leoni

AKB: Prodhuesit vendës po goditen nga të gjitha anët

AKB: Prodhuesit vendës po goditen nga të gjitha anët

Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka mbajtur Kuvendin e VII- të punës, ku është diskutuar Draft Strategjia e AKB-së 2016-2019, të arriturat dhe aktivitetet për periudhën 2015, raporti financiar si dhe çështjet organizative, ku të gjitha janë miratuar unanimisht nga 128 delegatët. Suat Berisha, nënkryetar i AKB-së, tha se në mbledhjen e rregullt të Bordit Drejtues me 5 prill është marrë vendim që të mbahet Kuvendi i VII-të punues, e cili po ndodh sot me sukses.Agim Shahini, kryetari i AKB-së, tha se roli i AKB-së ishte dhe mbetet i madh, e i cili po vazhdon me trende të rritjes e zgjerimit në të gjitha sferat, ku synim kemi shtrijen e aktiviteteve jo vetëm në tërë Kosovën, por së shpejti do ti hapim edhe dy zyra në vende të BE-së.

Kreu i AKB-së, shtoi se sot ekonomia e Kosovës, është në një gjendje jo të mirë, në një gjendje e cila po goditet nga konkurrenca e jashtme, por edhe nga ajo e brendshme e cila ne shumicën e  Ai tha se ekonomia kosovare, konkretisht prodhuesit vendës po goditen nga të gjitha anët.

“AKB-ja, po përpiqemi që t’i artikulojmë kërkesat e bizneseve dhe t’i pasqyrojmë para institucioneve shtetërore të Kosovës për ta përmirësuar mjedisin afarist në vend. Nuk është për t’u mburrur se kemi arritur që të krijojmë një klimë të përshtatshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, tha Agim Shahini.   Sipas tij në vitin e kaluar më shumë se 2 mijë e 200 biznese janë mbyllur dhe mbi 5 mijë të tjera e kanë shuar aktivitetin e tyre. “Nuk mund të mburremi me këtë, sepse nga këto kanë mbetur më shumë se 10 mijë të papunë. Nuk mund të mburret as AKB-ja e as institucionet e shtetit që po bëjnë shumë për të luftuar varfërinë në Kosovë e cila po rritet e krahas saj edhe pakënaqësia”, tha kryetari i AKB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …