Analiza

AKADEMIA DIPLOMATIKE SHQIPTARE
QENDRA PĖR MARRĖDHĖNIE NDĖRKOMBĖTARE DHE DIPLOMACI
ADRESA: Rr. “Rexhep Jella”
Selitė e Vogėl
Tiranė – SHQIPĖRI
Tel: 00 355 69 22 37 847
E-mail: alb_dipl_academy@hotmail.com
gjborici@yahoo.com
www.albdiploacademy.com

Akademia Diplomatike Shqiptare/Qendra pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare dhe Diplomaci, www.albdiploacademy.com ėshtė krijuar me datė 8 shkurt 2001 me vendim te Gjykates se Rrethit Tiranė. Akademia Diplomatike Shqiptare ėshtė institucion i pavarur, jo qeveritar, vetėfinancues dhe jofitimprurės. Veprimtaria e Akademise Diplomatike Shqiptare ėshtė pėrqėndruar nė tre drejtime kryesore:

1. Nė fushėn e kėrkimeve shkencore
2. Nė fushėn e botimeve
3. Nė fushėn e trajnimeve tė specializuara pasuniversitare

Nė tė tre kėto drejtime Akademia Diplomatike Shqiptare ka arritur tregues tė lartė cilėsorė, kontribute unike kombėtare, rajonale e ndėrkombėtare. Ekspertėt e Akademisė Diplomatike Shqiptare kanė ndėrmarrė studime e hulumtime pėr tė gjithė aspektet kryesore tė diplomacisė shqiptare me karakter historik, teorik dhe praktik si dhe pėr aspekte themelore tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare dhe tė politikės sė jashtme e tė diplomacisė bashkėkohore. Pjesa kryesore e kėtyre studimeve e hulumtimeve ėshte botuar nga Akademia Diplomatike Shqiptare nė shqip dhe anglisht. Mjaft nga botimet e kėtij institucioni jane botuar nė Shqipėri, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Kroaci, Hollandė, Maqedoni, Kosovė, Unionin Serbi-Mali i Zi.
Akademia Diplomatike Shqiptare boton Revisten periodike dy gjuhėshe anglisht-shqip “Diplomacy/Diplomacia” prej shtatė vjetėsh. Ky organ unik nė Ballkan shpėrndahet nė tė gjitha qendrat diplomatike kombėtare, rajonale e ndėrkombėtare. Botimet shkencore dhe revista “Diplomacy/Diplomacia” janė kataloguar nė bibliotekat e shumė institucioneve akademike ndėrkombėtare tė kėtij profili.
Ndėr drejtimet prioritare tė Akademisė Diplomatike Shqiptare ka qenė e mbetet fusha e trajnimeve pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare e diplomaci. Nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi ėshtė i vetmi institucion unik i kėtij profili qė ka hedhur bazat dhe zhvillon projekte trajnuese me dimensione kombėtare, rajonale e ndėrkombėtare.
Nė auditoret e Akademisė Diplomatike Shqiptare janė trajnuar atashetė ushtarakė tė Republikės sė Shqipėrisė, zyrtarė tė lartė tė administratės shtetėrore, gazetarė tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare tė medias elektronike dhe tė shkruar, diplomatė tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, pjesėtarė tė trupit diplomatik tė akredituar nė Tiranė. Gjeografia e tė trajnuarve pėrfshinė specializantė nga Shqipėria, Maqedonia, Kosova, Unioni Serbi-Mali i Zi, Austria, Gjermania, Egjipti, Arabia Saudite. Kontribut tė veēantė ka dhėnė dhe vijon tė japė Akademia Diplomatike Shqiptare pėr trajnimin e stafeve tė para tė diplomatėve shqiptarė nga Kosova dhe Maqedonia.
Akademia Diplomatike Shqiptare ka zhvilluar aktivitetin e saj nė bashkėpunim partneriteti me institucione tė rėndėsishme tė vendit dhe ndėrkombėtare. Ajo ka marrėveshje juridike bashkepunimi me Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė, me Akademinė Diplomatike tė Moskės, me Akademinė Diplomatike tė Kroacisė. Bashkėpunim tė ngushtė Akademia ka ndėrtuar edhe me universitetet mė tė shquara tė kėtij profili siē janė Universiteti i Tiranės, Universiteti i Prishtinės, Universiteti i Tetovės, Universiteti i Podgoricės (Mali i Zi), Universiteti i Ēikagos (SHBA), Univesiteti i Mainzit (Gjermani), Universiteti i Zagrebit (Kroaci).

Duke konsideruar aktivitetin e gjėrė dhe nivelin e lartė shkencor e profesional tė Akademisė Diplomatike Shqiptare, Forumi Ndėrkombėtar pėr Trajnime Diplomatike (International Forum for Diplomatic Training), me qendėr nė Vjenė e pranoi Akademinė Diplomatike Shqiptare anėtare me tė drejta tė plota nė shtator 2002. Nė kėtė Forum Akademik e universitar bėjnė pjesė 55 Akademitė Diplomatike dhe Universitetet e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare mė tė spikatura nga e gjithė bota. Nga ajo kohė Akademia Diplomatike Shqiptare ka njėsuar kurikulat, ka koordinuar projektet dhe ka ngritur nivelin e profesorėve, lektorėve dhe diplomateve kontributorė shqiptarė dhe tė huaj.
1. Nė kuadėr tė bashkėpunimit shkencor nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkomėbtare dhe tė diplomacisė, institucioni ynė i pėrbashkėt ka nėnshkruar marrėveshje bashkėpunimi pėr programin MASTER me Universitetin Mbretėror Iliria nė Kosovė, Universitetin e Evropės Juglindore nė Maqedoni dhe Universitetin Parė Privat (FON) nė Maqedoni.
2. Programi MASTER ėshtė bėrė operativ me Universitetin e Evropės Juglindore nė Tetovė dhe nga fillimi i vitit shkollor 2007 do tė bėhet operativ edhe me dy universitetet e tjera.
3. Nga data 25 shtator 2007 deri mė 22 dhjetor 2007 Akademia Diplomatike Shqiptare organizon trajnimin intensiv pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare dhe Diplomaci. Ky trajnim i llojit unik nė Shqipėri dhe Rajon, ėshtė vlerėsuar nga Forumi ndėrkombėtar pėr trajnime diplomatike si njė nga mė prestigjozėt. Diploma me tė cilėn pajisen tė gjithė specializantėt njohet nga tė 55 Akademitė Diplomatike tė botės anėtare tė kėtij forumi si dhe nga Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe e Shanseve tė Barabarta tė Republikės sė Shqipėrisė.




Copyright © 1999-2005.  Të gjitha të drejtat të rezervuara nga Radio - Kosova e Lirë.
Disenjuar dhe Programuar nga add online