Me aktivitete përkujtimore, kulturore e argëtuese u shënua 68 vjetori i lindjes së Heroit të kombit Hamëz Jashari

Me aktivitete përkujtimore, kulturore e argëtuese, u shënua 68 vjetori i lindjes së  Heroit të kombit, Hamëz Jashari dhe 51 vjetori i punës së gjimnazit, i cili mban po të njëjtin emër. Për nder të këtyre dy datave të rëndësishme, Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar nga Nënkryetari, Nuredin Lushtaku dhe Drejtorët komunal, së bashku me stafin e Gjimnazit, vendosën lule dhe bënë nderime pranë shtatores së Heroit Kombëtar, Hamëz Jashari, te objekti i shkollor, si dhe te varrezat në Kompleksin Memorial në Prekaz. Në shënim të këtyre dy përvjetorëve, në organizimin i cili u mbajt në Shtëpinë e Kulturës, Kryetari Jashari, ju drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, ku foli për historikun e kësaj shkolle duke rikujtuar që në këtë shkollë kanë mësuar edhe Babai dhe Axha i tij, ndër të tjera nxënësit e kësaj shkolle i porositi që të jenë të përkushtuar në mësimet e tyre dhe arritjen e qëllimeve. Po ashtu nxënësit e kësaj shkolle shfaqën një program artistik, me pika muzikore dhe recitale.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …