Anulohet Festivali i birrës në Prishtinë

Anulohet Festivali i birrës në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka tërhequr lejen për vazhdimin e Festivalit të Birrës, në qendër të kryeqytetit, për shkak se mbrëmë 50 persona u lënduan në një rrëmujë të krijuar pas të shtënave me armë zjarri në sheshin “Zahir Pajaziti”. Kryetari Ahmeti, ka thënë se arsyeja e anulimit të vazhdimit të festivalit ka qenë mungesa e kapacitetit për të garantuar sigurinë nga ana e organizatorëve për shkak të numrit të madh të njerëzve dhe prania e madhe e moshës së të rinjve nën 18 vjeç në shesh. Ky ta quajmë festival, i cili  promovon dhe reklamon alkoolin, nuk ka të bëjë me asnjë aktivitet kulturor apo arsimor, përderisa në shkollat fillore dhe të mesme të vendit pirja publike e alkoolit në mjediset arsimore është e ndaluar. Organizatorët e reklamimit të birrës dhe pijeve alkoolike në vendet publike, nuk kanë asnjë arsye tjetër pos përfitimeve materiale. Atyre nuk iu intereson degjenerimi i rinisë apo se plagosja e 50 vetëve sikur ndodhi mbrëmë në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …