Albert Z. Zholi: Flet Presidenti i Shoqatës "Aulona Folk Festival", Sejmen Gjokoli

Albert Z. Zholi: Flet Presidenti i Shoqatës “Aulona Folk Festival”, Sejmen Gjokoli

Aulona Folk Festival”, në edicionin e 9-të, tregoi vlerat e rralla të folklorit

-Një Festival unik, I mirëorganizuar dhe me një performacë të rrallë. Kështu u cilësua nga specialistët e folklorit “Aulona Folk Festival”, në edicionin e 9-të, Por sipas z. Gjokoli. prioritet mbetet zgjerimi i gjeografisë së shteteve pjsëmarrëse dhe cilësia e grupeve, biografia e tyre artistike

Aulona Folk Festival,  si erdhi këtë radhë para shikuesit vlonajtë por edhe për të tjerë që e admirojnë këtë festival?

 Përgjigje:  Në pamje të parë e për një përgjigje fare shkurt duhet thënë se erdhi një vit më i “rritur” , por kuptohet përgjigja nuk mund të lihet me kaq. Këtë vit festivali shënoi edicionin e 9-të të mbajtjes dhe natyrshëm për organizatorët kjo shënon përgjegjësi , përgjegjësi që lidhet me organizimin, performancën e mbi të gjitha produktin artistik e kulturor që aktiviteti duhet të prodhojë. E mbi të gjitha për imazhin që duhet të lerë te qytetarët  e kudo  pasi aktiviteti të ketë  “ulur”  siparin, mbasi mysafirët e ardhur nga qytete e shtete të ndryshmë të marrin rrugën e kthimit për në vendet e tyre. Kam krijuar bindjen se në sistemin që po jetojmë aktivitetet që menaxhohen nga subjekte jo publike në përgjithësi synojnë të kenë nivel të lartë jo vetëm në përmbushje të qëllimit për të cilin mbahen por edhe të transparencës të plotë me ata që i mbështetin financiarisht. Kështu ndodhi edhe për stafin e “Aulona Inter Folk Festival” gjatë edicionit që sapo përfundoi. Për çdo festival, pavarësisht nga natyra e tij, kryesore mbeten pjesëmmarësit, në rastin e Aulonës grupet apo Ansamblet pjesëmmarëse dhe prej këtu fillon e gjitha. Zgjerimi i gjeografisë së shteteve pjsëmarrëse është njëra anë, ana tjetër e rëndësishme mbetët cilësia e grupeve, biografia e tyre artistike. Më duhet ta them pa hezitim se edhe këtë vit Festivali përcolli për qytetarët vlonjatë, artëdashësit e gjinisë së folkut sidomos, vlera të pakontestueshme të trashëgimisë kulturore shpirtërore, jo thjesht e vetëm kombëtare por mbi të gjitha europiane.

–          Nga erdhën grupet pjesëmarrëse, diçka nga të veçantat e tyre ?

Përgjigje :  Më duhet të them qysh në fillim se ky festival, prej nisjes e deri sot, ka prurë për çdo edicion grupe të rinj që vijnë për herë të parë në Vlorë. Kaq e vërtetë është kjo sa në rreth shtatëdhjet e tetë grupe dhe ansamble që kanë ardhur në të nëntë edicionet, vetëm dy prej tyre kanë patur shansin të vijnë dy herë dhe kjo pas këmëngulljes së tyre për tu ndodhur edhe një herë në këtë qytet bregdetar.

Këtë edicion në Festival patëm rastin të përcjellim dy ansamble që përfaqësonin dy shtete që nuk kishim patur rastin të jenë më parë në Vlorë. Është fjala për festivalistët nga Çekia dhe Bjellorusia. Ansamblet “ Handrlak” nga rajoni i Kunovicës së Çekisë dhe “Raduga” i Mniskut, kryeqytetit të Bjellorusisë, pa lënë mënjanë Ansamblin me çmimin botëror “ Gold”, “ Sofia-6” të kryeqytetit të Bullgarisë, ishin befasia dhe e veçanta e këtij viti. Pa harruar “Dëshmorët e Kombit” të Kosovës apo edhe valltarët fantastikë të “ Iliridës” së Shkupit të cillët ndezën skenën, rrugët, trotuaret dhe sheshet e qytetit buzë detit. Por me që po flasim për pjesëmarrësit më lejoni të them edhe për një risi tjetër të festivalit të këtij viti. E kam fjalën për Ansamblin “ Narta” të Nartës shumë pranë qytetit të Vlorës të cilët u aktivizuan e dolën në skenë pas më shumë se tridhjetë vitesh harrese. Vëtëm tri dekada më parë ka ekzistuar ansambli i këtij fshati të njohur për peshk e verë dhe u bë sebep Aulona Folk Festival të organizohen e të ngjiten përsëri në skenë. Falë kjo shoqatës me të njëjtin emër me kryetari Antonelo Nasto,  administratores së njësisë administrative ku përfshihet Narta,  Margarita Koço por edhe koreografit Kujtim Sako.  Besoj se nuk është pak të mendosh se një fshat me kaq shumë traditë trashëgimie, zonë ku kanë dalë emra të mëdhenj të këngës popullore e skenës shqiptare, mes tyre e madhja Kleopatra Skarço Dokle, pas një pause shpërbërëse mbi tri dekada të njitet përsëri në skena festivali.

 Me vallet plot rituale kavalone dhe kostumet plot njgjyra e ornamente Narta solli jo thjesht për Aulona Folk Festival një vlerë të munguar për vite me radhë.

Më duhet të theksoj gjithashtu se edhe këtë edicion , përveç vlerave të mirëfillta folklorike përcjellë përmes ansambleve të njohura nga vende të ndryshme të ballkanit e Europës, skena e festivalit u kthye në një mundësi konkrete për të shpalosur dashurinë dhe trashëgiminë e folkut edhe mjaft grupe të rinjsh që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në qytetin e Vlorës duke filluar me grupin e valleve të Qendrës Kulturore të Fëmijve, ansamblit “ Vlora” me koreografe të talentuarën Anxhela Kapllani si dhe ansamblin çam “ Krahu i Shqiponjës Taip Madani” të Sali Nuredinit.

  • Cilat ishin risitë e këtij Festivali dhe cilat grupe ishin më mbresëlënëse?

Përgjigje: E para risi që më duhet të theksoj është niveli i lartë artistic e interpretative i mjaft prej grupeve pjesëmarrëse në festival. Ansamblet e ardhura nga Bjellorusia, Bullgaria e Çekia mbeten një befasi e festivalit. Tej imagjinatës fuqia interpretative në skenë por edhe në mjedise të tjera të hapura ku axhenda e festivalit kishte parashikuar. Artëdashësit vlonjatë për tri mbrëmje me radhë ndoqën me mjaft kreshëri vallet plot ritëm, dinamizëm e përkryerje të bjelloruesve e bullgarëve, siç përcollën vallet plot fabula popullore që vinin nga Çekia. Dhe të gjithë me costume mahnitëse, plot ngjyra e bukuri, madje deri në tre apo katër costume në garderobat e tyre. Pa lënë mënjanë vallet plot epikë e lirizëm që erdhën nga Kosova e Shkupi, përgatirur me aq shumë dashuri e passion nga të talentuarit e mirënjohur në mbarë trevat shqiptare Besnik Grajcevci e Ilir Loku. Njëherazi e veçanta e këtij edicioni ishte edhe shpalosja e dimesionit turistik ose lidhja e turizmit kulturor me atë natyror i cili nga viti në vit tenton të rrok sa më shumë vende e resurse turistike.

E tillë sivjet ishte vizita e festivalistëve në Parkun Arkeologjik të Orikut e Resortin “ Bojo” në bregdetin e Orikumit ku mrekullia e natyrës mbetet përherë një ftesë e hapur për mysafirët e huaj të cilët natyrshëm mbeten edhe turistët e parë të sezonit. Me edicionin që sapo u mbyll ose le të themi në nëntë  edicionet e zhvilluara për shkat të këtij aktiviteti kanë ardhë në Vlorë rreth 78  ansamble nga vende të dryshme të europës me mbi 2500 festivalistë. Festivali ndan si trofe  “Kupën e Festivalit” e cila deri tani ka shkuar në Sllovaki, Kroaci, Bullgari, Itali, Kosovë, Turqi, Poloni dhe në Tiranë kur fitues është shpallur Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ndërkohë që në edicionin e këtij viti kupa shkoi  për grupin nga Bjellorusia.

–   Si organizohet puna për ardhjen e grupeve dhe kush ishte grupi më i largët pjesëmarrës?

Përgjigje : Ka një shprehje që e përdorin rëndom organizatorët e festivaleve. Sa mbyllet një edicion fillon tjetri. Nisur nga eksperienca në të gjitha këto vite unë e pohoj pa hezitim këtë postulat. Më lejoni që atë çka duhet të them ta argumentoj me një rast konkret. Bie fjala, për grupin nga Bjellorusia ku më është dashur të hyj në negociata qysh në muajin Gusht të vitit të kaluar kur pata rastin ti shikoj nga afër në festivalin e Castrovillarit, në Itali. Ca më tepër vështirësitë për sigurimin e pjesëmarrësve rriten edhe më shumë kur ke të bësh me një festival ndërkombëtar e nga ku kërkesat për standarte janë më evidente. Kjo jo vetëm për shkak të begraundit të grupeve por edhe të gjeografisë së shtteteve nga këta festivalistë duhet të vijnë. Bie fjala këtë vit patëm dy shtete që nuk kishin patur më përpara rast të prezantoheshin siç janë Çekia dhe Bjellorusia. Dhe me që jemi te shtetet pjesëmarrëse më duhet të përmend edhe faktin e prezencës së ambasadorit të republikës së Çekisë në mbrëmjen e performancës së grupit çek. Një befasi e këndshme për organizatorët që tregon edhe një herë dimesionet dhe mesazhet e shumta që përcjell ky aktivitet kulturor.

 –          Nëse mundet, diçka nga opinionet dhe mbresat e të mysafirëve të largët?

Përgjigje :   Si një nga organizatorët kryesorë të festivalit , vetiu kjo pyetje ma vështirëson përgjigjen megjithatë diçka më duhet të them. Dhe më lejo që në vend të fjalëve të mia të sjell për lexuesit e gazetës tuaj disa konsiderata që gazetari dhe njëkohësisht drejtori i Gazetës së Festivalit Harilla Koçi, përmes intervistave i ka prurë për lexuesit e kësaj gazete në ditët e festivalit.

Ja katër tre prej tyre.

Orest Zvir, drejtor i Ansamblit “Raduga”, Mnisk, Bjellorusi :  “ Erdhëm në Vlorë me një informacion të pakëtpër këtë qytet dhe për vetë Shqipërinë. Ngelëm të mahnitur nga Vlora, nga bukuritë e saj, nga deti i mrekullueshëm, nga ky mjedis që ndërthur në mënyrë kaq perfekte resurset natyrore. Kemi shetitur mjaft dhe kemi mbetur të mahnitur nga Vlora. Qytetarët na kanë shoqëruar me buzëqeshje, çka tregon tiparin tuaj të mikpritjes.

Sa për festivalin, them pa asnjë mëdyshje se është një nga më të mirët ndër shumë festivael ku kemi marrë pjesë. Gjithshka është e përkryer”.

Iri Lucny, president i Ansamblit “ Handruk”,  Çeki : “ jam surprizuar nga qyteti i Vlorës dhe qytetarët tuaj.Kjo sepse në shumë gazeta dhe televizione tonat shkruhet e thuhet se Shqipëria është një vend shumë i varfër. Por përkundër kësaj gjetëm një realitet krejt të ndryshëm. Prandaj dhe kemi ngelur të habitur nga gjithshka kemi parë këtu, rrugët , ndërtesat, si dhe njerëzit . dhe dua të nënvizoj se organizimi i festivalit është perfekt”.

Yordanka Ivanova, gazetare e emisionit shqip në Radio Sofia : “Më pëlqen shumë deti, më pëlqen shumë Vlora, ku njerëzit janë shumë mikpritës. Festivali është një aktivitet që ju nderon,që ngre lart emrin e Vlorës dhe të qytetarëve të saj…”.

Prof Ramazan Bogdani, etnokoreolog : “ Nuk e prisja dhe as e mendoja se do ndiqja këtu në Vlorë me interes e kënaqësi kaq të madhe një aktivitet të tillë e të këtyre përmasave.Mjafton tu them që ky festival, “ Aulona…”është një festival folkloric me me grupe pjesëmarrëse të kalibrit botëror.Është fjala për ansamblet nga Çekia, Bullgaria, Bjellorusia.Po edhe ansamblet shqiptare që erdhë nga Kosova, Maqedonia apo ansambli çam që mban emrin të madhit Taip madani…”

-Diçka rreth mbështetjes që keni për organizimin e këtij aktiviteti me të vërtetë kaq të madh

Përgjigje : Një pyetje sa për një mijë. Pikërisht prej mbështetjes financiare marrin udhë e materializohen idetë apo dhe vizionet. Të paktën ky aktivitet, “ Aulona Inter Folk Festival”, prej edicionit të parë e deri tani që u mbyll i 9-ti si kryefjalë donator mban Bashkinë e Vlorës. Prej fillimit festivali është bërë pjesë e axhendës së aktiviteteve kryesore të bashkisë së qytetit dhe besoj se produkti artistik dhe gjithshka tjetër kulturore buron nga zhivllimi i tij e justifikon këtë mbështetje. Më duhet të them se vitet e fundit rreth këtij aktiviteti ka patur një sensibilitet më të dukshëm edhe nga Ministria e Kulturës, me shpresë se në të ardhmen do jetë edhe më mbështetëse. E me që po flasim për mbështetje institucionale, besoj është rasti të përmend diçka nga fjala përshëndetëse e Presidentit të Nderit të këtij edicioni Muzafer Korkuti, Kryetar i Akademisë së Shkencave ku midis të tjerash theksoi, citoj: “ Ky është një festival që I bën nder jo vetëm qytetit të Vlorës, por edhe institucioneve tona kombëtare të kulturës, mbasi në mënyrë të natyrshme krijon një sinergji positive midis vlerave kulturore, turizmit kulturor dhe atij natyror…”

–          Synimet për të ardhmen ?

Përgjigje : Mjafton të themi që vitin e ardhshëm festivali shënon edicionin e 10-të. Patjetër ky jubilee që shënon edhe dekadën e parë do të këtë një project të posaçëm e të konsultuar jo vetëm më stafin e ngushtë të festivalit por edhe më tej. Është ende shpejt për të shpalosur risitë e pjesëmarrësve e të programit por një ide të konsoliduar dua ta prezantoj. Ëshë rasti që në ditët e mbajtjes së edicionit të 10 –të të mund të zhvillohet në qytetin e Vlorës një aktivitetet me drejtuesit e  seksioneve të Cioff- it për europën ku bën pjesë edhe seksioni shqiptar. E rëndësishmë mbetet që gjithshka e programuar, veçanërisht për këtë edicion jubilar, të jetë e konsultuar dhe bashkërenduar më struktura lokale dhe qëndrore të kulturës ku , të gjithë bashkë, ti shërbejmë sa më cilësisht jo vetëm produktit artistik si pasuri e trashëgimi  kulturore shpirtërore por mbi të gjitha ti shërbejë imazhit pozitiv të Vlorës si qytet ku zhvillohet por edhe vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Gabriel Escobar: Duam që Serbia të jetë shtet më i fuqishëm brenda komunitetit, me miq që ka në Amerikë dhe në Evropë

Pjesë nga intervista e të dërguarit special të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhënë ‘Zërit të Amerikës”

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në …