Angelika Veits

Angelika Viets: Kosova si shtet i pavarur ka të drejtë të vendosë se kush hyn në pikat kufitare të saj

Pas Ambasadës amerikane në Prishtinë, e cila doli  në mbrojtje të veprimit të Kosovës për ndalimin e trenit serb, edhe ambasadorja e Gjermanisë, Angelika Viets, ka thënë se Kosova, si shtet i pavarur ka të drejtë të vendosë se kush hyn në pikat kufitare të saj. Viets komentoi edhe murin ndarës, të vendosur nga autoritetet lokale të Mitrovicës Veriore, me mbështetjen e Beogradit. Më vjen keq që Qeverise së Kosovës i duhet të merret vazhdimisht me probleme të cilat i imponohen”, ka theksuar diplomatja e lartë gjermane. Edhe muri-ndarës me siguri se do të rrënohet, nëse bëhet me pëlqimin e ambasadës amerikane dhe asaj gjermane.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …