Brickos

Aktivistë të Vetëvendosjes vendosin një baner në rrethojën e qeverisë, për 1 prill

Aktivistë të Vetëvendosjes vendosin një baner në rrethojën e qeverisë, për 1 prill

Në banerin e vendosur janë disa prej premtimeve të qeverisë aktuale të cilat nuk janë përmbushur. “Qeveria e rrenave të ëmbla vazhdon punën mbi të vërtetat e hidhura”, shkruan në këtë baner teksa aty janë edhe premtimet për “80 mijë vende pune në vitin e parë, formimi i ushtrisë së Kosovës, liberalizimi i vizave brenda 3 muajve dhe rritja e pagave 30 për qind e rritja e pensioneve 25 për qind”. Arta Berisha nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se sot “1 prilli në Kosovë është bërë si ditë përkujtuese rrenave të qeveritarëve tanë”.

“Në këtë ditë të rrenave ne kujtojmë të vërtetat e Qeverisë Haradinaj. Qeveritarët na kishin thënë se do të siguronte 80 mijë vende pune në vitin e parë, ndërsa në anën tjetër jo që nuk ka vende të reja të punës, por përballemi me ikje masive të të rinjve nga mungesa e perspektivës. Po ashtu ky kryeministri kishte premtuar edhe zvogëlim të administratës, por e vetmja që bëri kjo Qeveri është shifra enorme e zëvendësministrave prej 82 sosh. Haradinaj u zotua për 3 muaj ‘Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza’, përveç që nuk ndodhi ne humbëm 8 mijë e 200 hektar tokë, duke i gënjyer qytetarët me liberalizim vizash. Kryeministri nuk u ndal asnjëherë me premtime, ndërkohë që nuk filloi asnjëherë me realizimin e tyre”, është shprehur Berisha. “Ai premtoi edhe formimin e ushtrisë, për shkak të shumë gënjeshtrave asnjëherë nuk është ardhur as në diskutim. Sigurisht që edhe rritja e rrogave prej 30 për qind dhe pensioneve prej 25 për qind edhe mirëqenia e qytetarëve janë të vërteta vetëm sot në simbolikën e 1 prillit. Prandaj kryeministër urime dita juaj”.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …