RADIO KOSOVA E LIRË - Arkivi i dokumentacionit

  FILLIMI | LAJMET | HISTORIKU | DËSHMORËT | ANALIZA | INTERVISTA | KULTURA | TEMA HISTORIKE | PERSONALITETE | SPORT | TEKNOLOGJI | BOTIMET | GALERIA





































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































Lajiq: Palėt kanė afruar qėndrimet rreth telekomunikacionit

Ministri i Tregtisė dhe Telekomunikacionit tė Serbisė, Rasim Lajiq ka pohuar se gjatė takimit tė fundit nė kuadėr tė bisedimeve teknike, janė definuar disa nga ēėshtjet kryesore kontestuese nė fushėn e telekomunikacionit. Duke vlerėsuar rrjedhat e takimit tė fundit, ai ka thėnė se ēėshtja mė kontestuese mbetet kėrkesa e Kosovės pėr fitimin e njė numri tė ri karakteristik telefonik. “Ka mbetur qė tė dy palėt t’i definojnė kėrkesat e tyre, ta paraqesin dokumentacionin dhe t’i propozojnė zgjidhjet pėr ēėshtjet kontestuese”, ka thėnė Lajiq pėr agjencinė Beta. Ai ka bėrė tė ditur se takimi i radhės do tė mbahet pas 22 majit, vetėm pasi qė tė ketė pėrfunduar takimi i kryeministrave tė Kosovės dhe Serbisė.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com

Policia fillon hetimet pėr fondin e 3 pėrqindėshit

Policia e Kosovės ka nisur hetimet pėr fondin e 3 pėrqindėshit tė Qeverisė nė ekzil, qė udhėhiqej asokohe nga Bujar Bukoshi. Mediet bėjnė tė ditur se kanė filluar tė hetohen tė gjitha transaksionet e kryera nėpėr banka tė ndryshme ku ishin deponuar shuma tė mėdha parash nga ky fond. Mėsohet se kjo ēėshtje ėshtė ngritur fillimisht nga tė huajt, por tani lėnda ka kaluar tek vendorėt.  Gjatė kėtij hetimi janė duke u intervistuar tė gjithė njerėzit qė kanė mbajtur poste tė rėndėsishme nė Qeverinė nė ekzil. I pyetur nė lidhje rastin, Bujar Bukoshi ka thėnė se “nuk ka asgjė tė keqe nėse hetohet ky fond”. Ai ka thėnė se ėshtė i gatshėm tė bashkėpunojė me organet e drejtėsisė nėse i kėrkohet njė gjė e tillė.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com

Shtajner: Bundestagu mund t’i thotė JO Serbisė

Zyrtari i lartė i Partisė Liberale nė Gjermani, Rainer Shtajner ka thėnė se Bundestagu gjerman nuk do tė votojė qė Beogradi tė marrė datėn pėr fillimin e bisedimeve pėr pranim nė BE. Ai ka thėnė pėr gazetėn beogradase ‘Danas’ se dėshtimi i zbatimit tė marrėveshjes sė Brukselit do tė thotė ngrirje e proceseve integruese tė Serbisė. Sipas tij “nėse Serbia dakordohet me Kosovėn, pėr zbatimin e Marrėveshjes, Bundestagu do tė votojė pėr t''i dhėnė asaj datėn e fillimit tė negociatave, nė samitin e BE-sė nė qershor”.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com

Shtyhet hapja e hapėsirės sė sipėrme ajrore tė Kosovės

Paralajmėrimi pėr hapjen nė qershor tė kėtij viti tė hapėsirės sė sipėrme ajrore tė Kosovės nga NATO ka gjasė tė shtyhet sėrish. Zėdhėnėsja e NATO-s, Oana Lungescu citohet tė ketė thėnė se po punohet nė drejtim tė zgjidhjes sė kėsaj ēėshtje edhe me Hungarinė, shteti anėtar i NATO-s i cili ka fituar tė drejtėn e menaxhimit tė hapėsirės sė sipėrme ajrore tė Kosovės. Hapėsira e sipėrme ajrore e Kosovės ėshtė mbyllur qysh nga viti 1999 dhe nuk do tė hapet as nė qershor pėrkundėr premtimeve tė NATO-s dhe Qeverisė sė Kosovės. Zėdhėnėsja e NATO-s nuk ka pėrjashtuar se do tė ketė bisedime edhe me shtetet fqinje pėr kėtė ēėshtje. Siē dihet Serbia ėshtė duke kėrkuar qė tė ketė negocime tė mėtejshme pėr hapėsirėn ajrore tė Kosovės.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com

Tahiri: Serbia pranon qė Kosova tė ketė kod shtetėror telefonik

Zėvendėskryeministrja, Edita Tahiri ka bėrė tė ditur se gjatė takimit tė djeshėm me palėn serbe nė kuadėr tė bisedimeve teknike janė arritur pėrparime nė disa ēėshtje, ndonėse nuk ėshtė arritur ndonjė marrėveshje. Ajo ka vlerėsuar se marrėveshja pėrfundimtare pėr telekomin dhe energjetikėn mund tė arrihet vetėm nė nivel kryeministrash. Tahiri ka nėnvizuar se pėrparimi kryesor gjatė kėtij takimi ka qenė fakti qė pala Serbe ka pranuar qė Kosova tė ketė kodin e saj shtetėror telefonik. “Pėrparimi kryesor ėshtė se Serbia ėshtė pajtuar qė Kosova ta ketė kodin telefonik shtetėror tė sajin. Kur them ėshtė pajtuar, do tė thotė se ėshtė pajtuar qė t'i heqė pengesat qė ia ka krijuar Kosovės deri mė tash, ēka hap rrugė qė ITU t’ia ndajė Kosovės Kodin shtetėror qė i ka takuar edhe kur ka qenė njėsi federale e Jugosllavisė, pra presim qė kodi 383 ose 384 t’i aludohet Kosovės ”, ėshtė shprehur zėvendėskryeministrja. Ajo ka thėnė se njė pėrparim tjetėr ėshtė edhe pajtimi pėr krijimin e formacionit trepalėsh pėr kompensimet qė Serbia duhet t’i bėjė Kosovės pėr shkak tė shfrytėzimit tė rrjetit transmetues apo rrugėve transmetuese tė Kosovės pėr transit.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com



Të gjitha të drejtat të rezervuara nga Radio - Kosova e lirë. © 1999-2009.