Krimet serbe ndaj shqiptarëve

Ahmet Qeriqi: Serbizimi dhe kolonizimi i Kosovës gjatë viteve 1912-1941, sipas disa dokumenteve serbe të kohës

Ahmet Qeriqi
Ahmet Qeriqi

Kolonizimi i Kosovës me serbë  ka filluar qysh prej pushtimit të këtyre viseve në vitin 1912 dhe ka vazhduar në mënyrë intensive deri në vitin 1941, kur Jugosllavia kishte kapitulluar.

Kolonizimi është bërë sipas bindjes së kreut politik e ushtarake të Serbisë se përbërja kombëtare të Kosovës duhet të ndryshohej dhe atje të vendosej elementi i “shëndoshë serb”, duke vënë në jetë metodat e dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve nga Kosova ose asimilimin dhe serbizimin e tyre. (Aleksandar Pavlović, Prostorni raspored Srba i Crnogoraca kolonizovanih na Kosovo i Metohiju u periodu između 1918- 1941. godine)

Gjatë asaj periudhe kohore janë vendosur në Kosovës rreth 65 mijë familje serbe e malazeze  nga Serbia, Mali i Zi dhe nga krahina të tjera të Jugosllavisë. Krahas kolonizimit është aplikuar edhe  e ashtuquajtura, “Reformë agrare”, e cila kishte për qëllim t’ ua merrte tokat shqiptarëve dhe t’ ua bënte tapi kolonëve serbë, me qëllim që elementi sllav të dominonte dhe të bëhej faktor kryesor në Kosovë. Edhe pse këto projekte kombëtare të Serbisë kishin prioritet financiar dhe mbështetje parësore institucionale, Qeveria në Beograd e as serbët nuk kishin arritur atë që kishin synuar për 30 vjet rresht. (Vladan Jovanović, Tokovi i ishod međuratne kolonizacije Makedonije, Kosova i Metohije).

Megjithatë  periudha e kolonizimit, serbizimit të Kosovës dhe shqiptarëve përgjithësisht, si dhe dëbimit e likuidimit fizik të tyre, e kishte bërë të vetën,  meqë “Kralevina” me metoda represive shtetërore, me lejen e të gjitha shteteve të Evropës dhe përkrahjen e fuqishme të Rusisë kishte arritur të vendoste në Kosovës rreth 200.000 serbë e malazez, të cilët posedonin më shumë se gjysmën e pasurive tokësore të Kosovës. Rezultatet 30-vjeçare të angazhimit maksimal shtetëror në drejtim të kolonizimit dhe serbizimit të Kosovës u  shkatërruan në vitin 1941, kur Jugosllavia e Versajës kishte kapitulluar dhe kur Kosova dhe viset shqiptare u ndanë mes Italisë, Gjermanisë e Bullgarisë. Një pjesë e madhe e kolonëve serbë, nga frika e hakmarrjes kishte ikur nga Kosova dhe ishte kthyer në vendet e origjinës.

Është me rëndësi të theksohet një fakt shumë me interes. Nga Kosova nuk ishte larguar elementi  vendor serb, i cili në një përqindje  1 me 10 në krahasim me popullatën shqiptare, kishte mbijetuar në Kosovë që nga Mesjeta. Ky element popullor serb është  quajtur “raja”, dhe  ishte një përzierje racore serbe rumune, të cilët në popull njihen me emrin “serbët e butë”.

Mes viteve 1919-1927, në Kosovë ishin themeluar 245 vendbanime serbe, kryesisht në zonat rurale,  atje ku kurrë nuk kishte pasur element etnik  të kësaj popullate. Në Dukagjin ishin vendosur rreth 1.400 familje nga Mali i Zi, të cilëve, regjimi iu kishin ndërtuar shtëpitë  dhe iu kishin bërë tapi rreth 20.000 hektarë tokë pune në relacionin: Prizren Gjakovë Pejë, rreth Drinit, me qëllim për të vendosur element sllav në kufirin mes Kosovës e Shqipërisë.

Për kolonët  deri në vitin 1935 ishin ngritur mbi 11. 237 shtëpi banimi.

Në vitin 1936 kishte filluar një vale e re e uzurpimit të tokave të shqiptarëve, të cilëve u kishin lënë vetëm gjysmë hektari tokë pune, ndërsa kolonëve të paktën 8 hektarë tokë të zgjedhur  në vendet më të pëlleshme. Qëllimi i regjimit ishte që shqiptarët nga represioni i tillë ekonomik e  fizik të kërkonin të shpërnguleshin në Turqi, ose t’ i nënshtroheshin asimilimit total.   Për këtë qëllim Serbia kishte hapur edhe disa shkolla në gjuhën serbe ku fëmijët shqiptarë detyrimisht duhej të mësonin vetëm gjuhën serbe dhe  nuk guxonin as edhe të flisnin në gjuhën e tyre.

Kolonizimi kishte zgjatur deri në vitin 1941. Deri në atë kohë  në Kosovë ishin krijuar disa dhjetëra enklave në Fushë Kosovë, Kastriot, (ish Obiliq), në Orloviq, Svraçak, Rufs Grackë, Llazarevë, Jugoviq dhe shumë enklava të tjera. Në vitin 1939, si rezultat edhe i arritjes së marrëveshjes “Konventës Jugosllave turke” për shpërnguljen masive të shqiptarëve në Turqi, në Kosovë ishin vendosur  54.000 serbë e malazez, 4.500 kroatë, 150 sllovenë dhe shumë romë të ardhur nga Serbia të cilët shteti nuk i kishte regjistruar.  Kolonizimi dhe përpjekja për serbizimin e Kosovës e kishin rritur në masë të madhe konfliktin historik serbo-shqiptar.

Në një tabelë të kohës lidhur me kolonizimin deri në vitin 1939 janë evidentuar këto shifra zyrtare të kohës:

Në Ferizaj me rrethinë janë vendosur 15.381 kolonë serbë, malazezë e të tjerë.

Në Gjakovë me rrethinë: 15.824.

Në Prizren rreth, 3.084

Në Pejë dhe në fshatra të Dukagjinit rreth  13.376

Në Mitrovicë,    429

Në Vushtrri, 10.169

Gjithsej: 58.263

Është me rëndësi të përmendet fakti se edhe krahas përpjekjeve që Serbia kishte bërë për serbizimin dhe kolonizimin e Drenicës, në këtë rajon të Kosovës nuk kishte arritur të vendoste më shumë se disa dhjetëra familje, edhe pse me ligjin për Reformën  agrare në çdo  fshat kishte ndarë nga dhjetëra e qindra hektarë tokë, por serbët nuk mbijetuan dot në një territor krejtësisht të pastër etnik. Po ashtu popullata e Drenicës ishte në luftë të pandërprerë me pushtetin, dhe drenicasit  nuk lejonin vendosjen e serbëve duke përdorur edhe metoda të kundërvënies fizike për dëbimin e tyre.  Edhe në rajonin e Llapit,  Karadakut e Gjilanit, procesi i kolonizimit nuk ka dhënë rezultate të pritshme për “Kralevinën”.

Kolonizimi afër 30 vjeçar i Kosovës nuk i kishte dhënë as për së afërmi rezultatet e dëshiruara për Qeverinë antishqiptare të Serbisë. Duke parë se krahas angazhimit të fuqishëm shtetëror dhe derdhje  së një pjese të madhe të buxhetit të Shtetit nuk ishin arritur rezultatet e pritura, Serbia ishte angazhuar në dëbimin masiv të shqiptarëve në Turqi, Shqipëri e gjetkë.

Drejtori i Lidhjes së Kooperativave agrare, Vasa Shaletiq, kishte bërë thirrje që shqiptarët në mënyrë masive të shpërnguleshin për në Turqi, ndërsa e kishte quajtur të gabueshëm, vendosjen e serbëve në mesin e gjysmë milioni të shqiptarëve, sa konsiderohej se kishte Kosova në atë kohë. Duke kritikuar Qeverinë për rezultate të mangëta e gjysmake, nacional-shovinisti serbo-rumun, Vasa Çubriloviq, në vitin 1937 kishte hartuar një elaborat, në të cilin parashihte mjetet e metodat për dëbimin, zhdukjen fizike të shqiptarëve  dhe spastrimin etnik të Kosovës. (Ante Beljo, Ideologija Velike Srbije)

Me qëllim të shartimit etnik të Kosovës dhe zhdukjes masive të shqiptarëve regjimi serb i Beogradit kishte angazhuar edhe Lëvizjen çetnike serbe, e cila terrorizonte shqiptarët, pa asnjë pretekst, me qëllim që t’ ua pamundësonte jetën në trojet e tyre etnike e historike. Regjimi kishte angazhuar çetat vrastare të Kosta Peçancit, Miliç Krstiqit, Jovan Babunskit, Vasilije Trbiqit, Sava Batares,  të cilët kryenin ekspedita me qëllim të shfarosjes fizike të shqiptarëve, Ata vrisnin fëmijë, dhunonin gra e vajza, masakronin pleq dhe u digjnin shtëpitë. ( Zef Mirdita, Albanci u svjetlosti vanjske politike Srbije).

Në të gjitha rajonet e pushtuara shqiptare ishte vendosur administrata ushtarake e cila ka qenë e pranishme gjatë pothuajse tërë kohës së pushtimit të trojeve shqiptare nga Jugosllavia  prej vitit 1912 e deri në prill të vitit 1941.

Po japim një një pjesë e literaturës, kryesisht në gjuhën serbe, ku janë evidentuar fakte e dëshmi për kolonizimin e Kosovës dhe përpjekjet sistematike shtetërore të Serbisë për dëbimin, asimilimin dhe  zhdukjen masive të shqiptarëve nga trojet e tyre.

  1. Đ. Krstić, Kolonizacija u Južnoj Srbiji, Sarajevo, 1928.
  2. Arhiv Jugoslavije, 67-28-256, jul 1934.
  3. Expulsions of Albanians and Colonisation of Kosova
  4. M. Obradović, Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu 1918-1941 (str. 153, 210, 215, 220), Priština 1981.
  5. Prva balistička pobuna.
  6. Aleksandar Pavlović, Prostorni raspored Srba i Crnogoraca kolonizovanih na Kosovo i Metohiju u periodu između 1918. i 1941. godine
  7. Dimitrije Bogdanović, Knjiga o Kosovu
  8. M. Obradović, Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu 1918-1941 (str. 96), Priština 1981.
  9. Vladan Jovanović, Tokovi i ishod međuratne kolonizacije Makedonije, Kosova i Metohije
  10. Dokumenti o spoljnoj politici Kraljevine Srbije 1903-1914, knj. VII, sv. 1. Beograd, 1980., str. 617-618.
  11. Prema službenom popisu stanovništva Kraljevine SHS iz 1921. godine Kosovo je imalo 439.010 stanovnika, čiju su većinu činili Albanci (64,1%).
  12. A. Hadri, Kosovo i Metohija u Kraljevini Jugoslaviji (str. 59-60.), IG 1967. 1-2 51-84.
  13. Howard Clark, Civil resistance in Kosovo
  14. Adam Pribićević, Od gospodina do seljaka, prir. Č. Višnjić, Zagreb, 1996, str. 131–133.
  15. Zoran Janjetović, Deca careva, pastorčad kraljeva. Nacionalne manjine u Jugoslaviji 1918– 1941, Beograd 2005., str. 325–327, 340.
  16. to:16,0 16,1 16,2 Isterivanja Albanaca i kolonizacija Kosova II (Istorijski institut u Prištini)
  17. M. Obradović, Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu 1918-1941 (str. 38), Priština 1981.
  18. Đorđe Kristić, Kolonizacija Južne Srbije, Sarajevo 1928, str. 6.
  19. AJ, 38-505-657.
  20. Đorđe Kristić, Kolonizacija Južne Srbije, Sarajevo 1928, str. 6.
  21. Zoran Janjetović, Deca careva, pastorčad kraljeva. Nacionalne manjine u Jugoslaviji 1918–1941, Beograd 2005., str. 331.
  22. Dr Milovan Obradović, Agrarna Reforma i kolonizacija na Kosovu 1918-1941, Priština, 1981.
  23. Jugoslovenska država i Albanci, prir. Lj. Dimić, Đ. Borozan, knj. 1, Beograd 1998, dok. 364, str. 323.
  24. Historical dictionary of Kosova
  25. Ante Beljo, Ideologija Velike Srbije
  26. Zef Mirdita, Albanci u svjetlosti vanjske politike Srbije
  27. Vojna enciklopedija, Beograd, 1972., knjiga četvrta, strana 656.
  28. M. Obradović, Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu 1918-1941 (str. 130-131), Priština 1981.
  29. M. Obradović, Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu 1918-1941 (str. 114-115), Priština 1981.
  30. M. Obradović, Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu 1918-1941 (str. 118), Priština 1981.
  31. Milivoje Erić, Agrarna reforma u Jugoslaviji 1918–1941, Sarajevo, 1958., str. 387; Mil. R. Gavrilović, Privreda Južne Srbije, Skoplje, 1933., str. 86.
  32. Ivan Katardžiev, „Makedonija me‡u Balkanskite i Vtorata svetska vojna (1912–1941)”, Istorija na makedonskiot narod, svezak 4, Skopje, 2000., str. 163.–165.
  33. Vladan Jovanović, Jugoslovenska država i Južna Srbija 1918–1929 (Makedonija, Sandžak, Kosovo i Metohija u Kraljevini SHS), Beograd, 2002., str. 125, 225.
  34. M. Stefanović, „Sumaran pregled agrarne reforme na Balkanu”, La Fédération Balkanique, Nr. 98, 11. 11. 1928; Đ. Krstić, Kolonizacija u Južnoj Srbiji (str. 26), Sarajevo, 1928.
  35. Adam Pribićević, Od gospodina do seljaka, prir. Č. Višnjić, Zagreb, 1996, str. 107.
  36. Zoran Janjetović, Deca careva, pastorčad kraljeva. Nacionalne manjine u Jugoslaviji 1918– 1941, Beograd 2005., str. 339.
  37. Živko Topalović, Privredni problemi Juga, Beograd, 1927., str. 21
  38. Williamson Murray, The emerging strategic environment: challenges of the twenty-first century
  39. Tjeskoba u Baru
  40. Dusan T. Batakovic, KOSOVO AND METOHIJA: A HISTORICAL SURVEY

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …