështu për shkak se fshatarët ishin të armatosur me armë të ndryshme si shkopinjë, shpata, disa armë zjarri, dy topa etj. ndërsa armiqtë ishin të armatosur me armë shumë më të rënda). Fisnikët shtypen rebelimin dhe më pas gjendja fshatare nuk u përmirësua por Finlanda u bë një pjesë integrale e Suedisë.

Fundi i shekullit të 17-të dhe fillimi i 18-të ishin vite të vështira për finlandezët. Në 1695-1697 ka pasur një zi të madhe urie. Kequshqyerja dhe sëmundjet reduktuan popullsinë e Finlandës me rreth një të tretën. Disa historian këtë e quajnë si viti i shumë vdekjeve pasi brenda dy viteve vdesin rreth 150 000 vetë dhe kjo merret edhe si katastrofa me e madhe demografike. Ndikimi i kësaj urie ishte edhe në disa shtete baltike si pjesë e Suedisë si dhe Norvegji si pjesë e Danimarkës por shkallën më të lartë e kishte në Finlandë dhe një pjesë të Suedisë së sotme.

Në histori përmendet edhe Lufta e Madhe Veriore 1709 – 1721 ku në vitin 1713 rusët pushtuan Finlandën dhe marshuan nëpër atë. Ushtria suedeze-finlandeze bëri një qëndrim të fundit por prapë u mundën dhe gjatë kësaj kohe shumë finlandez kishin ikur për në Suedi dhe fshatarët e kishin më të vështirë por megjithatë ata u munduan të bënin luftë guerile, e njohur si periudha me vuajtje të mëdha. Në vitin 1721 u arritë paqe me Rusinë por mbreti suedez duhej të dorëzoj disa pjesë të Finlandës jug-lindore. Deri në vitet 1800 kishin ndodhur edhe disa luftëra ku ndër to përmenden luftërat gjatë viteve 1741 – 1743 dhe përsëri 1788 – 1790.

Finlanda nën sundimin e Rusisë (Duka i Madh)

Kur Suedia humbi pozitën e saj si një fuqi e madhe në fillim të shekullit 18-të, presioni rus në Finlandë u rrit prandaj edhe finlandezët u përkulën në mënyrë të pashmangshme. Gjatë disa përleshjeve në mes forcave ruse dhe atyre suedeze me 1808, vjen deri tek përfundimi i sundimit suedez dhe më në fund finlandezët bëjnë paqe me Carin ku Finlanda shkëputet përfundimisht nga Suedia në 1809.

Gjatë periudhës së Suedisë, Finlanda ishte thjesht një grup i krahinave dhe jo një entitet kombëtar. Ajo është qeverisur nga Stokholmi, kryeqytet i krahinave finlandeze në atë kohë. Kur Finlanda u bashkua me Rusinë në vitin 1809 ajo fitojë një autonomi. Duka i Madh ishte perandori rus, përfaqësuesi i të cilit në Finlandë ishte guvernatori i përgjithshëm.

Në mars 1809 një formë e parlamentit finlandez pranoi perandorin Car Aleksandri I si sundimtar të tyre apo Duka i Madh i Finlandës që sundoi nga 1809 – 1825. Ai u pajtua se Finlanda do të bëhet më tepër një territor që sundohet nga një Duke apo Dukesh se sa një pjesë e Rusisë dhe ai premtoi se do të respektojë ligjet finlandeze. Në 1812 Cari lëvizi kryeqytetin e Finlandës nga Turku në Helsinki dhe më vonë edhe universiteti i cili është formuar në Turku me 1640 u zhvendos në Helsinki me 1828.

Senati ishte si organi më i lartë drejtues, anëtarët e të cilit ishin finlandezë. Çështjet që kanë të bëjnë në Finlandë u prezantuan tek perandori në Shën Petersburg nga Sekretari i shtetit të Finlandës. Kjo do të thotë se administrata e Finlandës u trajtua drejtpërdrejt nga perandori dhe autoritetet ruse nuk ishin në gjendje për të ndërhyrë.

Në fund të shekullit 19-të nacionalizmi finlandez filloi të rritet. Si fillim në 1835 Elias Lönnrot botoi një përmbledhje të poezive popullore finlandeze të quajtura Kalevala dhe pas viti 1850 interesi në gjuhën dhe kulturën finlandeze u rrit më fortë. Në vitin 1858 u hap shkolla e parë e gramatikës finlandeze dhe nga viti 1889 gjysma e shkollave gramatikore në Finlandë flisnin vetëm gjuhën finlandeze.

Përveç ndryshimeve kulturore, pati edhe ndryshime tjera ekonomike ku me 1856 u ndërtua kanali Saimaa i cili i mundësoj finlandezëve që të eksportojnë lëndë nga druri më lehtë nga pyjet e tyre të mëdha për në Evropën perëndimore.

Revolucioni rus i vitit 1905 i dha Finlandës një hapësirë të përshtatshme në krijimin e një organi të ri legjislativ për të zëvendësuar parlamentin e vjetër. Në 1906 një asamble e re u zgjodh për të zëvendësuar parlamentin e vjetër dhe këtë herë të gjithë njerëzit janë lejuar të votojnë dhe në atë kohë kjo ishte reforma më radikale parlamentare në Evropë. Gratë finlandeze ishin të parët në Evropë për të fituar të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare dhe i treti në botë, pas Zelandës së Re dhe Australisë që ka lejuar të votojnë gratë në zgjedhjet kombëtare. Në vitin 1907 femra finlandeze u bë femra e parë në botë për të fituar një vend në parlamentin kombëtar.

Finlanda në fillim të shekullit 20-të dhe lufta e dytë botërore

Edhe pse në vitet e fundit të sundimit Cari kufizoj rëndë fuqinë e legjislaturës finlandeze, në mars të vitit 1917 largohet dhe më pas në korrik parlamenti finlandez deklaroi se ai kishte autoritet në të gjitha çështjet, përveç politikës së jashtme dhe më pas me 6 dhjetor 1917 parlamenti finlandez aprovon deklaratën të hartuar nga senati ku shpall Finlandën si republikë e pavarur.

Pas shpalljes së pavarësisë nga Rusia, partitë e krahut të djathtë dhe të majtë në Finlandë kishin një përçarje dhe nga kjo në janar të vitit 1918 pasoj edhe lufta civile ku të majtët (grupi i të kuqve) organizuan një grusht shtet dhe qeveria u detyrua të largohej nga Helsinki.

Me ndihmën e gjermanëve dhe në krye me gjeneralin Gustaf Mannerheim (1867-1951) që udhëhoqi të djathtët (grupi i të bardhëve) nga mesi i majit shkatërrojnë rebelimin dhe më pas janë ekzekutuar rreth 8 000 të grupit të kuq dhe 12 000 tjerë vdiqën në kampet e burgut.

Në tetor 1918 një princ gjerman, Charles Frederiku i Hesse-së u bë mbret i Finlandës. Megjithatë sundimi i tij ishte shumë i shkurtër pasi Gjermania nënshkroi armëpushimin me 11 nëntor 1918 dhe gjenerali Mannerheim u be udhëheqës i vendit. Kjo është periudha kur thuhet se Finlanda ka pasur mbretëri. Menjëherë pas kësaj, në vitin 1919 Finlanda fitoi një kushtetutë të re dhe në korrik 1919 zgjidhet presidenti i parë i Finlandës Kaarlo Juho Ståhlberg duke zëvendësuar gjeneralin Mannerheim dhe Finlanda u bë një republikë e pavarur.

Në gusht të vitit 1939, Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan një pakt jo-agresiv apo mos-sulmim, i cili përfshinte një protokoll sekret që e drejton Finlandën në sferën e interesave sovjetike. Kur Finlanda refuzoi të lejojë Bashkimin Sovjetik për të ndërtuar bazat ushtarake në territorin e saj, kjo e fundit tërhoqi paktin e mos-sulmimit të viti 1932 duke e sulmuar Finlandën me 30 nëntor 1939.

Kjo luftë e quajtur si Lufta e Dimrit kishte një mbrojtje të fortë nga ana finlandezeve të cilët luftuan trimërisht por më në fund pas depërtimit të ruseve në linje e udhëhequr nga gjenerali Mannherheim, ata detyrohen të kërkojnë paqe dhe lufta përfundon me një traktat të paqes të hartuar në Moskë më 13 mars 1940, duke i dhënë pjesën jug-lindore Bashkimin Sovjetik dhe humbje me rreth 22 000 të vrarë në Finlandë.

Kur Gjermania pushtoi Bashkimin Sovjetik në verën e vitit 1941, Finlanda hyri në luftë në krahun e Gjermanisë. Finlandezët e quajtën atë lufta e vazhdimit dhe shpejt rimorën territoret e tyre.

Megjithatë, në dhjetor 1941 Britania i shpalli luftë Finlandës dhe pas disfatës gjermane në Stalingrad në vitin 1943 finlandezët kuptuan se duhet të largohen nga lufta.

Negociatat filluan në mars 1944, por Finlanda refuzoi kërkesat ruse. Megjithatë humbja ishte e pashmangshme dhe Finlanda bëri një armëpushim me Rusinë më 5 shtator 1944. Pas luftës Finlanda u detyrua të dorëzoj sasi të mëdha të territorit Rusisë ku përveç pjesës jug-lindore, ata humbën edhe një pjesë në oqeanin arktik në veri. Finlandezët gjithashtu kishin për të paguar dëmshpërblime. Lufta e vazhdimit u kushtojë finlandezeve 85.000 jetë ndërsa kushtet e armëpushimit u konfirmuan në traktatin e Parisit të bërë me Rusinë në vitin 1947.

Gjenerali Gustaf Mannerheim u bë president i republikës në fund të luftës. Ai u pasua në vitin 1946 nga J. K. Paasikivi (1870-1956), qëllimi i të cilit ishte për të përmirësuar marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik.

Koha pas luftës së dytë botërore dhe historia moderne

Ngjarje të rëndësishme pas luftës se dytë botërore shënuan mbajtja e lojërave olimpike verore në Helsinki më 1952 dhe më pas në vitin 1955 bashkimi në OKB dhe Këshillin Nordik.

Ndër arritjet tjera kryesore me vendet Nordike janë edhe krijimi i një tregu të përbashkët të punës më 1954 dhe bashkimi i pasaportave për lëvizje të lirë më 1957 të cilën e zgjerojnë edhe me shtetet tjera të zonës Shengen nga 25 mars 2001. Në vitin 1995 Finlanda i bashkohet BE-së ndërsa në vitin 1999 i bashkohet monedhës së përbashkët Euro. Finlanda bënë pjesë në shumë organizata ndërkombëtare dhe gëzon një mbështetje nga shumica e vendeve të botës si një shtet paqësor ku si shembull kemi vlefshmërinë e pasaportës finlandeze që zëne vendin e parë për lëvizje të lirë.

Urho Kekkonen, i cili u zgjodh president në vitin 1956, ka punuar shumë për të rritur lirinë e veprimit dhe tolerancës në politikën e jashtme, duke ndjekur një politikë aktive të neutralitetit. Kjo ishte e qartë për shembull në nismat e ndërmarra nga Finlanda, të tilla si Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) e mbajtur në Helsinki në verë 1975.

Kekkonen ka udhëhequr Finlandën për 26 vite duke shërbyer më së gjati në postin e presidentit dhe jep dorëheqje për shkak të shëndetit të dobët. Pasimi i tij vjen nga Mauno Koivisto prej 1982-1994 duke u pasuar pastaj tek i shumë respektuari i shqiptarëve Martti Ahtisaari 1994 – 2000 dhe pastaj presidentja e parë femër Tarja Halonen 2000 – 2012 e deri tek presidenti i tanishëm Pauli Niinistö.

Burimet e informacioneve:

Agzim Gashi – magjistër i historisë

Portali zyrtar i turizmit – www.visitfinland.com

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË - I

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – I

Dokumentet britanike për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, sjellin para lexuesit informacione të rëndësishme, …