Brickos

Ambasadorja Gjermane Angelika Viets viziton AUV-në

Ambasadorja e  Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, e shoqëruar nga Prof. Dr. Eberhard Haunhorst President i Zyrës Shtetërore të Saksonisë së Ulët për Siguri Ushqimore dhe Mbrojtje të Konsumatorit dhe Dr. Erhard Zittlau udheheqes i projektit te binjakëzimit “Mbështetje për Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosove” të mërkurën vizituan Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës ku pritën nga Kryeshef Ekzekutiv, Dr. Valdet Gjinovci.

Me këtë rast Dr. Gjinovci e njohu ambasadoren me punët dhe të arriturat e autoritetit në fushën e sigurisë ushqimore dhe shëndetit të kafshëve, me theks të veçantë në dinamiken dhe të arritura e projektit për mbështetjen e Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë i cili financohet nga BE por implementohet nga ekspertët e shtetit Gjerman.

Gjinovci tha se AUV ka një përvojë të mirë me ekspertët e shtetit gjerman të cilët  kanë implementuar projekte nga viti 2009 duke i shfrytëzuar ende ato të arritura, duke nënvizuar se edhe ky projekt do të jetë vazhdimësi e punës dhe e rezultateve.

Znj. Angelika Viets, Ambasadore e  Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, u shpreh e kënaqur me  sukseset  e punës se përbashkët ndërmjet dy autoriteteve. Ajo gjatë vizitës qe i bëri Laboratorit të Ushqimit pa nga afër zhvillimin e metodave të reja testuese, ngritjen e cilësisë dhe besueshmërisë në rezultatet laboratorike të lëshuara nga LUVK.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …