Apostolova: Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit do t’u ndihmojë kosovarëve

Apostolova: Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit do t’u ndihmojë kosovarëve

Në Prishtinë i  ka filluar  punimet Seminari i 93-të i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në të cilin po arrin pjesë më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë gati 70 deputetë nga 21 vendet anëtare të NATO-s dhe vendet partnere. Shefja e Zyrës së BE-së Natalya Apostolova bëri thirrje që Kosova ta përmirësojë imazhin e saj.“Kosova duhet të ndihmojë vetveten duke pasur storje pozitive që do t’i ndihmoje në përmirësimin e imazhit të saj jashtë”. Ajo foli edhe për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit që hyri në fuqi më 1 prill.“Sundimi i ligjit është në thelb të kësaj marrëveshjeje, është fjala magjike. Ky është problemi më i madh i institucioneve të Kosovës”. Ajo lavdëroi forcat politike që pa dallim përkrahin rrugën evropiane të Kosovës.“Jam e impresionuar që këta muaj prej kur kam ardhur këtu, të gjitha forcat politike më thonë qe Kosova është për rrugën evropiane dhe mendoj që kjo është unifikuese”, tha Apostolova.  Përfaqësuesja speciale e BE-së tha se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit do t’u ndihmojë kosovarëve.“Procesi i Stabilizim Asocimit është prioritet i yni politik e ekonomik që shërben si bazë për procesin e aderimit,vlerësoi Apostolova.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …