Me aktivitete tematike e kulturore përkujtohet 19-të vjetori i “Epopesë së Rahovecit”

Me aktivitete tematike e kulturore përkujtohet 19-të vjetori i “Epopesë së Rahovecit”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 19-të vjetorit të “Epopesë së Rahovecit”, sot ka bërë homazhe, nderime dhe me bashkëpunëtorët e tij  kanë vendosur buqeta me lule në varrezat, shtatoret, bustet e pllakat  përkujtimore në qytet.  Në  fjalën e tij kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, u shpreh se  po përkujtojmë veprën e dëshmorëve që pikërisht në këtë vend, më datën e sotme të vitit 1998, treguan një heroizëm të vërtetë.“Të gjithë bashkëluftëtaret e tyre, por edhe të tjerët kanë dëgjuar se Mizairi me shokët e tij ka qëndruar deri sa kanë dhënë jetën e tyre pikërisht në këtë vend. Korriku i vitit 1998, për qytetin e Rahovecit ishte një muaj shumë i rëndë, ishte muaj ku patëm humbje të mëdha në civilë por edhe në ushtarë, dhe nuk duhet harruar se në këtë betejë ranë dëshmorë disa nga  figurat me të ndritura të luftës së UÇK-s”.

Homazhe, nderime dhe vendosja e buqetave me lule është bërë në: Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Rahovecit, shtatoret e Heronjve Selajdin Mullabazi-Mici, Xhelal Hajda-Toni, pllaka përkujtimore në qytetin e Rahovecit, busti i Heroit Mensur Zyberaj, Teqja e Madhe, tek vendi i quajtur “Bazeni” në rrugën e UÇK’s, tek pompa e derivateve “Teuta” në dalje të qytetit të Rahovecit rrugës për Malishevë dhe tek “Maja e Shkodranit”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …