Ambasada gjermane kërkon maturi gjatë seancës së nesërme në Kuvendin e Kosovës

Ambasada gjermane kërkon maturi gjatë seancës së nesërme në Kuvendin e Kosovës

Ambasada Gjermane në Prishtinë, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që nesër të jenë të matur në seancën për demarkacionin. “Duke marrë parasysh ngjarjet e fundit dhe seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ne bëjmë thirrje për një debat paqësor, demokratik dhe konstruktiv”, shkruan ambasada e Gjermanisë në Kosovë. Të gjitha pikëpamjet politike kanë të drejtë të dëgjohen dhe protestat paqësore janë e drejtë e çdo qytetari në demokraci, thuhet më tej në shkrimin e ambasadës. “Sidoqoftë, kërcënimet apo përdorimi i dhunës për t’i frikësuar kundërshtarët politikë dhe për të influencuar debatet është diçka e papranueshme. Ne i inkurajojmë të gjitha palët të kenë parasysh të gjeturat e fundit të Komisionit Internacional të ftuar nga Presidentja Jahjaga në mars të këtij viti i cili erdhi në përfundim se procesi i shënjimit të vijës kufitare “ishte konform normave internacionale”’, përfundon mesazhi i Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …