leoni

Albert. Z. Zholi: Piktori i mirënjohur, Gjergj Meta, mbrojti diplomën me pikturë me një sipërfaqe 120 metër katrorë

Albert. Z. Zholi: Piktori i mirënjohur, Gjergj Meta, mbrojti diplomën me pikturë me një sipërfaqe 120 metër katrorë

Piktori Gjergji Meta, në vitin 2002 mbrojti diplomën në Akademinë e Arteve të bukura,me pikturën e varur në fasadën e godinës me stil neoperandorak me sipërfaqe 120 metër katrorë, Nisi rrugëtimin si piktor profesionist duke afirmuar emrin e artit, “Xhoxho”.  Merr pjesë me pikturën “Ikja” (shumë aktuale sot me sipërfaqe 18metra katrorë), në ekspozitën ndërkombëtare Onufri në GKA. Vazhdon me tjetër ekspozitë, ndërkombëtare në GKA “Pavarësi”, dhe po aty me pjesë në ekspozitën për “Skënderbeun” . Pastaj në Galerinë e Vogël me pedagogët e Akademisë së Arteve. Ndërkohë realizon 3 ekspozita personale , në  Sarandë 2006  dhe 2008 dhe  në Tepelenë në vitin 2008′ . Hap studion e tij në Tiranë duke realizuar me qindra piktura që ndodhen në Shqipëri dhe gjithandej botës. Merr pjesë disa herë në ekspozitën, “Pranvera”, si dhe ekspozitat të përbashkëta në MHK.  Në vitin 2013 ccel ekspozitën e rëndësishme personale  me 40 punë të formatit të madh “Transformers” ,ritmikisht ekspozon në MHK, në vitin 2017, hap tjetër ekspozitë personale “Si një kafe”  me 76 punë të realizuara gjatë një viti. Nga viti 2016- 2017merr pjesë në 22 ekspozita ndërkombëtare,vlerësuar nga kritikët më në zë në Itali,VittorioZgarbi, Paulo Levi, Daniele RadinniTedeschi, Federico Caloi , Sandro Serradifalco, Jean Charles Spina, Elena Ciccetti, Georgio Grasso, etj. Së fundmi në 28 dhjetor 2017 çele kspozitën ,”Urban vjeshte” me 18 piktura në 18ditë, në hollin e Twinner Towers Tiranë.

Disa  analiza kritike për veprat e tij pjesëmarrëse në ekspozitat ndërkombëtare:

Arte Firenze 2016 me Vittorio Sgarbi -Ilviaggio continua 100x100cm olio

Mënyra e tij për të bërë art të prek  dhe lulëzon në një kombinim të padiskutueshëm të aftësive dhe harmonisë teknike, duke i liruar ato emocione  të pasurisë së tij të brendshme. Një falënderim të pafundmë që pasurove dhe ushqeve, mbi të gjitha, mendjen dhe zemrën  e atij që vëzhgon, duke stimuluar një kuptim që synon të shkojë më tej dhe na fton për ta parë atë vlerë universale të bukurisë, nëpërmjet ‘Artit që i vë të gjithë dakord dhe nuk vdes kurrë.

(Vittorio Sgarbi)

Gjergji Meta është një mjeshtër i modernizmit të madh, por para së gjithash ai është një person i pajisur me një ndjenjë të madhe të vëzhgimit. Analizon,vëzhgon  mendon dhe duke studiuar se çfarë e rrethon atë çdo ditë është ushtrimi i ndjekjes së vazhdueshme. Imazhet ndjekin njëri-tjetrin dhe në mendjen e tij krijojnë  filma imagjinarë nga e cila vetë mjeshtri nxjerr fotograme që bëhen më vonë  pastaj pikturat e tij. Ngjyra është punuar nivel pas niveli në një vazhdimësi të vazhdueshme që i jep kompozimeve një tre dimensionalitet të papritur. Intuita per te  bërë kaos poetik, furinë e qytetit “, bën qe  Meta bëhet një tregimtar modern i jetës, një transmetues qe refuzon fjalët për të komunikuar me anë të shenjës, reflektimeve ,turbullira te vena ne zjarr, bëjnë dimanike rrugëtimin e tij piktorik  që rrit një ‘origjinalitet intensiv ndaj shpirtit të tij, një aftësi ‘për të vëzhguar dhe për të marrë më shumë unike se e rrallë. Fuqia per te nxjerre frymëzim nga normalja  është nje  avantazh i madh qe artisti me shkathtësi përdor në favor të tij  duke nxitur aktivitetin e tij  nëpërmjet  përdorimit  jo vetëm të  ngjyrave  të vajit por edhe të materialeve të tjera atë që punon vepra  të ndryshme, por të njëjtën identitet natyral.

Një shembull intensiv i  kubizmit ku perzihet stili tipik i  mjeshtrit  Gjergji Meta, që me spatula me ngjyra të ngarkuara  emocionalisht shfaq intensitet krijues, duke vënë në dukje nevojat e tij  ,  duke kanalizuar mendimet me anë të pikturës, shpreh maksimalisht unin nga këndvështrimi i tij. Në përgjithësi kompozimi me nota  harmonike lirike, tregojnë një prirje në perballje me një art poetik , i cili rishkruan me gjuhën   formale konteporane duke i dhënë drite dhe shkëlqim.

Si një kafe …ritual, ngjyrë, aromë, institucion…gjithçka vjen drejt nesh, sa përmend atë, në tavolinën çudibërëse, kuadrat dybrinjëshëm, e rrumbullakët, druri, mermeri, e qelqtë, e lartë, e shtirë, inoks, e errët, klasike, moderne, e kuqe, e bardhë, jeshile, filxhanë të bardhë me vija të kuqe, blu, të verdhë, vertikal, të gjerë e të ulët, njerëz të gjatë e të shkurtër, obezë, transparentë, me syze miopi e të zeza, firmato e fallco me shumicë, të vjetër si kafe, të bardhë, të ftohtë, seriozë, hokatarë, syzinj, kafe apo qiellor, me flokë si dallgë apo borëmali, të zinj si nata, zyrtarë, ekonomistë, politikanë, pensionistë, artistë, studentë, lypësa gjithfarësh, qytetarë, provincialë, katundarë, të huaj, çdokush që ulet aty. Askund, si aty, nuk ka debat më demokratik, të lirshëm, të heshtur, i frikshëm, gazmor, i thatë, mortor, me ngjyrë. Kur je vetëm, në heshtje, projekton vizualisht veprën tënde të ardhshme, dhe, në studio e realizon si një ekspres Italian a si një turke të avashtë, me kujtime të bukura e të hidhura, me të ardhme me dritëhije, e ngrohtë apo e hirtë, po kështu, ka qenë e do jetë kafeja, vendi që na krijon ndjesi të reja, motive pafund, vjegë për krijim ,andaj, ju ftoj të shijoni këtë ekspozitë, me kohën e një kafeje.

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: Iku në përjetësi penë arti Fadil L. Curri

Më 6 prill pushoi zemra e shkrimtarit, gazetarit dhe intelektualit të shquar, Fadil L. Curri …