AKTIVITETET KULTURO-ARTISTIKE DHE SPORTIVE NË KLINË PËR FESTËN E 28 NËNTORIT

Në Komunën e Klinës, do të organizohen aktivitete të shumta me rastin e festës së 28 Nëntorit nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Më 24.11.2017, ditë e premte: Ora 12:00- Program kulturo-artistik me këngë dhe valle në Qendrën e Kulturës “ Jehona e Dukagjinit”; Ora 13:00- Ekspozitë e nxënësve.

Më 26.11.2017, ditë e diel: Ora 15:00- Turnir në futboll të vogël në Palestrën e Sportit “ Adem Jashari”.

Më 27.11.2017, ditë e hënë: Ora 14:00- Manifestimi Tradicional “Art Klina 2017” në Galerinë e Qendrës së Kulturës “Jehona e Dukagjinit”.

Më 28.11. 2017, ditë e martë: Ora 10:45 – Ngritja e Flamurit Kombëtar para objektit të Komunës së Klinës; Ora 15:00- Homazhe dhe vendosje kurora lulesh te shtatorja e “ Mujë Krasniqit”; Homazhe dhe vendosje kurora lulesh të varrezat e dëshmorëve të vendi “ Kodra e Kuqe”.

Kontrolloni gjithashtu

Agjenda e Kontratës Sociale për Ferizajn

Komuna e Ferizajt  dhe qytetarët e saj zotohen të zbatojnë Agjendën e  Kontratës Sociale të …