Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpreh keqardhje që ricertifikohen kandidatët e dënuar

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpreh keqardhje që ricertifikohen kandidatët e dënuar

Ambasada amerikane në Kosovë ka dalë më nje deklaratë pas vendimit të KQZ-së për anulimin e decertifikimit të kandidatëve pas vendimit të Gjykatës Supreme.

“Vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zbaton urdhrat e Gjykatës Supreme për ricertifikimin e kandidatëve të diskualifikuar më parë, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet. E kuptojmë vendimin e KQZ-së për t’i kthyer të 89 kandidatët e diskualifikuar si kundërpërgjigje vendimit të Gjykatës. Megjithatë, na vjen keq që rezultati i këtij vendimi zhbën punën e shkëlqyeshme të KQZ-së dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për të zbatuar ndalesën e paraparë me Ligjin për Zgjedhje për moslejimin e kandidimit të kandidatëve të dënuar për vepër penale. Vazhdojmë të mbështesim frymën dhe qëllimin e asaj dispozite të Ligjit për Zgjedhje. Ftojmë institucionet përkatëse shtetërore që të korrigjojnë çdo paqartësi ligjore lidhur më këtë dispozitë para ciklit të ardhshëm zgjedhor në Kosovë. Besojmë që votuesit kërkojnë kandidatë të panjollosur nga krimi”, thuhet në këtë deklaratë.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …