Alketa Maksuti-Beqari: Intervistë me dy vëllezërit australianë: Josh dhe Aaron Mak nga qyteti Melburn i Australisë

Anëtarët e grupit rok “Cynation” (Sineishën) nga qyteti Melburn i Australisë, kanë 20 vjet që punojnë bashkë që në fëmijëri. Në 1998 grupi u formua nga anëtarët Josh Mak, Simon Lai dhe Andrew Teo, ndërsa kitaristi Shah u anëtarësua në 2002. Anëtarët janë nga Australia dhe Singapori.

 Grupi muzikor fillimisht u formua me emrin “Cynical Annihilation” dhe pas suksesit që arritën në fushën e muzikës metalike, u riformuan në 2016 me një emër të ri “Cynation” në zhanrin rok dhe rok fuzion me xhaz dhe influence të tjera. (www.cynationband.com)

 Josh Mak është kitaristi dhe vokalisti i Cynation, si dhe një nga themeluesit e grupit. Ai shkruan tekste dhe kompozon muzikë. Përveç muzikës meret me aktrim dhe modeling, manaxhuar nga JR Management në Australi. Momentalisht po ndjek akademinë “New Faces Talent Academy (NFTA)” në Melburn për trajnim profesional në aktrim dhe modeling. Ka fituar disa çmime për shkrime kreative “Creative Writing Award”, dhe në 2017 zuri vendin e dytë në kompeticionin komercial dhe vendin e tretë në Monolog, Modeling dhe më i miri “Best Overall”. Në dhjetor 2017 Josh Mak është përzgjedhur të marrë pjesë tek kompeticioni ndërkombëtar “International Talent Showcase” në Australi.

 Kitaristi dhe këngtari Simon Lai u zgjodh “Kitarisi më i Mirë” në Yamaha Asian Beat si dhe ka fituar vendin e parë në disa kompeticione talenti dhe festivale. Përveç muzikës merret edhe me aktrim dhe është zgjedhur aktori kryesor në filmin reklamues të Nescafe, që e pati premierën në Singapore në 2016. Video arriti gjysëm milion shikime në youtube. (www.simonlai.info).

 Basisti Andrew Teo ka kryer studimet e larta për Muzikë Kontemporare nga Kolegji i Arteve “Lasalle College of the Arts”. Gjithashtu merret me artet marciale, mban rripin e zi në taekwondo “Taekwondo Black Belt” si dhe praktikon boksin stili “Muay Thai”. Në moshën 13 vjeçare ka përfaqësuar Singaporin në ndeshjet kombëtare të taekwondo midis Singaporit dhe Taivanit. Punon në financa dhe merret me muzikë. Sot Andrew njihet si një nga basistët më të mirë.

 Kitaristi Shah ka ëndërruar të luajë për rok & roll që i ri, dhe kjo ëndërr iu realizua kur u bë pjesë e grupit Cynation. Kitarën e ka mësuar vetë në moshën 13 vjeçare me një kitarë të përdorur dhuruar atij sepse nuk mund ta blente vetë. Teorinë dhe notat e muzikës i mësoi vetë po ashtu nga revista Bota e Kitarës “Guitar World” në 1992, që brenda kishte tablaturën e kitarës. Muzika e tij e preferuar është, rok, rok fuzion me fank, xhaz, dhe bluz.

 Regjisori, producenti, skenaristi dhe aktori Aaron Mak është fotografi dhe videografi i bandës muzikore “Cynation”, si dhe themelues/CEO kreativ i kompanisë filmike “Melbourne Film Studio” (www.melbournefilmstudio.com). Në 2015 fitoi çmimin “Outstanding Production Design Award” për filmin “Joke’s on you” e zhanrit thriller, me aktorë Aaron Mak dhe James Walker. Në 2016 fitoi çmimin “Astonishing Cinematography Award” për filmin “Coffee Run”, ku luan edhe Josh Mak. Si dhe fitoi vendin e dytë për filmin “House Sitting” e zhanrit horror, me aktorë Ashleigh Gray, Aaron Mak dhe Taylor Gray.

 Me 21 korrik 2017 Cynation lansoi singling “Dancing Devil” (Djalli që vallëzon), me producent Jason Hawkins, Rock Hawk Studios në Melburn, Australi. Kënga debutoi në listen e Top Hiteve të Rokut në Collision Radio në Viktoria, Australi dhe është në iTunes dhe Amazon. Momentalisht Cynation po merret me këngën e dytë “Go Louie Go” dhe me videoklipin e “Dancing Devil”. Grupi Cynation shpreson të bëjë një turne në Nju Jork, Shqipëri-Kosovë-Europë në 2019.

 

Ju jeni vllezër? Si është bashkëpunimi juaj në fushën e artit?

 

Josh Mak: Faleminderit Alketa për ftesën. Ju jemi shumë mirënjohës për këtë mundësi që të ndajmë historinë tonë me njerëzit e Tiranës dhe Shqipërisë. Duam të falendojmë gjithashtu z. Haxhi Muhaxheri në Austri që na prezantoi këngën “Dancing Devil” për publikun shqiptar në Radio Liria. Unë jam vokalisti dhe kitaristi kryesor i grupit rok, Cynation, dhe jetoj në Melburn, Australi.

Aaron Mak: Unë jam regjisor dhe Drejtor i Studios së Filmit të Melburn, si dhe jetoj në Melburn, Australi. Josh është vëllai im më i madh dhe ne kombinojmë aftësitë tona të ndryshme në muzikë dhe film për të punuar së bashku. Është një proçes i mrekullueshëm që të punoj së bashku me vëllain tim, sepse i shikojmë projektet në mënyrë të ngjashme dhe kemi shije të njejtë.

 

Josh ju jeni këngëtari dhe gitaristi i bandës së rokut “Cynation” (Sineishën). Kush janë anëtarët e tjerë të bandës? Kur e krijuat atë?

 

Josh Mak: Grupi Cynation përbëhet nga Josh Mak (vokal dhe kitarë), Simon Lai (kitarë & mbështetës vokal), Shah (kitarë) dhe Andrew Teo (kitarë bas).

     Simon, Andrew dhe unë e formuam grupin në vitin 1998, kur ishim vetëm 13 vjeç. Shah u bashkua më vonë me grupin në vitin 2002. Prandaj, ne nuk jemi vetëm një grup muzike, por miq të përjetshëm të fëmijërisë, dhe këta tre djem janë si vëllezërit e mi.

 

Sapo keni lansuar hitin “Dancing Devil”. Për çfarë bën fjalë kënga?

 

Josh Mak: Dancing Devil është një këngë për femrat që bëjnë striptizë, industrinë e argëtimit të rritur, dhe qëndrimi i shoqërisë ndaj tyre. Shumë njerëz gjykojnë dhe nuk i respektojnë këto gra për shkak të asaj që ata zgjedhin të bëjnë për të jetuar. Megjithatë shumë nga këta njerëz që gjykojnë janë ata që paguajnë për shërbimet e tyre.

 Kënga gjithashtu shqyrton betejën e vazhdueshme të mashkullit me tundimin – duke u tërhequr në mënyrë të pakthyeshme drejt tundimit, gjë që ai kurrë nuk dëshiron ta pranojë hapturazi.

 

Një koncept mjaft interesant. Çfarë mund të presim për videoklipin e këngës? Ku do xhirohet? 

 

Aaron Mak: Ne kemi për qëllim të krijojmë një videoklip që ka një estetikë unike dhe tërheqëse për audiencat, me imazhe të forta vizuale për të rritur dinamizmin e këngës.

Ky projekt është gjithashtu një përpjekje për të sjellë së bashku disa artistë vendas të pavarur nga fusha dhe sfonde të ndryshme për të krijuar një punë profesionale dhe me cilësi të lartë.

 Videoja do të xhirohet në Melburn, Australi, dhe aktualisht jemi duke kërkuar lokacione në disa klube lokale.

 

Aaron, ju keni dhe shtëpinë tuaj filmike, Melburn Film Studio. Çfarë të pëlqen kur bën filma?

 

Aaron Mak: Melbourne Film Studio u krijua në vitin 2016, fillimisht nën emrin “Enigmatic Pictures”, kur unë fillova të krijoj filma të shkurtër për festivale universitare të filmit. Që atëherë, ne kemi krijuar disa filma me metrazh të shkurtër dhe kemi punuar së bashku me Sineishën për të krijuar projekte të ndryshme filmike.

 E dua filmimin për shkak të gjitha historive të ndryshme që mund të tregohen përmes filmit, dhe të gjitha mënyrat e ndryshme që mund të tregosh një histori. Kam gjetur një mënyrë të shumë të mirë për të shprehur ndjenjat dhe mendimet që kanë tendencë të jenë shumë të vështira për t’u shprehur vetëm me fjalë.

 

Aaron, keni studiuar për film dhe teatër në Australi dhe Angli. Na tregoni më tepër për projektet e filmave tuaj?

 

Aaron Mak: Sapo jam diplomuar nga Universiteti Monash në Melbërn, Australi, në vitin 2017 me Bachelor të Arteve, ku kam studiuar Studimet e Teatrit dhe Studimet e Filmit. Gjatë ditëve të mia të shkollimit, kam kaluar 6 muaj duke studiuar Teatrin dhe Filmin në Universitetin e Exeter në Angli.

 Një nga projektet e para të filmit që kam bërë ishte filmi i shkurtër horror, House Sitting (2016), të cilin unë kam punuar së bashku me kolegë dhe miq të universitetit për ta krijuar.

Projekti më i fundit, “How the Devil Dances” (2017), ka qenë ndoshta pjesa më sfiduese. Duke pasur më shumë eksperiencë me tregimet e filmit të shkurtër, ishte interesante që u përpoqa t’i afrohem zhanrit dokumentar. Megjithatë, tema është shumë e rëndësishme dhe mendova se mund ta tregoj historinë e Sineishën në mënyrë efektive me këtë dokumentar.

 

Përveç videoklipit, çfarë bashkëpunimi tjetër keni patur?      

      

Josh Mak: Kemi një kanal në YouTube që quhet “Cynation TV”, jo vetëm që tregon muzikën tonë, por gjithashtu tregon grupin në jetën tonë të përditshme, duke kaluar kohën bashkë dhe duke u argëtuar.

 Aaron Mak: Një nga filmat e shkurtër të shkurtër që kam më përpara, është “Coffee Run”, e cila ishte në fakt projekti i parë që kam punuar së bashku me vëllain, Josh. Unë jam regjisori dhe skenaristi i filmit me metrazh të shkurtër, si dhe aktrova bashkë me Josh, i cili ishte roli i tij i parë i aktrimit. Filmi fitoi çmimin Kinematografia më e mirë.

 Ne më vonë punuam së bashku përsëri në një film të shkurtër horror për trajlerin e Cynical Annihilation: Pandora’s Box në 2016.

 

Aaron, si shkrimtar si e trajton një skenar? Cili është proçesi kur shkruan?

 

Aaron Mak: Më pëlqen ta filloj skenarin me një karakter, para se të filloj të krijoj elementet e tjera. Unë mendoj se njerëzit janë pika e lidhjes midis audiencës dhe ngjarjeve të një filmi – aq më interesante, unike ose komplekse karakteret tuaja janë, aq më shumë mënyra ka për t’i angazhuar njerëzit me punën tuaj.

 Më pëlqen të filloj proçesin e zhvillimit duke shkruar detaje të vogla dhe t’i shënoj me pika. Sapo kam informata të mjaftueshme, unë filloj hartimin se si këto detaje do të lidhen së bashku dhe do të rrjedhin në një film.

 

Fotografia është një nga pasionet tuaja. Çfarë të frymëzon ty si fotograf?

 

Aaron Mak: Kam zbuluar pasionin tim për fotografinë mjaft vonë në fund të vitit të kaluar, para se të filloja në mënyrë profesionale. Kohët e fundit kam paraqitur disa nga veprat e mia të fotografisë në konkursin e vitit 2017 për ekspozimin fotografik, i cili po zhvillohet në qytetin e Nju Jorkut – fotot e paraqitura morën si pjesë e një fotoseti të muzikës dhe të modës, ku kam punuar me Josh përsëri, si modelin tim.

 Më pëlqen të marr fotografi të gjërave të ndryshme, nga natyra, arkitektura, portrete, por unë kam një tendencë të pëlqej thjeshtësinë kur bëhet fjalë për fotografinë.

 

Nga vendet që keni vizituar, cili është qyteti, shteti, i cili ju ka lënë mbresa?

 

Josh Mak: Vizita tek Fiset Hill në Tajlandën Veriore ishte një përvojë vërtetë e veçantë. Pashë se si jetonin fshatarët e këtyre klaneve, dhe ishte një ndryshim inspirues nga ritmi i shpejtë i jetës së qytetit.

 Aaron Mak: Pata përvojën për të vizituar Amsterdamin në Hollandën për herë të parë kohët e fundit. Ishte me të vërtetë inspiruese për të vizituar një qytet aq të bukur nga ana vizuale me kanalet dhe arkitekturën e tij, si dhe aq kulturore me galeritë e artit si Muzeu Van Gogh. Kishte një kulturë jetese të relaksuar pa stres.

 

Çfarë ju keni kompozuar ose krijuar gjatë këtyre shëtitjeve

 

Josh Mak: Kompozoj dhe shkruaj muzikë sa herë që më vjen frymëzimi, kështu që po, mund të ndodhë gjatë udhëtimeve, por shpesh ndodh gjatë aktiviteteve të zakonshme të përditshme që ndjehem më kreativ.

 Performanca në disa festivale muzikore në Singapor ka qenë patjetër e paharruar për grupin tonë, dhe ne shpresojmë që të udhëtojmë dhe të performojmë muzikën tonë nëpër botë. Në këtë listë kemi dëshirë të performojmë edhe në Shqipëri dhe Kosovë në 2019, dhe mund të xhirojmë një videoklip atje.

 

Çfarë dini ju për Shqipërinë?

 

Josh Mak: Unë jam gjithmonë i intriguar nga muzika tradicionale etnike dhe Shqipëria nuk është përjashtim. Më pëlqen përdorimi i klarinetave dhe mënyra unike që ato i afrohen melodisë dhe formulimit. Shah, një nga kitaristët tanë në grup, është gjithashtu një tifoz i madh i futbollit – sa herë që Shqipëria luan, ne gjithmonë jemi me Shqipërinë. Lojtari i tij i preferuar është Lorik Cana. Gjithashtu, kam dëgjuar se vera shqiptare është shumë e mirë.

 Aaron Mak: Dy vendet tona kanë një lidhje historike të fortë. Në vitet 1920 dhe 1930 një numër i madh shqiptarësh erdhën në Melbërn dhe në Sheparton ku ata punonin në industrinë bujqësore si në atdheun e tyre. Kohët e fundit, në vitin 1999, kryeministri australian në atë kohë, Xhon Howard, autorizoi strehimin e 4,000 refugjatëve nga Kosova në Australi.

 

Sa fjalë keni mësuar këto ditë në gjuhë shqipe

 

Aaron Mak: Faleminderit Alketa. Si jeni? Unë jam Aaron dhe une bëj filma.

 Josh Mak: Si jeni Alketa? Unë jam Josh. Unë jam muzikant i Cynation. Faleminderit shumë.  Gjithashtu kemi dëgjuar për festivalin tradicional te rrushit “Hardh Fest” në Kosovë me muzikë dhe verë. Ne dimë fjalën “RRUSH”. Ne do të dëshironim të përformojmë një ditë atje në Kosovë, Shqipëri dhe në Ballkan.

 

Do të guxonit të realizoni një bashkëpunim Melburn – Tirana?

 

Josh Mak: Bukuria e muzikës është se ajo ka aftësinë të kapërcejë kufijtë dhe gjuhët. Është një mënyrë e mrekullueshme për të mësuar dhe njohur kulturën e një vendi tjetër – dhe po, Tirana do të jetë patjetër në krye të listës sonë të qyteteve për të bashkëpunuar.

 

Emisioni im te Radio Liria titullohet “Bërthamë”. Në Australi, familja a është bërthamë? Çfarë është familja për ju?

 

Aaron Mak: Australianët e vlerësojnë shumë lart familjen dhe besojnë se dashuria dhe mbështetja e familjes janë gjërat më të rëndësishme në jetë. Edhe në kohën e Krishtlindjes në Australi, është normë që gjitha dyqanet të mbyllen, në mënyrë që familjet ta kalojnë atë kohë cilësore së bashku.

 Josh Mak: Për mua, familja nuk kufizohet vetëm tek njerëzit e afërm. Por edhe ata janë njerëz të cilët kam krijuar lidhje të ngushta, unë i konsideroj familje, si vëllezërit e mi në bandën tonë dhe publicistja jonë e grupit, Ermira Babamusta.

 

Kush janë njerëzit që doni më shumë në jetën tuaj?         

             

Josh Mak: Një pjesë e madhe e suksesit tonë është falë mbështetjes nga familja jonë. Gjithashtu duam të falenderojmë publicisten dhe manaxheren tonë, Ermira Babamusta – jo vetëm për punën e saj të madhe, por edhe për besimin që ajo ka vendosur te ne dhe në muzikën tonë. Si dhe i jemi mirënjohës producentit tonë Jason Hawkins, që ka qenë shumë me vlerë në procesin e krijimit të muzikës sonë. Ne jemi të bekuar me të vërtetë për të punuar me një artist të kalibrit të tij.

 

Çfarë mund të presim nga ju? Cilat janë planet e së ardhmes?      

 

Josh Mak: Ne jemi gati të lansojmë këngën tonë të dytë, të quajtur “Go Louie Go”. Në fund të këtij viti do kemi gati edhe një mini album me 5 këngë, si dhe video klipin tonë të këngës Dancing Devil. Ne gjithashtu kemi në plan të udhëtojmë në Nju Jork dhe Shqipëri në të ardhmen.

 Aaron Mak: Në javët e ardhshme, unë do të kem gati episodin e ardhshëm në serinë televizive Cynation Tv – episodi do të quhet “Sineishën humbet në labirint”. Në fund të këtij viti, do të lansohet edhe videoklipi i këngës “Dancing Devil”.

Kur të vijë 2018, unë shpresoj të krijoj një tjetër film të shkurtër, të cilin pastaj mund t’i dërgoj nëpër festivale të filmit në nivel lokal dhe ndërkombëtar dhe të udhëtoj në të gjithë botën.

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …