“Apimedica” qendra më e madhe e ëmave në Shqipëri dhe Kosovë

Që bletaria është një  mundësi e mirë për rritjen e ekonomisë familjare, dëshmi e madhe është bletaria si Qendër e Ëmave “Apimedica”, e themeluar dhe në pronësi të z. Zymer Bajraktarit, i cili këtë veprimtari e zhvillon në disa lokacione.

Bazuar në këtë, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik në komunën e Mitrovicës, Nasuf Aliu me bashkëpunëtorë ka vizituar këtë qendër, ku ka biseduar rreth sfidave që bletarët po ballafaqohen, nevojave dhe mundësive për përkrahje  të këtij sektori.

Me këtë rast drejtori Aliu ka thënë së Komuna e Mitrovicës është  e fokusuar në mbështetje të  sektorëve prioritar të bujqësisë, në mesin e të cilëve bënë pjesë edhe bletaria, me qëllim të rritjes se prodhimit  vendor dhe për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomikë.

“Përveç zëvendësimit të prodhimeve të huaja me ato vendore, synimet tona janë që të ndërtojmë potencial edhe për  eksport dhe në këtë mënyrë të ndikojmë bashkërisht që këta sektorë të jenë mundësi për vetëpunësim dhe gjenerim të efekteve ekonomike”, u shpreh Aliu.

Ndërsa, z.Bajraktari thekson se bazuar në një vizitë të zhvilluar nga një komision profesional nga Shqipëria para ca javësh, bletaria “Apimedica”, është vlerësuar si qendra më e madhe në Kosovë dhe Shqipëri për kultivimin e ëmave, kurse sfidë për bletarët e mëdhenj janë makineritë më të sofistikuara për prodhimin e qumështit të bletëve si dhe shtimi i numrit të bletëve ëma.

Në fund pronari i bletarisë “Apimedica”, Zymer Bajraktarit, ka falënderuar interesimin e komunës së Mitrovicës për mbështetjen dhe promovimin e këtij sektori.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …