Hoyt Brian Yee

Amerika do të mbrojë me vendosmëri interesat e vlerat e saj dhe ato të aleatëve

Përderisa zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence përgatitet për vizitën e fillim gushtit në Malin e Zi ku do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor, zyrtari i lartë i Deparatamentit të Shtetit, Hoyt Brian Yee, garanton edhe një herë se angazhimi amerikan në rajon mbetet i fuqishëm. Komentet e zëvendësndihmës sekretarit për Evropën dhe Euroazinë vijnë në mesin e shqetësimeve se shkrutimet e thella të propozuara në buxhetin e këtij departamenti do të minimizojë rolin e Washingtonit në demokracitë e brishta e të ekspozuara ndaj influencës ruse. Kur vjen fjala tek interesat e përbashkëta në rajon siç është terrorizmi Shtetet e Bashkuara, shpjegon Yee për Zërin e Amerikës, do të bashkëpunojnë ngushtë me Moskën. “Por aty ku Rusia dhe SHBA-ja nuk shihen sy me sy, e ku ndoshta punohet me linja të kundërta, Amerika siç e ka thënë sekretari Rex Tillerson, dhe zv. presidenti Pence, do të mbrojë me vendosmëri interesat e vlerat e saj dhe ato të aleatëve, dhe kjo është ajo që ne po bëjmë tani”, ishte deklarata e Yee.

Kontrolloni gjithashtu

Në Rripin e Gazës, Izraeli ka vrarë, 33. 797 palestinezë kryesisht gra dhe fëmijë, 76. 465 të plagosur që nga 7 tetori 2023

Të paktën 68 palestinezë të tjerë janë vrarë dhe 94 të tjerë janë plagosur gjatë …