Me aktivitete të shumta shënohet dita e rinisë në Kaçanik

Komuna e Kaçanikut ka shënuar ditën e rinisë, me një mori aktivitetesh. Hapja e ditës së rinisë është bërë në Pallatin e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, përshëndeti të pranishmit, e në veçanti të rinjtë, duke shtuar se rinia është e tashmja dhe e ardhmja e vendit. Kryetari Ilazi falënderoi grupet vullnetare rinore për angazhimin e tyre në organizimin e shumë aktiviteteve që shënuan javën e rinisë në Kaçanik. Kryetari Ilazi porositi se nuk ka alternativë tjetër, përveç orientimit të rinisë karshi aktiviteteve të shëndosha rinore, ndërsa uroi të rinjtë me rastin e ditës së tyre. Me rastin e ditës së rinisë, Kryetari Ilazi ndau mirënjohje për të gjithë organizatorët vullnetarë të Javës së rinisë: Këshillin e Veprimit Rinor Lokal në Kaçanik, Qendrën Kulturore ‘Kaçaniku”, HANDIKOS- Kaçanik,OJQ “Vullnetarizëm, Kulturë dhe Qasje” Kaçanik, Kuvendin Rinor të Kaçanikut, Shoqatën e Pedagogëve të Edukatës Fizike në Kaçanik, SHKA “Gryka e Kaçanikut” Komisionin Komunal Zgjedhor në Kaçanik si dhe këngëtarin kaçanikas Osman Shehu. Në kuadër të aktiviteteve të ditës së rinisë janë organizuar edhe gara në ese nga grupi letrar ku për esenë më të mirë vendin e parë e mori nxënësja Elita Guri,vendin e dytë Kaltrina Kyçyku, vendin e tretë Elvira Dullovi dhe vendin e katërt Dafina Çaka, ndërsa në garat e vrapimit në kategorinë e femrave vendin e parë e mori nxënësja Venera Asllani, të dytin Afërdita Berisha, të tretin Ardita Asotiq, kurse në kategorinë e meshkujve vendin e parë e mori nxënësi Engjull Kovaqi, të dytin Adhurim Halili, kurse të tretin Erdonit Berisha. Poashtu janë organizuar gara në shah ku vendin e parë e mori Geart Qaka, vendin e dytë Alush Bujupi, ndërsa vendin e tretë Driton Dema, kurse në garat në ping pong vendin e parë e mori Egzon Hashani, të dytin Valdet Rakoci, ndërsa të tretin Geart Qaka.. Të rinjët u argëtuan nën ritmin e bukur të këngës nga këngëtari i mirënjohur kaçanikas Osman Shehu. Ditë më parë, janë organizuar edhe shumë aktivitete të tjera si mbrëmje argëtuese –socializuese me të rinjë (organizuar nga HANDIKOS) më pas është mbajtur një orë letrare (organizuar nga Qendra Kulturore,,Kaçaniku”), aktivitete përmes artit me fëmijët e klasës së bashkangjitur në shkollën fillore “Nazmi Osmani” -Elezaj(e organizuar nga HANDIKOS dhe KVRL) si dhe është shfaqur një dokumentarë për të drejtat e barabarta dhe debat rreth këtij dokumentari (organizuar nga HANDIKOS dhe KVRL). Në kuadër të javës së rinisë është organizuar poashtu edhe një kamp një ditor në basketboll, mbështetur nga Ambasada Amerikane dhe Federata e Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me klubin e Basketbollit nga Kaçaniku, ndërsa është organizuar ekspozitë figurative dhe fotografike-e hapur tërë ditën(organizuar nga organizata VKQ dhe KVRL), ndërsa është shfaqur një film i metrazhit të shkurtër nga organizata “YUNUS EMRE ENSTITUSU”nga Vushtrria në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, rini e Sport të Komunës së Vushtrrisë dhe Komunës së Kaçanikut si dhe me KVRL-në në Kaçanik.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …