Brickos

Arban Abrashi në premton në Kalabri shkollë, çerdhe, linjë autobusi dhe mbulimi i kolektorëve

Arban Abrashi në premton në Kalabri shkollë, çerdhe, linjë autobusi dhe mbulimi i kolektorëve

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga LDK-ja, Arban Abrashi, në një tubim të mbajtur sot në lagjen Kalabria, shpalosi programin e tij për këtë pjesë të kryeqytetit. Abrashi tha se programi për këtë lagje ka rrjedhur nga vetë kërkesat e banorëve dhe nga problemet reale të tyre.

“Ne e kemi vullnetin për punë dhe nuk merremi me propaganda apo gjëra të tjera. Si kërkesë nga vetë banorët është mbulimi e kolektorëve të lumit që vjen nga lagja Mati. Kërkesë tjetër dhe nevojë që ne e kemi paraparë për këtë lagje është edhe ndërtimi i një shkolle fillore dhe çerdhes publike për fëmijë, krijimin e një lidhjeje të re nga Kalabria për në qytet, sigurimi i transportit publik përmes një linje të re, ku lehtësira do të kenë pensionistët dhe personat me nevoja të veçanta”, ka thënë Abrashi.

Ai potencoi se do të investohet rregullimi i ndriçimit publik dhe shtyllave elektrike, ndërtimi i një fushe sportive-rekreative, ndërtimi i trotuareve tek sh.f ‘7Marsi’, zgjerimi i rrugës ‘Rexhep Krasniqi’ , vazhdimin e rrugës ‘Fadil Ferati’ duke përfshirë infrastrukturën bazë, zgjerimin e ngrohtores së qytetit në këtë lagje, lidhjen e rrugëve ‘Bej Sokoli’ dhe ‘Marin Barleti’ me kolektorin e ri dhe projekte tjera që përmirësojnë jetën e banorëve të kësaj pjese.

Abrashi u zotua edhe për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë ku sipas tij del të jetë problem për gjithë qytetin, menaxhim më të mirë të mbeturinave përmes shtimit të kontejnerëve dhe shtëpizave të gjelbra, bashkësi lokale për banorët e asaj zone, revidimin e planit urbanistik përmes hartave zonale, identifikimin e pronave komunale në mënyrë që komuna ta ketë më të lehtë t’i vendosë pikat për ndërtimin e fushave rekreative dhe rishikimin e tatimit në pronë ku në shumë zona të qytetit është rritur dhe se. Kandidati i LDK-së për Prishtinën ka thënë se nuk është e drejtë që qytetarëve t’u rritet tatimi dhe të mos investohet asgjë. Krejt në fund Abrashi i ftoi që ta votojnë më 22 tetor, në mënyrë qe Prishtina të modernizohet, pasi nuk mund të humbet më shumë kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …