Partia
maqedonase Dinjiteti, e njohur pėr qėndrimet e saj nacionaliste, ka kėrkuar
nga ministri i Drejtėsisė, Blerim Bexheti si dhe nga BDI qė tė ushtrojnė trysni
diplomatike ndaj Kosovės pėr siē ka thėnė, ekstradimin e dy tė dyshuarve pėr
rastin Monstra, gjegjėsisht pėr vrasjen e pesėfishtė qė kishte ndodhur nė
Smilkovc tė Shkupit nė prill tė vitit tė kaluar. Ky subjekt politik, i cili nė
radhėt e tij tubon kryesisht veteranė tė Ushtrisė maqedonase, ka thėnė se nuk
do tė lejojnė qė shteti i dytė i shqiptarėve tė luajė me shtetin e vetėm tė
maqedonasve. Nė anėn tjetėr, ministri i Drejtėsisė, Blerim Bexheti ka kėrkuar qė
tė shmangen tė gjitha supozimet dhe paragjykimet e gabuara nė lidhje me
ekstradimin e tė dyshuarve. Sipas tij, Maqedonia ka marrė tė gjitha procedurat
e nevojshme pėr ekstradim, i cili do tė ndodhė nė pėrputhje me marrėveshjet
dypalėshe.