RADIO KOSOVA E LIRË - Arkivi i dokumentacionit

  FILLIMI | LAJMET | HISTORIKU | DËSHMORËT | ANALIZA | INTERVISTA | KULTURA | TEMA HISTORIKE | PERSONALITETE | SPORT | TEKNOLOGJI | BOTIMET | GALERIA

















































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































Fushatė e arrestimeve tė komandantėve tė UĒK-sė nė Drenicė nga policia e EULEX-it dhe ROSU

Zyrtarėt e informimit tė EULEX-it kanė bėrė tė ditur se policėt e kėtij misioni sė bashku me policėt shqiptarė tė Njėsisė sė Operacioneve Speciale tė Policisė sė Kosovės kanė arrestuar disa ish eprorė tė lartė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė Zonėn e Drenicės. Nė informatė thuhet se  pesė veta janė duke u hetuar pėr krime lufte kundėr popullsisė civile nė formėn e dhunimit tė integritetit trupor dhe shėndetit tė civilėve tė mbajtur nė qendrėn e ndalimit tė UĒK-sė nė Likoc.  Arrestimet janė urdhėruar nga njė gjykatės i procedurės paraprake i Gjykatės Themelore tė Mitrovicės. Rasti ėshtė duke u hetuar nga njė prokuror special i EULEX-it i Prokurorisė Speciale tė Kosovės.

 

Ndėrkohė bėhet e ditur se nė mesin e tė dyshuarave ėshtė, ish komandanti i SHP tė UĒK-sė, Sylejman Selimi, aktualisht ambasador i Kosovės nė Tiranė, ndėrsa janė ndaluar nė arrest, ish-komandanti i Zonės Operative tė Drenicės, dhe kryetari i Skėnderajt, Sami Lushtaku, pastaj eprorėt e lartė tė UĒK-TMK-sė Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaēi dhe Sahit Jashari. Veēojmė me kėtė rast se  familja e ish-eprorit tė UĒK-sė, Sahit Jashari i ka dhėnė 12 dėshmorė lirisė sė Kosovės, mė 5.6 dhe 7 mars tė vitit 1998, kur regjimi kriminal i Miloshviqit kishte vrarė 56 pjesėtarė tė lagjes Jashari, tė Prekazit dhe kur nė mesin e tyre kishte rėnė duke luftuar edhe kryekomandanti i UĒK-sė, Adem Jashari.  


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com

OVL-UĒK: Serbia nėpėrmjet mekanizmave tė saj po godet bėrthamėn e luftės ēlirimtare

Pas arrestimit tė sotėm nga ana e EULEX-it, tė  disa krerėve tė luftės sė UĒK-sė nė Drenicė, organizatat e dala nga lufta ēlirimtare kanė drejtuar kritika tė shumta nė adresė tė kėtij misioni.

Organizata e Veteranėve tė Luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės kanė thėnė se lajmi pėr arrestimin e bashkėluftėtarėve tė orėve tė para tė luftės ēlirimtare, ėshtė jashtėzakonisht shqetėsues pėr tė gjithė liridashės e Kosovės dhe institucionet tona duhet ta shqyrtojnė pozicionin e EULEX-it nė Kosovė.  Ne e kemi kundėrshtuar vendosjen e misionit tė EULEX-it qė nga fillimi, e kohė pas kohe kemi kėrkuar heqjen e kompetencave ekzekutive tė kėtij misioni, si dhe kemi reaguar pėr moskryerjen e detyrave tė tij si mision. Mirėpo, kėrkesat tona hasėn nė vesh tė shurdhėr.

Ne edhe njėherė kėrkojmė nga institucionet e Kosovės qė tė shqyrtojnė seriozisht pozicionin e EULEX-it nė vend. Persekutimi i vazhdueshėm i luftėtarėve tė lirisė nga EULEX-i, argumenton se kėta kanė vetėm njė detyrė nė Kosovė: njollosjen e luftės ēlirimtare tė kombit shqiptar nė krye me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. “Tentimi i vazhdueshėm i tyre pėr tė goditur bartėsit e luftės ēlirimtare, nxjerr pėrfituese Serbinė dhe bashkėpunėtorėt e saj tė shumtė nė Kosovė. Pėr kėtė arsye, ne kemi argumente tė besojmė qė strukturat e Serbisė nė Kosovė: disa nga portalet dhe gazetat  qė botohen nė gjuhėn shqipe, segmente e grupe tė caktuara aktive nė politikė si dhe individė tė tjerė qė fshihen nė petkun e intelektualizmit; janė mobilizuar nė luftėn e ashpėr kundėr Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, kundėr gjakut tė mijėra dėshmorėve dhe kundėr tė gjithė luftėtarėve: nga komandanti e deri te ushtari i zakonshėm. Nė kėtė pėrpjekje tė tyre tė pandalshme, kanė pėrkrahjen e plotė tė EULEX-it, si dhe elementeve tė tjerė proserb tė diplomacisė evropiane tė instaluar nė Kosovė, thuhet nė mes tjerash nė komunikatėn e Organizatės sė Veteranėve tė Luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com

Krasniqi: Duhet tė ndalet procesi i faljes sė pasurisė kombėtare tė Kosovės

Gjatė seancės sė sotme tė Kuvendit, pjesėmarrėsit kanė diskutuar edhe pėr marrėveshjen e nėnshkruar nė mes tė Serbisė dhe kompanisė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr privatizimin e kompleksit “Trepēa”. Gjatė fjalės sė tij para deputetėve, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, theksoi se duhet tė ndalet procesi i faljes sė pasurisė kombėtare tė Kosovės pėrndryshe ata qė janė prapa kėtij procesi do ta kenė pėrgjegjėsinė pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e vendit. Ai ka theksuar mė tutje se nuk mund tė ketė privatizim tė Trepēės pa vendim tė Kuvendit tė Kosovės dhe ka shtuar se ēdo formė tjetėr e privatizimit do tė jetė vazhdim i kriminalizimit tė jetės politike nė Kosovė. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka pėrkujtuar se “Kompleksi  Trepēa” nuk ėshtė unik, pasi ka dy drejtorė dhe kjo ėshtė ēėshtja e parė qė duhet tė zgjidhet, Trepēa duhet tė bėhet njė. Kritika dhe vėrejtje pėr marrėveshjen e nėnshkruar pėr shitjen e Trepēės kanė bėrė edhe deputetė tė partive opozitare.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com

Shqipėria nuk ka ftuar pėrfaqėsues tė Kosovės pėr tė marrė pjesė nė konferencėn dyditore tė Tiranės

Autoritetet e larta shtetėrore tė Shqipėrisė nuk kanė ftuar pėrfaqėsues tė Kosovės pėr tė marrė pjesė nė konferencėn dyditore tė mbajtur nė Tiranė. Nė konferencėn e shtatė tė Iniciativės sė shefave tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė vendeve tė Ballkanit kanė marrė pjesė tė gjitha vendet e Ballkanit me pėrjashtim tė Kosovės. Nė konferencė u diskutua pėr ēėshtjet e luftės kundėr terrorizmit si dhe mbrojtjes kibernetike. Nė kėtė konferencė kanė marrė pjesė kryetari i Shqipėrisė, Bujar Nishani, ministri i Mbrojtes, Arben Imami dhe shefat e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Sllovenisė, Kroacisė, Bosnjė e Hercegovinės, Malit tė Zi, Serbisė, Greqisė, Bullgarisė, ish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė, pėrfaqėsues tė lartė ushtarak tė NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Nuk ėshtė hera e parė qė Shqipėria e Nishanit dhe Berishės, pėr hir tė Serbisė anashkalon Kosovėn.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com

Ministria e Mbrojtjes sė Gjermanisė ka pritur nė takim delegacionin e MFSK-sė

Njė delegacion i Ministrisė sė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės ėshtė pritur pėr vizitė zyrtare nė Gjermani. Delegacioni ynė ėshtė pritur nė Ministrinė e Mbrojtjes sė Gjermanisė dhe ka realizuar njė vizitė pune nė Drejtorinė e Planifikimit tė Ministrisė sė Mbrojtjes nė Bon, ku u pritėn nga drejtoresha e kėtij departamenti, Min Digirin dhe koloneli, Funke. Gjatė bisedės sė zhvilluar drejtoria pėr Politikė dhe Plane e Ministrisė sė Mbrojtjes sė Gjermanisė ka ofruar bashkėpunim me Forcėn e Sigurisė sė Kosovės nė fushat tė ndryshme. Vizita nė Gjermani ėshtė realizuar nė kuadėr tė marrėveshjes bilaterale tė nėnshkruan nė mes tė Ministrisė sė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės dhe Ministrisė sė Mbrojtjes sė Gjermanisė.


Postuar nga: Radio Kosova e lirë - www.radiokosovaelire.com



Të gjitha të drejtat të rezervuara nga Radio - Kosova e lirë. © 1999-2009.