RADIO KOSOVA E LIRË - Arkivi i dokumentacionit

  FILLIMI | LAJMET | HISTORIKU | DËSHMORËT | ANALIZA | INTERVISTA | KULTURA | TEMA HISTORIKE | PERSONALITETE | SPORT | TEKNOLOGJI | BOTIMET | GALERIA









































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































LB: Tė respektohet rezoluta e Kuvendit pėr njė kod tė pėrbashkėt telefonik

Nėpėrmjet njė komunikate pėr medie, Lėvizja pėr Bashkim e ka quajtur si lojė hipokrite tė Qeverisė zvarritjen e jetėsimit tė rezolutės sė miratuar nė Kuvend pėr zėvendėsimin e tri kodeve aktuale telefonike me kodin e Shqipėrisė +355. Miratimi i kėsaj rezolute ishte pasuar me njė takim me pėrfaqėsues tė Qeverisė shqiptare, me ē’rast ishte nėnshkruar njė memorandum pėr bashkėpunim, ku pos tė tjerash parashihte edhe angazhimin pėr jetėsimin e njė kodi tė pėrbashkėt telefonik midis Kosovės dhe Shqipėrisė. Por, lėvizja e drejtuar nga Avni Klinaku ka thėnė se ende nuk janė formuar grupet punuese qė do tė angazhoheshin pėr zbatimin e kėsaj rezolute. “Duke qenė pjesė tė procesit, edhe pėrkundėr insistimit tonė tė vazhdueshėm pėr ta shtyrė atė pėrpara, ka ndodhur njė zvarritje e panevojshme nga ana e institucioneve tė Kosovės. Nė ndėrkohė, nga udhėheqėsja e delegacionit tė Kosovės nė bisedimet pėr ēėshtje teknike, kuptuam se ėshtė afėr marrėveshja me Serbinė qė Kosova tė mos pengohet nga kjo e fundit pėr tė pasur kodin e vet telefonik, me kushtin qė Serbisė t’i lejohet njė operator nė Kosovė”, thuhet nė komunikatėn e LB-sė. Kjo lėvizje ka tėrhequr vėrejtjen se vazhdimi i kėsaj situatė me tri kode telefonike i shkakton Kosovės humbje tė mėdha ekonomike.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com

Beqiri: Jahjaga t’i shpallė zgjedhjet lokale sa mė parė

Sekretari i Pėrgjithshėm i LDK-sė, Ismet Beqiri, ka kėrkuar nga kryetarja e vendit qė ta shpallė datėn e zgjedhjeve lokale jo mė larg se nė fund tė muajit shtator tė kėtij viti. Sipas tij, fundi i shtatorit do tė ishte afati optimal pėr mbajtjen e zgjedhjeve nė mėnyrė qė tė shmangen parregullsitė e mundshme. Pėrndryshe, Beqiri ėshtė shprehur mjaft optimist se LDK do t’i fitojė shumicėn e komunave tė Kosovės. Ai ka refuzuar tė japė ndonjė koment se cili do tė jetė kandidati i ardhėm i kėsaj partie pėr kryeqytetin. Beqiri ka akuzuar qeverinė se po pengon nė realizimin e projekteve tė komunės sė Prishtinės.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com

Vuēiq paralajmėron investime nė veri

Gjatė takimit tė fundit me pėrfaqėsuesit e serbėve tė veriut tė Kosovės, zėvendėskryeministri serb, Aleksandar Vuēiq, ka paralajmėruar mundėsinė e investimeve kapitale nga Serbia nė kėtė pjesė. Madje gjatė kėtij takimi fare pak ėshtė diskutuar zbatimi i marrėveshjes sė arritur nė Bruksel. Vuēiq ka premtuar se Serbia do tė ndajė mjete pėr ndėrtimin e njė rrjeti rajonal tė ujėsjellėsit, objekteve vitale si dhe tri urave nė komunėn  e Leposaviqit. Nė takim ėshtė hedhur edhe ideja e krijimit tė njė ndėrmarrje tė madhe publike, e cila do tė mbikėqyrte tė gjitha projektet qė zbatohen nė veri tė Kosovės.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com

Baēeviq: Kosova nuk mund ta ndryshojė marrėveshjen pėr Trepēėn

Kontrata pėr investime nė Trepēė, e cila ėshtė nėnshkruar nga Qeveria e Serbisė dhe konsorciumi amerikan ‘New Generation Power’, do tė mbetet edhe mė tutje nė fuqi, njoftojnė mediet serbe. Ministri serb i Planifikimit Hapėsinor dhe Xehtarisė, Millan Baēeviq ka thėnė se kontratėn e nėnshkruar nuk mund ta ndryshojė Qeveria e Kosovės, pavarėsisht qėndrimit tė Departamentit tė Shtetit, i cili ka kėshilluar investitorin amerikan qė t’i drejtohet Qeverisė sė Kosovės nė lidhje me kėtė ēėshtje. Baēeviq ka theksuar se “ėshtė sukses i Qeverisė sė Serbisė qė ka gjetur dikė i cili kupton peshėn e “Trepēės” dhe ēfarė janė raportet”. Ndėrkohė nga Agjencia Kosovare e Privatizimit kanė thėnė se kontrata me konsorciumin amerikan ėshtė e paligjshme dhe e pazbatueshme.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com

Beogradi kėrkon qė Kosova t’i ndryshojė 30 ligje

Beogradi kėmbėngul qė nė vend tė strukturave paralele nė Kosovė tė formohet e ashtuquajtura bashkėsi konstitutive e komunave serbe. Kėrkesa tjetėr e palės serbe ėshtė qė Kosova t’i ndryshojė rreth 30 ligje nė mėnyrė qė asociacioni tė marrė kompetenca konkrete, ashtu sikundėr parashihet nė marrėveshje. Sipas propozimeve tė Beogradit, kjo zgjidhje kalimtare do tė zgjaste tė paktėn deri nė vjeshtė, kur pritet tė mbahen zgjedhjet lokale. Por, kryeministri Thaēi, kėmbėngul qė tė shuhen strukturat paralele, ndėrsa nė harkun kohore deri nė mbajtjen e zgjedhjeve lokale, Prishtina tė shtrijė autoritetin e saj edhe nė veri.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com



Të gjitha të drejtat të rezervuara nga Radio - Kosova e lirë. © 1999-2009.