Aktivitete përkujtimore më rastin e 19-vjetorit të Masakrës së Krushës së Madhe

Aktivitete përkujtimore më rastin e 19-vjetorit të Masakrës së Krushës së Madhe

Këshilli Organizativ për mbajtjen e tubimit përkujtimor dhe për masakrën e Krushës së Madhe me anë të një njoftimi i bënë të ditur aktivitetet që do të organizohen dhe kohën e tyre.

 “Me rastin e përvjetorit të 19-të të Masakrës së Krushës së Madhe të bërë nga forcat serbe me 26 Mars të vitit 1999, të hënën me 26 Mars 2018 me fillim nga ora 11:00 mbahet: TUBIM PËRKUJTIMOR. Tubimi mbahet në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe, në nderim të të rënëve për Liri, kemi organizuar edhe disa aktivitete.

 AGJENDA:

– Me 21 Mars 2018 në ora 13 në Universitetin “UKSHIN HOTI” në Prizren shfaqja e filmit dokumentar i autorit Nusret Pllana “Dëshmitë e Heshtura” për masakrën e Krushës së Madhe.

– Me 24 Mars 2018, në shtëpinë e shëndetit “Dr. Fahredin Hoti” në Krushë të Madhe nga ora 10:00 fillon aksioni vullnetar për dhurimin e gjakut nën moton “Krusha jep Gjak, Përseri”.

 – Me 25 Mars 2018, në ora 13:00 bëhet mbjellja e 241 fidaneve në kompleksin memorial me moton “Një fidan, një kujtim”.

– Me 26 Mars 2018, në ora 2018 në ora 19:00 në shtëpinë e kulturës “Mensur Zymberaj” në Rahovec bëhet shfaqja e filmit dokumentar të autorit Nusret Pllana “Dëshmitë e Heshtura” për masakrën e Krushës së Madhe”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …