Albin Kurti

Albin Kurti thotë se Lëvizja do ta përkrah mocionin për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Lëvizja do ta përkrah mocionin për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. “Një qeveri me 52 deputetë nuk do të duhej të qeverisë me vendin, funksionimi i saj është praktikisht i pamundur në shtetin e Kosovës që është republikë parlamentare. Ne jemi të interesuar që kjo qeveri të rrëzohet. Kurti ka thënë se janë të gatshëm të mbështetin mocionin për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, porse fillimisht do ta harmonizojnë tekstin. Për rrëzimin e Qeverisë aktuale po angazhohet LDK-ja, e cila ka kërkuar mbështetjen e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …